web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një biografi e Anastas Angjelit/ Nga Kastriot MYFTARAJ (pjesa e parë)

19 Gusht 2016, 14:11, Aktualitet CNA

Kur Shkëlqim Cani u bë Ministër i Financave në shtator 2013, Anastas Angjeli tha: ?Kështu ndodhi edhe në 1997, kur Nanoja bëri ministër të financave Arben Malajn, që i zhyti financat akoma më thellë në humnerë. Por shpejt erdhi koha ime. Atëherë m? u desh të prisja pesëmbëdhjetë muaj për t? u ulur në kolltukun e Ministrisësë Financave, tani ndoshta nuk do të më duhet të pres kaq gjatë?.
Angjeli deri më sot shpresonte që të hynte në qeveri së shpejti edhe për faktin se në Qeverinë ?Rama? mungon një ministër minoritar grek, dukeu thyer kështu një traditë e qeverive shqiptare. Me arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Angjelit i lindi shpresa edhe që të bëhet Guvernator, një ëndërr e vjetër kjo e Angjelit për kurorëzimin e karrierës së tij të gjatë.
Angjeli është një nga dy deputetët e sotëm të grupit parlamentar të PS-së, të cilët kanë qenë anëtarë të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991 (Qeveria e PPSH), ku mbante postin e Ministrit të Financave. Tjetri është pikërisht ai që sot mban postin e Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe që në atë kohë ishte zëvendëskryeministër. Kryeministër ishte Fatos Nano. Angjeli është shumë i vëmendshëm për çdo publikim të biografisë së vet. Sa merr vesh që do të ketë një botim ku do të jetë dhe biografia e vet, ai bën gjithçka që gjërat të shkruhen ashtu siç do ai. Duke pasur një kompleks inferioriteti si fshatar, Angjeli e ka shqetësim të madh që në çdo botim ku përfshihet edhe biografia e tij të shënohet se ai ka lindur në qytetin e Sarandës. Angjeli thotë se ai ka lindur në në qytetin e Sarandës, por familja e tij është me origjinë nga fshati Jermë i rrethit të Sarandës. Jerma është një fshat ku ka edhe popullsi minoritare greke, së cilës i përket Angjeli.
Angjeli mendon se nuk e di më askush që në vitin1956, kur lindi ai, i ati i tij me gjithë familjen gjendej prej muajsh në Çukë të Sarandës, me shërbim. Dhe Naçi nuk thotë kurrë se atij i ndodhi që të lindë në Çukë për shkak të disa rrethanave në jashtëzakonshme që kishin të bënin me një sekret ushtarak të regjimit komunist. Historia e lindjes së Angjelit është kështu. Në maj 1955, një vit para se të lindte Angjeli, Shqipëria u bë anëtare e Traktatit të Varshavës, aleancës ushtarake të vendeve komuniste, me në krye Bashkimin Sovjetik. Atëherë udhëheqësi sovjetik Hrushovi dhe marshallët e admiralët e tij, kishin dy projekte për baza ushtarake detare në Shqipëri, një në Vlorë dhe një në Butrint.  Enver Hoxha rrëfen mbi këtë në kujtimet e veta, tek ?Hrushovianët?, dhe ky rrëfim përsëritet edhe tek libri i Enver Hoxhës ?Dy popuj miq?, që kishte të bënte me marrëdhëniet shqiptaro-greke. Studimi mbi bazën e nëndetësve në Butrint nisi që në 1955, fill pas anëtarësimit të Shqipërisë në Traktatin e Varshavës. Për këtë qëllim, në fshatin Çukë të Sarandës që gjendet në anë të rrugës që lidh qytetin e Sarandës me Butrintin, u ndërtua me shpejtësi një qendër speciale studimesh ushtarake, me inxhinierë ushtarakë sovjetikë, por ku kishte edhe oficerë të Ushtrisë shqiptare.
Enver Hoxha u kujdes që në qendrën studimore sekrete ushtarake që u ngrit në Çukë, të kishte dhe oficerë minoritarë grekë, me detyra të ndryshme, të cilët u lejuan të mësonin sekrete që ia kaluan Greqisë. Me këtë Enver Hoxha i jepte një kumt të tërthortë Greqisë, se ai nuk e donte ndërtimin e bazës së Butrintit, ashtu siç bëri më pas dhe në kujtimet e tij. Një nga oficerët minoritarë grekë që punoi në këtë qendër sekrete ishte dhe i ati i Anastas Angjelit. Familja e Anastas Angjelit banoi në këtë qendër për rreth dy vjet. Në këtë periudhë, në 7 maj 1956, në qendrën sekrete ushtarake të Çukës lindi Anastas Angjeli. Prandaj mund të thuhet se vendlindja e tij është në Çukë të Sarandës. I ati i Anastas Angjelit ishte njëri ndër ata të cilëve Sigurimi i Shtetit u dha qasje në dokumentet sekrete të këtij projekti ushtarak, dhe ai gjeti mundësinë që t? i apërcillte ato Greqisë. Për këto shërbime që shkojnë nga gjyshi tek i ati, Angjeli ishte një njeri që Greqia e mbështeste për të bërë karrierë politike.Në 1957, sovjetikët u larguan nga Çuka, pasiqë bënë studimet që deshën. Projekti i bazës ushtarake në Butrint nuk u realizua, ndoshta se sovjetikët u vetëdijësuan se ajo ishte një sfidë e tepruar ndaj NATO-s. Kështu që i vetmi produkt i Çukës që i rezistoi kohës, rezultoi Anastas Angjeli me karrierën e tij. Këtë gjë kishte parasysh Fatos Nano kur i thoshte në 1992 Naçit se ky kishte lindur në mes të sekreteve, siç do të tregoj më tutje.
