LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama… plehrat.../ Nga Denion Mejdani

21 Shtator 2016, 11:03, Aktualitet CNA

Rama si politikani me jetëgjatësinë më të madhe postkomuniste ulur në karrige të veshura me influenca politike e pushtet, iu bashkëngjit me dredhi pa hezituar si kryetar i opozitës luftës kundër importimit të plehrave. Por, siç koha po tregon, ishte thjesht për përfitime politike e pazar influence; kjo mbështetje ndaj lëvizjes së shoqërisë civile, që si rrallë herë në Shqipëri, u shndërrua në një ortek real kundër importimit të plehrave të botës në vendin tonë. Po ashtu, më pas, si kryeministër në muajt e parë të mandatit të tij pa iu dridhur qerpiku e deklaroi prerë me fallcitet qëndrimin e tij kundër importit të plehrave të dynjasë në Shqipëri. Por, mesa shihet, sot, e gjitha ishte një lëvizje makiaveliane për vetëpërfitim, thjesht një tjetër reagim fals.
Ne, atëherë, ishim dakord me thënien e tij se ?Shqipëria sot lëngon mes plehrash. Shqipëria sot është vendi më problematik për sa i përket mbledhjes dhe trajtimit të plehrave në të gjithë hartën e Europës. Shqipëria sot nuk garanton asnjë standard europian, por jo vetëm europian, në trajtimin e plehrave. Është krejtësisht e qartë që Shqipëria sot dhe nesër nuk mund të importojë plehra nga jashtë.? Po, në 2013, në mënyrë tejet të qartë, theksoi se ?ka vetëm një arsye pse mafia u drejtohet vendeve si Shqipëria për të dërguar plehra dhe ka vetëm një arsye pse qeveritë e vendeve si Shqipëria, të dobëta në standarde dhe të paafta për të kontrolluar ruajtjen e standardeve nëpër kufijtë e tyre, i hapin rrugë importit të plehrave. Arsyeja është shumë e thjeshtë: interesa të jashtëzakonshme financiare që lidhen me fatkeqësinë e kombeve që lëngojnë në mungesë të qeverive dhe të shteteve që u shërbejnë interesave të këtyre kombeve.?
Por, ama, krejt ndryshe pas 3 vjetëve! Sot, pa i ardhur turp nga thinjat e shumta që i zbardhojnë kokën e mplakur e të renduar kërkon të lëpijë gjithë atë që shkumoi e pikoi në vite nga foltore të ndryshme, deri të kthyera në nevojtore, publike. Çfarë ndryshoi zoti kryeministër? Mos vallë u përputhën interesat me mafien përkatëse ? Apo, mos valle kartelet vendase, që po lulëzojnë me shpejtësi, e rritën presionin e brendshëm për të pranuar ofertën e mafias së jashtme? Aq më tepër, që është krejt e sigurtë se ne nuk mund të garantojmë ndonjë standard europian në trajtimin e plehrave. Bile, edhe më keq po të kemi parasysh landfildin ?modern? të vdekjes, të reklamuar nga krye-bashkiaku Veliaj disa muaj më parë, por që tashmë hesht dhe i qëndron sa më larg pa e menduar dy herë. Po ashtu, e sigurtë është që kufijtë i kemi të shqyer në të gjitha aspektet dhe askush nuk mund të garantojë që së bashku me plehrat jo të rrezikshme por gjithmonë ndotëse të mos hynë dhe mbetje toksike e radioaktive.
Shqipëria e sotme po ndryshon me shpejtësi drejt një Kolumbie ballkanike, por tashmë mund të pohohet se ajo, me lejimin e importit të plehrave, po rilind edhe në trajtën e një Guineje ballkanike; pra me një model ekonomik shkatërrimtar në rrafshin njerëzor e natyror, të bazuar në prodhimin e drogës, në transportimin e kësaj drogave vendase, por dhe atyre që vinë nga lindja falë pozicionit tonë gjeografik, dhe sigurisht, me këtë hapin e fundit rilindës, mbështetur dhe në përpunimin e mbeturinave të botës, çfarëdo e sido qofshin ato! Pra, vizioni i ri ekonomik po përparon më tej dhe tani po shpaloset më së miri për të kërkuar votën për një rishëmbje të vërtetë, deri vrasje masive ose arratisje kolektive…
Prandaj ky ?model ekonomik? i zgjedhur po zëvëndëson duke luftuar një model normal liberal të bazuar në investime vendase apo të huaja si ai i Omnix. Prandaj, tashmë që firma e libanezit, të dhunuar barbarisht, hoqi dorë nga investimi i madh në Gjirin e Lalzit, këtë humbje disa qindra milion euro apo ndikimin negativ në ekonomi të investimit të munguar, me siguri, do ta kompensojnë kartelet pranë pushtetit për të ndërtuar, mbi hektarët e braktisur nga Faadi i shkretë, një aeroport të dobishëm si ai i Ishmit, pse jo dhe plantacione shtesë kanabisi në një sipërfaqe të konsiderueshme. Patjetër kompanitë e aviacionit do të kërkojnë që ky investim të ketë dhe pajisje më moderne komunikimi dhe ndriçim të pistës me LED, në vend të ndriçimit me anë të zjarrit si teknologji e tejkaluar dhe me cilësi të dobët për shkak të vizibilitetit të ulët apo mundësisë për një përhapje të rrezikshme të tij në zonën rrethuese. Duhen marrë patjetër në konsideratë dhe sugjerimet më të fundit e palëve të interesuara për mundësinë e transportimit me nëndetëse, sidomos duke parë dhe afërsinë me bregun e detit. Sigurisht, dhe investitorët kanabista duhet të mendojnë që të shtojnë ca shpenzime dhe forcën puntore sepse korrjen dhe pastrimin e terrenit, mbas mbledhjes së boçeve, mund mos e kryejë më policia e shtetit, por vetë punëtorët e plantacionit. Kështu që do të shtohen orët e pagueshme të punës, pra do të balancohet edhe ndikimi negativ në punësim apo të ardhura të vetë banorëve të zonës, që përndryshe do të vuante jo pak nga largimi i Mitrit të gjorë që planifikonte të punësonte me mijëra. Ndoshta, në të gjithë ato hektarë do të teprojë dhe ndonjë cep për të bërë një landfild ?modern? edhe më vdekjeprurës se ai i Tiranës, për të punësuar dhe moshat më të mitura në nevojë të zonës e më tej!…

Lajmet e fundit nga