web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bylykbashi akuza Ramës/ Ke tmerr nga liria e medias, nenin 13 e ka futur edhe në ligjin për Prokurorinë e zakonshme

20 Gusht 2016, 09:15, Aktualitet CNA

Nënkryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, akuzon mazhorancën e majtë se ka tmerr nga liria e medias. Përmes rrjeteve sociale, Bylykbashi paralajmëroi se i njëjti kërcënim për lirinë e medias që u përfshi në draftin e ligjit për Prokurorinë Speciale, e kanë përfshirë edhe në ligjin për prokurorinë e zakonshme. Bylykbashi shpreh vendosmërinë e opozitës për të mos lejuar miratimin e një neni të tillë që vret lirinë e medias.

Komenti i plotë i deputetit Oerd Bylykbashi

Vesi del me shpirtin thone…

Kjo mazhorance e ka tmerr lirine e medias, si eterit e 1944 qe i frymezojne. Para tre ditesh sollen ne komision ligjin per Prokurorine Speciale te cilin e kishin hartuar ne erresire te plote, me te cilin media denohej nese tentonte te bente transparence, duke e quajtur “ndikim te papershtatshem”! Opozita dhe media e denoncoi menjehere. Ai nen nuk kalon!

Por keta nuk heqin dore nga kercenimi mbi median! Mesa duket, te njejtin kercenim e kane futur tek ligji i Prokurorise se zakonshme; ligj tjeter ky. Edhe kete e kane gatuar te vetem ne komision kur u mblodhen para miratimit te amendamenteve kushtetuese, atehere kur Opozita nuk ishte e pranishme. Si cdo gje tinzare, edhe kjo eshte bere ne fshehtesi.

Ky nen i ri qe vret lirine e medias nuk ka asnje shans (as teorik) te kaloje! Opozita do ta kundershtoje kete tentative te re mazhorances! /citynews/





Lajmet e fundit nga