LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të rikthehet sistemi meritë-preferencë

21 Shtator 2016, 11:50, Aktualitet CNA

Partia Demokratike kërkon të rikthehet edhe njëherë sistemi  meritë-preferencë. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp deputeti i PD-së, Luciano Boçi. Sipas tij, maturantët u tradhtuan përsëri nga Rama pasi raundi i dytë rezultoi i njëjtë me të parin duke treguar edhe njëherë se kjo qeveri ka dështuar në këtë sistem.  ?Do aplikojnë përsëri në raundin e dytë, u thotë qeveria, me 10 preferenca te tjera, që t?i mashtroje përsëri nga e para. Fakti që në raundin e parë u regjistruan vetëm 23% e maturanteve, dëshmon se modeli ka dështuar, ministria ka dështuar, Rama ka dështuar. Nuk ka as meritë, as ekselence e as preferencë?, tha Boçi. Më tej ai theksoi se ligji i ri për arsimin e lartë ka hedhur në erë çdo investim të maturantëve dhe familjarëve. Sipas tij, ndryshimi i sistemit duhet të aplikohet që nga viti i parë. ?Të tradhtuar, të lënduar, të nëpërkëmbur, edhe pse për 3 vite studiuan dhe shumë prej tyre morën rezultatet maksimale, me mesatare mbi 9. Rregullat e ndryshuara në fund të procesit të maturës, hodhën në erë cdo investim të maturantëve dhe familjeve të tyre. Qeveria shkeli me këmbë dhe vazhdon të shkelë mbi mundin, djersën, investimin dhe talentin e maturanteve?, shtoi më tej ai. Nisur nga kjo Boçi u ka bërë thirrje maturantëve që të kërkojnë të drejtën e tyre deri në fund. Boçi theksoi se qeveria nuk mund të nëpërkëmbe të drejtat e studentëve. ?Ne i bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë maturantët të rezistojnë e të kërkojnë deri në fund të drejtën e tyre. Ajo është e drejta e tyre e merituar, e fituar me mund e talent, dhe nuk mund të nëpërkëmbet e as të tjetërsohet nga asnjë qeveri?, përfundon deklaratën deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi. /Citynews.al

 

 

Lajmet e fundit nga