web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korçë: Arrest shoferit, përgjegjës për rënien e pasagjeres nga karroceria

20 Gusht 2016, 09:09, Aktualitet CNA

Altin Spaho, 37 vjeç, drejtues i mjetit nga i cili u aksidentua një 52 vjeçare që më pas ndërroi jetë për shkak të dëmtimeve është vënë në pranga. Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Altin Spaho, 37 vjeç, banues në fshatin Derdush -Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi,  në aksin rrugor Beragozhdë – Qafë Plloçë,  duke drejtuar mjetin tip ?Mitsubishi?, me targë AA 183 MG,  nga karroceria e këtij të fundit, ka rënë shtetasja M.S, 52 vjeç, banuese në Pogradec dhe për pasojë ka gjetur vdekjen në Spitalin e Pogradecit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor?parashikuar nga  neni 290 i Kodit Penal. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga