web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mazhoranca nuk ndalet në censurën e mediave/Burg për gazetarët që investigojnë Prokurorët

20 Gusht 2016, 10:47, Aktualitet CNA

Mazhoranca në Komisionin e Posacëm parlamentar të Reformës në Drejtësi ka hartuar një tjetër nen që censuron lirinë e medias, përvec atij që përfshihet në draftin për Prokurorinë Speciale.

Tashmë ky nen është përfshirë edhe në për draftin e ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë, i cili në paragrafin 3 të nenit 6, parashikon burg për gazetarët që investigojnë dhe ndikojnë në veprimtarinë e prokurorëve.

?Çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me çdo lloj mjeti tjetër apo personave të tjerë, që cënon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit?

Neni 6 i projektligjit për organizmin dhe funksionimin e prokurorisë, lidhet me pavarësinë e prokurorëve, ndërsa përmbajtja e tij, është germë per germë e njëjtë me nenin 13 të ligjit për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, ku dëntonte me burg ç?do lloj ndikimi mbi punën e prokurorëve të posaçëm permes autoriteteve publike apo mediave.

Pr.ligji mban firmën e eksperteve ndërkombëtare të Euralius të konsultuar dhe me ekspertë vendas, ndërsa është hartuar në periudhën janar ? qershor të vitit 2016.

Ky nen bie ndesh me Kushtetutën e vendit, e cila ndalon censurën e mjeteve të komunikimit dhe garanton lirinë e shprehjes.

Drafti është shqyrtuar dhe miratuar nen per nen nga komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, në kohën kur opozita mungonte në komsion dhe amendamentet kushtetuese nuk kishin hyre në fuqi. /citynews/





Lajmet e fundit nga