Angjeli ishte i vetmi anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS, që në mbledhjen e famshme të dhjetorit 2001, e akuzoi kryetarin e PS-së Fatos Nano, gjatë transmetimit televiziv live, se ai (Nano) e kishte sharë nga nëna. Të gjithë, si ata që e dëgjuan Angjelin në sallë, ashtu dhe teleshikuesit që e ndiqnin mbledhjen, apo më saktë shfaqjen live, u habitën shumë se Nano vërtet e kishte përmendur nënën e Angjelit në fjalimin e tij, por jo duke e sharë, vetëm se kishte thënë që ajo gatuante fasule të mira, dhese iu kishte ofruar nga një pjatë kur i kishin shkuar vizitë në shtëpi.
Ende mbetet mister se çfarë e preku Angjelin te ajo historia e pjatës me fasule, që shpërtheu në atë mënyrë, por qartësisht ai e mori atë si një aluzion ironik të Nanos. Kur e pysnin Nanon se çfarë ?piperi tëkuq? kishte hedhur në atë pjatë me fasule që i dogji aq shumë Angjelit, Nano thoshte se gjysmën tjetër po të donte le ta thoshte Berisha. Por ajo që e kishte fyerAngjelin duket se nuk kishte të bënte aq me fjalët që tha Nanoja në mbledhjen e KPD-së, se sa me një histori të llojit anekdotik që tregonte Nanoja ato ditë,dhe që Angjelit i pati shkuar në vesh. Anekdotën e Fatos Nanos e zhvilloi Berisha në një intervistë në emisionin e Fevziut ?Opinion? para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, kur tha se në qeveri ka ministra me gjak rom dhe se këta duhet të kenë kurajë që ta pranojnë këtë gjë. Berisha nuk përmendi emra,me gjithë ngulmimin e Fevziut, por tha se kjo gjë kuptohet lehtë nga ngjyra e fytyrës së tyre. Atëherë ?koincidoi? që ministri që u shfaq më së shumti i indinjuar me Berishën ishte pikërisht Angjeli, duke e quajtur në parlament ?Bisha Berisha?. Zemërimi i Angjelit dukej qartë se nuk kishte të bënte me ato që kishte thënë Berisha në parlament atë ditë, por me ato që kishte thënë në emisionin e Fevziut.
Angjeli, i cili në mbledhjen e KPD-së në dhjetor2001, u ndje i fyer nga Fatos Nano që e kishte sharë nga nëna, vetë dikur, në kohën e regjimit komunist, e shante veten nga prindërit që nuk ishte lindur në 5 maj në ditën e dëshmorëve. Kështu do t? i kisha bashkuar në një ditën e dëshmorëve dhe datëlindjen time, thoshte Angjeli gjoja me pikëllim. Në të vërtetë Angjeli as që donte t? ia dinte për ditën e dëshmorëve dhe nëse festohej ndonjë ditë në familjen e tij, kjo ishte dita e shpalljes së autonomisë së Vorio-Epirit (2 mars) në 1914, meqënëse gjyshi i Angjelit kishte qenë shefi i truprojeve tëi kryetarit të qeverisë së Vorio-Epirit, Nikolla Zografos. Prandaj Angjeli ishte në listën e njerëzve që Greqia donte t? i shihte të bënin karrierë politike në Shqipëri. Kushërinjtë e Angjelit në Greqi dhe në SHBA qenë veprimtarë të sillogjeve vorio-epirote dhe familja e Angjelit guxoi të komunikonte me ta pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mesShqipërisë e Greqisë në 1971. Madje të afërmit e Angjelit në SHBA kishin dhe lidhje krushqie me Nicolas Gage (Gejxh).
Me emrin e Anastas Angjelit lidhet një histori interesante. Në fshatin e origjinës së Naçit, në Jermë të Sarandës, kishte katër njerëz me emrin Anastas Angjeli. Naçi ishte i katërti. I pari kishtelindur në 1942, i dyti në 1950, i treti në 1955, dhe i katërti, pra Naçi ynë,kishte lindur në 1956. Njëri nga këta Anastasë u arratis në Greqi. Naçi ynë nuk dinte gjë për këtë, ai ishte student në Tiranë dhe po kthehej në shtëpi, nëSarandë, me pushime. Sipas rregullave të kohës autobusin e ndaloi Policia pë rkontroll letërnjoftimesh. I kontrollojnë edhe Naçit letërnjoftimin. Nga Jermaje ti? I thonë. Nga Jerma, përgjigjet Naçi dhe zgjati dorën të merrte letërnjoftimin por në vend të tij ia mbërthyen duart me pranga dhe e nxorrën zvarrë nga autobusi, për ta cuar drejt e në Degën e Punëve të Brendshme të Sarandës.
-Ore po unë jam njeriu juaj, më lini të shpjegohem!- Protestonte Naci.
-Pusho armik,- i përgjigjeshin,-e dimë që ishe yni,por na hodhe kalove kufirin pa lejen tonë. Por kujtove se nuk do të kapnim? Ja ku re përsëri në dorën tonë. Tani do t? i paguash të gjitha.
Në ndërkohë ishte lajmëruar Tirana se i arratisuri Anastas Angjeli nga Jerma kishte hyrë në Shqipëri nga Greqia si diversant.Tirana dërgoi helikopterin që ta sillnin sa më shpejt atje. E marrin Naçin dhee hipin në helikopter dhe drejt e në qelitë e Sigurimit të Shtetit në Tiranë. Atje e panë se nuk ishte njeriu që kërkonin dhe e lëshuan. Naçi, si njeri me talent për menaxhimin e parasë që ishte, kërkoi që t? i paguanin paratë eudhëtimit për rrugën Tiranë-Sarandë që i shkuan kot dhe që ishin goxha shumë për kohën.
-Fajin e ke vetë që nuk i sqarove shokët e Sarandës, – iu përgjigjën,- ikë tani më mirë para se të të bëjnë ngarkim shpenzimet e helikopterit me të cilin të bëmë një shëtitje që nuk e kishe parë as ëndërr.
