LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në kërkim dy shtetas, për dhunë e vjedhje

21 Shtator 2016, 10:34, Aktualitet CNA

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 2 shtetasve. Personi I.L, 41 vjeç, banues në Fier, kërkohet pasi më datën 19.09.2016, ka marrë forcërisht dhe e ka lidhur në pyllin e fshatit Kalenjë, shtetasin E.Sh, 18 vjeç, banues në fshatin Hekal, duke i marrë një aparat celular Iphone 4, me pretendimin se kallzuesi i ka vjedhur sende personale.

Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhje” parashikuar nga Nenet 110 dhe 134 të Kodit Penal.

Është shpallur në kërkim gjithashtu edhe R.I, 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi më datën 20.09.2016 ka bërë kallëzim shtetasja V.F, 16 vjeçe, banuese në fshatin Greshicë, Mallakastër, se ky shtetas në periudha të ndryshme për motive të dobëta e ofendon dhe e kërcënon në telefon.

Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” parashikuar nga Nenet 121 dhe 275 të Kodit Penal. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga