web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vettingu/BE vendos vijat e kuqe

19 Gusht 2016, 15:35, Aktualitet CNA

Misioni Euralius nuk ka vendosur vija të kuqe në përkufizimet teknike për ligjin e vetingut, por disa vija të kuqe i ka hequr, kur ka vlerësuar parimet për kryerjen e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Këto parime janë 4 dhe kanë të bëjnë me afatet, institucionet, rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe rolin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Nga mënyra sesi ato do të reflektohen në ligjin e vetingut, do të varen edhe fondet e Bashkimit Europian për ngritjen e strukturave të kushtetueshme të vetingut.

Kjo thuhet qartë nga shefi i Misionit Euralius, kur bën vlerësimin me shkrim rreth opinionit me 55 faqe të Partisë Demokratike.

?Komisioni i Bashkimit Europian më kërkoi që të vë në dukje se këto parime janë vendimtare për angazhimin e Bashkimit Evropian në procesin e ri-vlerësimit duke mobilizuar miliona euro të fondeve të taksapaguesve të Bashkimit Europian?, thorë Rainer Deville, drejtuesi i Misionit Euralius.

Këto parime Euralius i publikoi të mërkurën në faqen e vet në ?Facebook?, menjëherë pas mbledhjes së komisionit të posaçëm për drejtësinë, por postimi u hoq, pas një ankese të demokratëve pranë Komisionit Europian.

Postimi i hequr vinte në dukje ndryshimin mes Misionit Euralius dhe Partisë Demokratike për mënyrën sesi duhet të përkthehen në ligj 4 parimet që procesi i vetingut të jetë i drejtë, efikas dhe të kthejë besimin e publikut te drejtësia, raporton TCH.

Të njëjtin lexim i bëri edhe kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi.

?Kjo është e ndryshme nga ajo që ka pretenduar PD-ja. Është reflektuar në qëndrimin që është mbajtur dhe besoj se edhe PD-ja do ta kuptojë që është një gjë që duhet mbajtur në këtë mënyrë në konsideratë?, shprehet Xhafaj.

Ligji i vetingut konsiderohet si ligji më i vështirë dhe me delikat i reformës në drejtësi dhe, mesa duket, ai do të vendosë në provë sërish vullnetet politike për zbatimin e reformës në drejtësi.





Lajmet e fundit nga