Në biografinë që Anastas Angjeli ka shkruar për vetveten në vetën e tretë dhe që është botuar në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar(2008), por që ka si autor Sherif Bundon, Angjeli, ka bërë një sërë falsifikimesh, për të fshehur ?thesin e plehrave? që bart mbi shpinë, mbi kostumin e tij firmato, si politikan i tranzicionit. Kur flas kështu, kam parasysh se në politikën shqiptare të tranzicionit ekziston një specie e veçantë politikanësh, të cilët ngjajnë me ata romët që me nga një thes në krah gërmojnë në koshat e plehrave anës rrugëve. Por duhet thënë se romët e varfër janë shumë më dinjitozë se ky lloj politikanësh. Romët e varfër gërmojnë në koshat e plehrave për të mbushur thesin e tyre me sende me të cilat mund të sigurojnë ushqimin e ditës. Ndërsa lloji i politikanëve për të cilët po flas gërmojnë në ?koshat e plehrave? të politikës për të gjetur mundësinë që të zbrazin ?thesin e plehrave? që kanë mbushur gjatë karrierës së tyre politikedhe që u peshon mbi kostumin e tyre firmato, në mënyrë që të rifillojnë karrierën e tyre politike. Ekzemplari më shprehës i këtij lloji politikanësh është Anastas Angjeli. Caci ka dalë nga politika aktive që në vitin 2005 kur PS dolinë opozitë dhe ai nuk u bë deputet. Angjeli doli nga politika aktive me dy?thasë?, një thes me para dhe një thes me plehra. Angjeli qe i vendosur që tëruante dhe të shtonte thesin e parë, atë të parave, dhe të çlirohej nga thesi i dytë, ai i plehrave.
Në jetëshkrimin e Angjelit në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar thuhet: ?Ekonomist, financist, profesor. Lindi në Sarandë?. (?Fjalori Enciklopedik Shqiptar?, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2008, vëllimi1, f. 75)
Në të gjithë fjalorët e gjuhës shqipe të botuar deri më sot, ekziston fjala ?financier?. Vetëm për Anastas Angjelin është gjetur fjala ?financist?! Është interesante se në jetëshkrimin në Fjalorin Enciklopedik të autorit të jetëshkrimit të Angjelit, Sherif Bundos, thuhet përt ë: ?Ekonomist, financier, profesor?. (?Fjalori Enciklopedik Shqiptar?,Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2008, vëllimi 1, f. 331)
Pra në të njëjtin Fjalor Enciklopedik, për njërin thuhet?financist? dhe për tjetrin ?financier?! Autor i jetëshkrimit të Sherif Bundos është Lulzim Hana, por siç ndodh rëndom në këto raste, ky është jetëshkrimi që Sherif Bundo ka shkruar për vetveten në vetën e tretë. Merret vesh, Sherif Bundo është tallur me Anastas Angjelin. Nëse do të ndiqej logjika e kësaj marrëzie të çuditshme, që është fjala ?financist?, atëherë duhej që Angjeli tëmos quhej ?profesor?, por ?profesist?. Ndoshta me të drejtë se duke ditur bëmate Angjelit në fushën e financës, për këtë njeri duhej një fjalë e veçantë. Por fjala më e saktë për të përcaktuar Angjelin nuk do të ishte ?financist?, por?financiqis?. Në Fjalorin Enciklopedik nuk thuhet se Angjeli ka qenë politikan. Nëse do të thuhej edhe se ishte politikan, atëherë sipas logjikës së mësipërme, ndoshta do të ishte përdorur fjala ?politikanist?, që gjithsesi nuk do të ishte esaktë, se Angjeli ka qenë ?politikaniqis?.
Kur u botua Fjalori Enciklopedik, Angjeli mbante në zyrën e tij, në Universitetin Mesdhetar të Tiranës, që është pronë e tij,vëllimin e parë të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, të hapur pikërisht në faqen ku është jetëshkrimi i tij. Duke vështruar atje atë Naçi ankohej:
-Shumë pak vend më dhanë në Fjalorin Enciklopedik,megjithëse pagova gjithë ato para! Vetëm 27 rreshta në një kolonë, në një faqe të ndarë në dy kolona! Më ka kushtuar më shumë se dy mijë evro (Naçi thotë?evro? dhe jo ?euro?) rreshti!- Ulërinte Angjeli dhe pastaj i kthehej SherifBundos: Ti sikur më the se do të kisha pesëdhjetë rreshta.
-Ashtu ishte marrëveshja shef, por nuk pranoi kryetari i Këshillit Botues të Fjalorit, Ylli Popa, shumë i ka Angjeli edhe kaq rreshta më tha.- I përgjigjej Sherif Bundo.
-E di unë, atij i ka thënë Qorri (Kështu Angjeli quan Fatos Nanon), e dëgjon Qorrin ai, se ishte Qorri që e bëri kryetar tëAkademisë të Shkencave në 1997. Pse nuk i meritoja unë pesëdhjetë rreshta në Fjalorin Enciklopedik? Kam punuar me përkushtim ore, shkatërrova shëndetin tim për këtë vend. Ta dini ju ç? kam hequr unë për t? i mbushur mendjen Adil Çarçanit për të bërë reforma ekonomike. Të mos flasim pastaj për kohën kur kam qenë ministër. Veprimtari shkencore dhe akademike po kam. Më kërkuan në Universitetin e Athinës të jap mësim, edhe në Amerikë më kërkuan, me një pagë të barabartë me rrogat e të gjithë deputetëve dhe ministrave të kohës kur isha unë. Por unë nuk pranova. Kam detyrime ndaj këtij vendi mendova, se këtu u rrita dhe u shkollova. Dhe si po ma shpërblen ky vend? Ja se cili është shpërblimi, 27 rreshta në një kolonë të Fjalorit Enciklopedik! Qorrit i kanë lënë 63 rreshta! Atij që tallej gjithë ditën kur ishte kryeministër dhe kryetar partie, ndërsa unë rrija natën pa gjumë për të mbajtur më këmbë financat evendit. Të ketë 63 rreshta ai që e kalonte kohën duke thyer pjata nëpër buzuqet e Athinës dhe Selanikut. Atëherë ishte koha kur akoma nuk ishte ndaluar thyerja e pjatave, për t? u zëvendësuar me hedhjen e luleve. Apo nuk kishte dhe një zakon të keq që kur më kishte mua pranë, ruante momentin kur nuk e kisha mendjen dhe i hidhte pjatat lart në atë mënyrë që të binin mbi kokën time. ?Më fal Naçi, e bëra pa dashje më thoshte?. Por e bënte me qëllim Qorri. Se kur u vu rregulli që të hidhen lule, nuk gaboi asnjëherë që të më hidhte lule mbi kokë. Ç? kemi hequr për këtë vend more ç? kemi hequr! E ç? dot? i kishte gjetur ata të Akademisë së Shkencave po të më kishin dhënë një faqe plot. Ua kisha paguar unë paratë që të shtonin një faqe librit, përveç atyre të tjerave që pagova. Ua the këtë gjë ti Sherif?- I drejtohej përsëri Sherif Bundos Angjeli.
-Ua thashë shef, por nuk më dëgjuan. Shumë i kaedhe ato 27 rreshta Naçi, më thanë. Çfarë të shkruajmë tjetër për të, apo qyfyret e asaj mbledhjes së famshme të KPD-së?-Përgjigjej Sherif Bundoja.
-Mirë, më bëj një llogari se sa rreshta u kanë dhënë në Fjalorin Enciklopedik ministrave dhe ish-ministrave që janë me tituj shkencorë si puna ime. Uluni bashkë me Arapin dhe bëjeni këtë punë.- I thoshte Angjeli Sherifit.
Angjeli e kishte fjalën për Arapin e Komisionit të Fajdeve, të kohës kur ai ishte në pushtet. Angjeli e mban Arapin e Fajdeve pedagog në Universitetin Mesdhetar të Tiranës që është pronë e tij se i pëlqentë flasë para tij në zyrë, ngaqë i kujton kohën kur ishte në pushtet, por dhe që Arapi të heshtë për disa punë të tjera. Arapi i Fajdeve nuk e ha kot bukën e Angjelit.Arapi i Fajdeve kishte një teori tjetër për çështjen e numrit të rreshtave që i janë dhënë Angjelit në Fjalorin Enciklopedik, dhe teorinë e tij e shtjellonte kur dilte Sherif Bundoja nga zyra:
-Më duket se ta ka hedhur Sherifi, shef, se ja shiko, Sherifi që nuk ka qenë asnjëherë minister, por ka qenë vetëm një vit deputet, ka 33 rreshta në Fjalorin Enciklopedik. Pra, gjashtë rreshta më shumë se ty. Sherifit nuk i takonin më shumë se nja 10 rreshta. Atëherë ja se çfarë ka bërë ai, me paratë e tua ka blerë pesëdhjetë rreshta, ty të ka lënë 27 rreshta, dhe 23 rreshtat e tjerë ia ka shtuar biografisë së vet. Më del fiks llogaria. Ja bëje vetë llogarinë.
Dhe Arapi i Fajdeve, i kënaqur me zgjuarsinë e vetia vinte para librin Naçit me një pamje prej triumfatori.
-Oremë duket se ke të drejtë ti,- i thoshte Angjeli dhe niste e numëronte edhe një herë rreshtat e tij dhe të Sherif Bundos në kolonat e faqeve të Fjalorit Enciklopedik.
-E saktë,- thoshte më në fund Angjeli,- unë do tëkisha pasur fiks pesëdhjetë rreshta, nëse Sherifi do të kishte pasur dhjetë. Me paratë e mia, që i kam fituar me gjak, ai mori në Fjalorin Enciklopedik gjashtë rreshta më shumë se unë. Të ma bëjë mua këtë, shokut të shkollës në Universitet. As vetë Qorri që ishte mjeshtri i hileve nuk ma ka hedhur ndonjëherë kaq keq. Të ma bëjë mua këtë gjë ai Sherifi, që kur mbeti pa punë,unë ndërhyra tek Qorri që ta bënin Anëtar të Autoritetit të Mbikqyrjes së Sigurimeve! Të lumtë Arap, hallall buka që të jap, do ta rris rrogën.
Dhe Angjeli e thirri Sherifin në zyrë dhe nisin e grinden duke numëruar rreshtat në faqet përkatëse të Fjalorit Encikopedik,ndërsa Arapi i Fajdeve rrinte me një pamje sikur për herë të parë po i dëgjon këto gjëra.
-Unë them që t? ia kërkosh diferencën e parave shef,-i tha Arapi i Fajdeve Angjelit kur Sherif Bundoja doli nga zyra,- pse me paratë e tua do të mbajë ai 33 rreshta në Fjalorin Enciklopedik. I pagove që i pagove,më mirë të m? i kishe dhënë mua ato 23 rreshta që të hëngri Sherifi. Pse nukmeritoja unë të kisha kaq vend në Fjalorin Enciklopedik unë që i preva Shqipërisë lakun e fajdeve?
-Pse nuk e ke ti biografinë në Fjalorin Enciklopedik? Se sikur po shoh nja tre Arapër këtu- I tha Angjeli Arapit të Fajdeve duke shfletuar librin.
-Jo,- përgjigjej Arapi i Fajdeve me keqardhje.- Kur pashë tre Arapë edhe unë mendova se do të më kishin vënë, por janë të tjerë.
-Pse paska Shqipëria tre Arapë të shquar për të hyrë në Fjalorin Enciklopedik dhe ti nuk qenke njëri ndër ta? Po pse atje ku qenë tre Arapë, a nuk mund të qenë katër. Hajde more ç? bëhet në këtë vend. Si përmbysen vlerat. – Thoshte Angjeli duke i rënë ballit me dorë dhe shtonte: E cilët na qenkan këta tre Arapër të shquar?
-Fatos Arapi, poeti, Nuri Arapi, gjenerali dhe Ibrahim Arapi.- I përgjigjej Arapi i Fajdeve.
-Po ky i fundit cila është, se nuk e kam dëgjuar ndonjë herë.- Tha Angjeli.
-Një mësues patriot nga Shijaku, e ka varur në litar Ahmet Zogu.- I përgjigjet Arapi i Fajdeve.
-Ja ç? bëhet në këtë shtet rrumpallë,- thotë Angjeli dhe shton me ironi: Paskan varur Arapin e gabuar megjithatë. Me ato që bëre ti me asetet e piramidave duhet të ishe ti Arapi i varur në litar këtu në Fjalorin Enciklopedik. Hajde mos u mërzit se bëra shaka. Në litar duhet të kishte shkuar Qorri se ai na mori më qafë të gjithëve.
-Por nuk ka rëndësi puna ime, se unë e mbylla karrierën.- thoshte Arapi i Fajdeve me përulësi dhe shton: Ajo që ka rëndësi është karriera tënde politike, të cilën e ka dëmtuar rëndë Sherifi, prandaj ti kërkoja paratë Sherifit, shef. Pse nuk i pagoi rreshtat e veta me paratë që bëri kur ishte drejtor i INSIG-ut ai? Tani të të rimbursojë ty paratë madje edhe me kamatë.
Angjeli bie në mendime, por një llampë që i ndizet në kujtesë dhe i ndriçon arsyen për gjërat që di për të bashkëmoshatari i tij Sherif Bundo, që nga koha kur qenë të dy studentë dhe konviktorë. Heshtja eSherifit vlen më shumë se paratë që mund të marrë prej tij. Kështu që edhe vëllimi i parë i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar ku është jetëshkrimi i tij i peshon Angjelit në ?thesin e plehrave? që mban mbi shpinë.
-E çfarë të mbledh më parë unë,- thotë Angjeli,-shiko më mirë se mos më gjen ndonjë blerës për ato dy apartamentet që kam në pallatin ku është vendosur ajo gazeta që e krijova unë dhe që sot më shan mua për llogari të Qorrit, duke e pasur selinë në shtëpinë time si thuash. Do ta nxjerr jashtë atë bukëshkalin. Sa për Fjalorin Enciklopedik, mund të bëjmë një ne si Universitet Mesdhetar, dhe t? i sfidojmë këta. Atje mund të shkruajmë për veten tonë si të duam dhe sa të duam. Ata e kanë bërë me tre vëllime ne e bëjmëme gjashtë.
Arapi i Fajdeve e miraton si gjithmonë dhe Angjelit i pëlqen shumë të flasë para tij, se prania e Arapit të Fajdeve i kujton kohën kur ishte në qeveri.
Angjelit i ndodhi që të përfundonte shkollën tetëvjeçare pikërisht në kohën që Enver Hoxha ishte duke bërë gjithçka për t? i dhënë Greqisë mesazhe miqësore, në kohën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Për këtë arsye Enver Hoxha dha udhëzimin që të rritej numri i studentëve minoritarë grekë në shkollat ushtarake. Prandaj edhe Angjelit, i cili donte të vazhdonte shkollën e mesme të përgjithshme (gjimnazin siç quhej), i thanë se ishte përzgjedhur që të shkonte në shkollën e mesme ushtarake në Tiranë. Angjeli e priti keq këtë lajm se ai ishte natyrë dembele dhe nuk i pëlqente disiplina dhe vështirësitë fizike në shkollën ushtarake.Angjeli u mërzit aq shumë sa iku nga shtëpia dhe iu ngjit malit. U dha alarminë fshat dhe në qendër, në Sarandë, se u mendua që do të kërkonte të arratisej, pasiqë kishte kushërinj në Greqi dhe në Amerikë, dhe ndoshta shkonte me mendjenq ë ta ndihmonin ata që të bënte shkollë andej. U mobilizuan njësitet vullnetaretë fshatrave përreth, si dhe Dega e Punëve të Brendshme e Sarandës për ta kërkuar Angjelin, gjithashtu u dha alarmi edhe në brezin kufitar.
Më në fund e gjetën Angjelin dhe e dërguan nëSarandë. Atje, për shkak të Angjelit, nisi një grindje mes Sekretarit të dytë të Komitetit të Partisë në rreth, nënkryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit dhe kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme. Sekretari i Dytë thoshte se meqënëse u vërtetua se djali nuk kishte dashur të arratisej tani kjo çështjeduhet të quhej e mbyllur dhe Angjeli të shkonte në shkollën ushtarake. Nënkryetari i Komitetit Ekzekutiv, i mbështetur dhe nga kryetari i Degës sëPunëve të Brendshme thoshte se Komiteti Ekzekutiv nuk mund të firmoste që në shkollën ushtarake të shkonte një njeri që praktikisht kishte dezertuar. Kushedi se ç? tjetër mund të pritej prej tij. Kuptohet se nënkryetari i Komitetit Ekzekutiv kishte frikë se do t? i kërkonin llogari për ndonjë gjë që mund të ndodhte më pas. Më në fund Sekretari i dytë e zgjidhi çështjen duke i kërkuar kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme (shefit të Sigurimit tëShtetit për rrethin e Sarandës) që të merrte garancinë speciale nga Angjeli qëky ?brumbull? të mos merrte më malet. Shefi i Sigurimit të Shtetit për Sarandëne kuptoi se përse e kishte fjalën Sekretari i dytë, i cili me fjalët e tij ikishte dhënë dhe emërtimin ?Brumbulli? për Angjelin, me sa duket i frymëzuarnga pamja e tij fizike. Kështu, Angjeli shkoi në shkollën e mesme ushtarake?Skënderbej?. Por Angjeli nuk donte të vazhdonte karrierën ushtarake.

 

Pas përfundimit të shkollës së mesme ushtarake Angjeli normalisht duhet të kishte shkuar në Shkollën e Bashkuar të oficerëve, ?Enver Hoxha?. Por Angjeli nuk donte që të vazhdonte shkollimin ushtarak, dhe kërkoi që të kalonte në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, në degën e financës. Vitin e parë pas përfundimit të shkollës së mesme, Angjelit i doli e drejta e studimit për gjeologji, por ai e refuzoi atë. Në Seksionin e Arsimit të Komitetit Ekzekutiv të Sarandës, Angjelit i thanë se pas këtij refuzimi ai nuk do të merrte më të drejtë studimi si student i rregullt i ditës. Por vitin tjetër, për habinë e autoriteteve vendore të Sarandës, nga qendra (Tirana) erdhi një udhëzim që Angjelit t? i jepej e drejta e studimit për financë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si student i rregullt i ditës. Se si arriti djali nga fshati Çukë i Sarandës ta bënte këtë kërcim, kjo është një histori të cilën Angjeli nuk e ka sqaruar asnjëherë në intervistat që ka dhënë në media. Një gjë është e sigurt, ishte praktikisht e pamundur për një djalë fshatar, familja e të cilit nuk kishte lidhje me nomenklaturën e regjimit komunist, që të arrinte kalimin nga shkolla e mesme ushtarake në një nga fakultetet civile, aq më tepër në një degë të preferuar,pasiqë kishte refuzuar një të drejtë të studimi të dhënë më parë, kjo ishte një ngjarje unike në llojin e vet. Largimi nga sistemi i shkollimit ushtarak quhej si një lloj dezertimi, dhe pozita e Angjelit rëndohej nga refuzimi i së drejtës së studimit për gjeologji. Në çdo rast, një nxënës që e bënte këtë gjë, nuk dotë kishte fituar të drejtën për të vazhduar studimet për një degë të preferuarsi ajo e Financës në Fakultetin Ekonomik. Por, historia e shkollimit të Angjelit, më tepër se një çështje që i përket historisë së Ministrisë së Arsimit është një çështje që i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme. ?Brumbulli? kishte nisur ecjen e tij të pandalshme në karrierë, duke kapërcyer të gjitha pengesat.
Pasiqë Angjeli u diplomua në Fakultetin Ekonomik në1980, ai u emërua me punë në Sarandë. Në këtë pikë ka edhe një falsifikim tjetër në jetëshkrimin e Angjelit në Fjalorin Enciklopedik, ku thuhet: ?Ndoqi studimet e larta e u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit tëTiranës (1980). Punoi në fillim si ekonomist në degën e Bankës së Shtetit nëSarandë?. (?Fjalori Enciklopedik Shqiptar?, Akademia e Shkencave e Shqipërisë,Tiranë 2008, vëllimi 1, f. 75)
Deri kur lexova biografinë e Angjelit në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, për autorin e saj, Sherif Bundon, kam pasur respekt sipër një intelektual me diplomë universitare franceze. Nuk e prisja që profeso rBundo të shkruante gënjeshtrat që i diktonte Naçi. Mjaft që Sherif Bundo të marrë Manualin e Kuvendit të Shqipërisë, që është një botim zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë, i publikuar në 1999, kur Partia Socialiste e Angjelit dhe Bundos ishte në pushtet dhe Angjeli ishte ministër i Financave. Në këtë botim gjendet jetëshkrimi i  Angjelit, ku thuhet për të: ?Eksperiencë pune: 1980-1982 financier në Ndërmarrjen Ushqimore Sarandë; 1982-1990 pedagog në FakultetinEkonomik, Universiteti i Tiranës?. (?Manual i Kuvendit të Shqipërisë?, Botim i Kuvendit të Shqipërisë, Tiranë 1999, f. 41)
Merret vesh, ajo që është shkruar për Angjelin në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, sikur ka punuar në Bankën e Shtetit në Sarandë,është gënjeshtër. Sherif Bundos i bëfshin mirë paratë që mori nga Angjeli për ta shkruar këtë gënjeshtër në këtë botim serioz akademik, se kështu është mbushur ?thesi i plehrave? që mban Angjeli mbi shpinë.
Biografia e Anastas Angjelit në FjalorinEnciklopedik Shqiptar e kompromenton Akademinë e Shkencave, se ajo është shkruar në zyrën e Angjelit dhe veç Sherif Bundos ka dhënë një dorë edhe Arapi i Fajdeve, specialisti i piramidave, për të ndërtuar piramidën intelektualo-politike të Angjelit. Angjeli ka të drejtë që mohon të ketë qenë tek Ndërmarrja Ushqimore e Sarandës se atje bëmat e tij u treguan deri kur ekzistoi kjo ndërmarrje, madje do vazhdojnë të tregohen deri ditën që do tëjetë gjallë njeriu i fundit që ka punuar në atë ndërmarrje në kohën kur ishte Angjeli atje. Historia e bëmave të tij në atë ndërmarrje mund të shkruhej me titullin lakonik ?Spiuno e vidh?. Ndryshe përse duhet të kishte turp Angjeli të thoshte se në moshën 24 vjeç ka punuar ekonomist në ndërmarrjen ushqimore nëSarandë!
Kur analizohet jetëshkrimi dhe kronologjia e një njeriu në kohën e regjimit komunist, gjëja ku duhet ndalur për të bërë një shqyrtim të vëmendshëm janë kërcimet e çuditshme në karrierë. Kështu ka ndodhurme Angjelin në 1982 kur ai kaloi nga Ndërmarrja Ushqimore në Sarandë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si pedagog. Kur një djalë nga fshati, i cili nuk kishte ndonjë lidhje familjare me nomenklaturën që do ta ndihmonte karrierën e tij, emërohej në provincë, nuk ndodhte përveçse në raste shumë të rralla dhe për arsye të posaçme, që ai të mundte të lëvizte nga provinca në kryeqytet, duke përparuar në karrierën e tij. Si ndodhi që AnastasAngjeli u emërua pedagog në Universitetin e Tiranës, pas dy vitesh qëndrimi nëSarandë, në një ndërmarrje të dorës së dytë? Kjo gjë mund të ndodhte vetëm nëse Angjeli i bënte ndonjë shërbim special regjimit komunist. Dhe pikërisht këtë gjë ka bërë Angjeli.
