LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tregtarët ambulantë protestojnë kundër taksave

21 Shtator 2016, 09:10, Aktualitet CNA

Tregtarët ambulantë në Durrës protestuan para bashkisë se nuk duan të paguajnë taksa të tjera. 1200 tregtare te tregut industrial dhe te rrobave te perdorura, kanë kundërshtuar pagesën e taksave si biznes i vogël dhe venien e kases fiskale.

?Ditë për ditë po vjen hetimi tatimor i Tiranës dhe ka vënë mbi 50 e ca gjoba që kalojnë mbi 50 mijë lekë të reja.Paguajmë vetëm 6000 mijë lekë të reja që kemi detyrimin vjetor me bashkinë dhe vetëm sigurimet shëndetësore dhe shoqërore dhe nuk e kuptoj tani këtu vihet e luftohet që të vihet kasë?, thotë një tregtar.

Ata nuk duan te paguajne taksa te tjera. “Nuk duam të paguajmë taksa si biznes i vogël. Paguajmë edhe taksë për vendin ku shesim. Nuk e përballojjmë të paguajmë taksa të tjera?, shprehet nje nga tregtarët ambulantë durrsakë.

?Do dalim të bllokojmë rrugën fare tek tregu nëse vinë tatim-taksat, nuk ka rrugë tjetër, do ta bëjmë me dhunë tani këtë punë?, shton nje tjeter tregtar.

Nje grua qe shet ne treg shprehet: ?Punojmë, ditë-ditë kthehemi në shtëpi bosh, ditë-ditë punojmë. Ata kërkojnë fatura, ne dhe tregu atje në Tiranë nuk na jep fatura fare?. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga