web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Banorët e Kalasë së Dodës mirëpresin Sherefedin Shehun/Do të keni vëmendjen personale dhe përkushtimin e Bashkisë për problemet tuaja

20 Gusht 2016, 10:39, Aktualitet CNA

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Peshkopisë, Sherefedin Shehu, ka vijuar takimet në kuadër të zgjedhjeve të 11 Shtatorit me banorët e Kalasë së Dodës.

Shehu është mirëpritur nga banorët e një prej zonave me pasuri dhe resurse të mëdha natyrore, port ë braktisur nga Qeveria Rama.

Në takimin e zhvilluar, Shehu është njohur me problemet që shqetësojnë këta banorë, ndërsa mungojnë subvencionet, paratë nuk merren nga fermerët, por nga njerëz pranë klaneve të qeverisë.

Nuk jepen fonde për ndërtime rrugësh, ujësjellësash, shkolla qendra shëndetësore, e hapje vendesh të reja pune, sepse qeveria nuk jep buxhet për Dibrën por për lluksin qindra milion euro të zyrave dhe pushimeve luksoze të qeveritarëve.

Shehu u shpreh se të gjitha këto investime do të jenë axhenda e përditshme e punës së bashkisë së re , përmes një bashkëpunimi të fortë me partnerët ndërkombëtarë me të cilët si ekspert i financave dhe ekonomisë kam patur një bashkpunim shumë efikas.

?Familjet në nevojë ekonomike do të kenë vemendjen e Bashkisë dhe timen personale.
Me punën dhe përkushtimin e administratës time, Dibra do të kthehet dhe në një potencial konkurrues në rrajon, për turizmin malor, pasi bukuritë natyrore janë të jashtëzakonshme së bashku me traditën dhe mikpritjen e vecantë të dibranëve?, tha Shehu. /citynews/





Lajmet e fundit nga