Kur Angjeli punonte në Ndërmarrjen Ushqimore të Sarandës, ai në atë periudhë bëri disa operacione financiare për llogari të degës së Bankës së Shtetit të Sarandës, në Korfuz të Greqisë. Në atë periudhë, nëpërmjet bankës së Sarandës regjimi komunist bënte transaksione financiare me banka greke në Korfuz. Angjeli, i cili e njihte gjuhën greke,ishte njeriu i përshtatshëm për këtë gjë. Kështu që atëherë Angjeli e vizitoi disa herë Korfuzin. Dy vjet më pas, në 1982, pasiqë përfundoi misionin financiar në Korfuz, Angjeli u shpërblye duke u emëruar pedagog në FakultetinEkonomik të Universitetit të Tiranës. Kështu shpjegohet kërcimi i çuditshëm i Angjelit në karrierën e tij pas vetëm dy vjetësh, nga ekonomist i një ndërmarrjeje në Sarandë, në pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetine Tiranës. Tashmë Angjeli kishte mundësi që ta çonte përpara karrierën e tij. Në 2012, si pjesë e agjendës së tij për t? u rikthyer në politikë si deputet i PS, në zgjedhjet e vitit pasues, Angjeli festoi me shumë pompozitet 30vjetorin e jetës së tij akademike, e cila ka nisur në 1982, kur u emërua pedagog në Universitetin e Tiranës, dhe që pas tre dekadash është kurorëzuar me shndërrimin e Angjelit në pronar të një universiteti privat. Në këto tre dekada jete akademike arritjet e Angjelit ishin fiktive.
Në 1987, Angjeli mori gradën shkencore ?Doktor i Shkencave Ekonomike?. Angjeli është mburrur gjithmonë që është bërë doktor në moshën 31 vjeç, por nuk ka thënë kurrë se me çfarë teme e mori këtë gradë shkencore. Se punimi me të cilin mori gradën shkencore i rëndon në shpinë si pjesë e ?thesit të plehrave?, nën peshën e të cilit ai endet në politikë dhe në botën akademike. Ashtu ishte koha, mund të thuhet. Por kur kohët ndryshuan Angjeli nuk është se arriti që të shkruante diçka të vlefshme në fushën e tij. Ndonëse Angjeli botoi shumë libra më pas, asnjë prej tyre nuk ka lënë gjurmë.Talenti i vërtetë i Angjelit nuk ishte në fushën akademike, por në politikë.
Kur Angjeli u emërua në Tiranë, ai, me qëllim që të bënte karrierë, kërkoi të martohej me vajzën e ndonjë njeriu të nomenklaturës së lartë. Me pamjen që kishte Angjeli nuk kishte shumë shanse për t? u pëlqyer nga femrat e nomenklatures. Por martesa që bëri me një vajzë me origjinë nga Muzina e Sarandës i doli më për mirë për karrierën e tij politike pas vitit 1991, se gruaja kishte kushërinj me ndikim në lobin grek në Amerikë. Kur ishte pedagog, Angjeli u njoh me Fahri Balliun, i cili ishte gazetar i?Zërit të Popullit?. Angjeli kishte shumë dëshirë që të njihej me gazetarë të kësaj gazete, që ishte më e rëndësishmja në vend, se shpresonte që ndonjëri prej tyre të shkruante edhe për të. Fahriu, i cili kishte krijuar një rrjetë të ngatërruar dallaveresh, ndërhynte te Angjeli për studentë të caktuar të cilët studionin ditën ose me korrespondencë, që të merrnin provimet. Nga këta Fahriu nxirrte përfitime të ndryshme. Kështu zuri fill miqësia që Angjeli lidhi meFahri Balliun, një miqësi kjo që do të vazhdonte edhe më pas, ndonëse ata të dy morën kahje të kundërta në politikë, së paku në dukje.
Karriera politike e Anastas Angjelit nisi në shtator 1990, kur ai u bë këshilltar i kryeministrit komunist, Adil Çarçani. Anastas Angjeli nuk e ka përmendur kurrë këtë fakt në të gjitha jetëshkrimet që ka bërë pas vitit 1990. Këtë gjë e ka bërë vetëm në 2013, në jetëshkrimin që kaparaqitur si deputet në faqen online të Kuvendit të Shqipërisë, ku megjithatë ka bërë një falsifikim kur thotë:
?1990-1991: Këshilltar i Kryeministrit në një grup prej katër profesorësh për përgatitjen e tranzicionit ekonomik nga ekonomia e e centralizuar në ekonominë e tregut?.
Por në 1990 Angjeli nuk ishte profesor, i tillë u bë në 1998. Angjelit i takoi fati që të bëhet këshilltar i Adil Çarçanit për arsye etnike, fizike dhe ideologjike. Duke qenë se regjimi komunist donte të vendoste marrëdhënie speciale me Greqinë, Adil Çarçani vendosi që të merrte sikëshilltar financiar një minoritar grek, por që për siguri më të plotë duhet të ishte edhe komunist, pra anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë. Naci, si karrierist obsesiv që ishte, ishte bërë komunist i orëve të fundit, duke u anëtarësuar në parti pas rënies së Murit të Berlinit. Kështu që e plotësonte edhe këtë kriter. Por Naçi plotësonte edhe kriterin e tretë, se Adil Çarçani, i cili ishte një burrë i shkurtër, e donte këshilltarin pak më të shkurtër se veten. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Niko Gjyzari, u lodh shumë për të gjetur një person me këto cilësi që të ishte financier i ri në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Të dielën, në plazhin e Durrësit, rastësisht i doli para Angjeli. Niko Gjyzari iu hodh në qafë duke e lënë të habitur.
-Nesër në mëngjes, në orën tetë të jesh në Kryeministri,- i tha Niko Gjyzari.
Të nesërmen në mëngjes, kur Niko Gjyzari e priti Angjelin në zyrë, atje rastësisht u ndodh edhe Fatos Nano, i cili kishte ardhur për një problem nga Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste. Niko Gjyzari pa se diçka nuk shkonte me Angjelin. Shtati i Angjelit dukej sikur ishte rritur disa centimetra që nga dita e djeshme. Ky ishte problem i madh se Angjeli dilte të ishte disa cm më i gjatë se kryeministri Çarçani.
-Oremë bëjnë sytë mua, apo sikur je zgjatur ti brenda 24 orësh?- E pyeti Niko Gjyzari.
-Jo shef, aq sa ç? jam isha, por dje në plazh kisha veshur pantofla, sot kam veshur këpucë.- Tha Angjeli.
-Ore nuk është punë këpucësh kjo,- i tha Niko Gjyzari, i hutuar, duke mos ditur çfarëtë bënte. Nga situata e nxorri Fatos Nano, i cili i tha si me shaka:
-Shoku Niko, të këshilloj që ta kontrollosh Naçin nga patkonjtë.
-Për ç? patkonj e ke fjalën more?- Tha NikoGjyzari.- Nuk është vendi dhe koha për shaka të tilla. Shoku Adil po pret të takojë këshilltarin e tij të ri ekonomik.
-Ta kuptoj problemin, por megjithatë insistoj që t?ia shikosh patkonjtë se atje qëndron enigma.- I tha Fatos Nano dhe ngriti njërën këmbë ashtu siç qe ulur në karrige, për të treguar pjesën e poshtme të këpucës. Niko Gjyzarit, i cili qe njeri me humor dhe që Dritëro Agolli e kishte quajtur ?Bilbil Gjyzari? i ekonomisë, befas iu ndez një llampë në tru dhe e kuptoi se përse ishte fjala. Kështu që i tha Angjelit:
-Pa ngrije këmbën të të shoh takën e këpucës.
Dhe Niko Gjyzari ia kapi këmbëzën e pantallonave dhe ia kqyri pjesën e poshtme të këpucës, ashtu siç kqyren patkonjtë e kuajve dhe gomarëve.
-E mora me mend! Naçi m? i paska bërë takat shtatë centimetra si të grave! -tha Fatos Nano.
-Pse edhe kjo na quhet shfaqje e huaj tani o shoku Niko? Mua nuk më ka thënë gjë njeri për takat e larta më 1980, kur isha student, e ju po më thoni më 1990!- U ankua Naçi.
-More ti takat e këpucëve mbaji edhe dyfishin e këtyre po deshe, dhe po nuk re të thyesh qafën rrugëve, por problemi është se me këta patkonj nuk bëhesh dot këshilltar i kryeministrit. Kështu që zgjidh emerr: o patkonjtë o postin.- I tha Niko Gjyzari.
-Postin do të zgjedh unë o shoku Niko, s? do mend e kalem, -tha Angjeli,- por ku të gjej unë patkonj, dua të them këpucë me taka normale në këtë moment.
Niko Gjyzari pa përsëri nga Fatos Nanoja, sikur të priste që ai i cili e kishte zbuluar problemin të jepte dhe zgjidhjen për të.Fatos Nano e gjeti zgjidhjen në moment.
-Mirë, e dija që kështu do të thoje, se të njoh për djalë të zgjuar. Tani thuaji shokut Niko, a ke parë në fshatin tënd, në Jermëtë Sarandës, kur i mbathin gomarët me patkonj?- I tha Nano Angjelit.
Niko Gjyzari pa ditur ç? të bënte e vështroi në mënyrë pyetëse Angjelin.
-Si urdhëron shoku Niko! Kam parë.- Tha ky i fundit si me gjysmë zëri.
-Atëherë meqënëse gomerët kanë katër këmbë dhe ti ke vetëm dy, ti ke vetëm çerek ore kohë të ndërrosh patkonjtë, -i tha Fatos Nano,- se shoku Niko do të fusë në zyrën e shokut Adil para mbledhjes sëqeverisë.
Angjeli hapi sytë duke mos kuptuar gjë nga fjalët etjetrit.
-Dil këtu nëpër zyra e merrja këpucët ndonjë të njohuri sa të hysh në zyrën e shokut Adil, pastaj në pushimin e drekës shko në shtëpi e merr një palë këpucë të tjera.- I tha Fatos Nano.
-Po unë të gjitha këpucët kështu i kam, shoku Niko.- Tha Angjeli i hutuar.
-Tani mjaft se u bëmë për në estradë. Dil dhe bli një palë këpucë të rëndomta në dyqan sa për sot, pastaj çoji tek këpucari ato që ke bërë me porosi dhe ua shkurto takat. Edhe me këto gjëra unë do të merrem.Unë të kam zgjedhur që të këshillosh shokun Adil, e më duhet të bëhem këshilltari yt për patkonjtë! Gomar!- Iu shkreh Niko Gjyzari, dhe me këtë rast Angjeli mori titullin e parë politik. Niko Gjyzari shtoi: Nëse nuk më vjen këtu për një çerek ore me një palë këpucë të tjera, nesër të bëj të fluturosh në Ndërmarrjen Ushqimore të Sarandës.
Angjeli, e mori mesazhin dhe doli nëpër zyra dhe u kthye pas pak me një palë këpucë të tjera në këmbë. Këtë herë Niko Gjyzari mbeti i kënaqur me shtatlartësinë e tij.
-Tani i plotëson të gjitha kushtet për të qenë këshilltar ekonomik i shokut Adil- i tha Niko Gjyzari.
Edhe Adil Çarçani mbeti i kënaqur me këshilltarin e ri, të cilin mund ta shikonte nga lart poshtë. Kështu nisi karriera e madhe politike e Anastas Angjelit. Më tepër se eksperienca e parë politike e Angjelit me Adil Çarçani kjo ishte eksperienca e parë politike e Angjelit me Fatos Nanon. Që në atë ditë të shtatorit 1990, kur Angjeli hyri në Këshillin e Ministrave, ai nisi të mbushë thesin e vet të plehrave politike, duke futur atje këpucët e tij. Niko Gjyzari nuk e përzgjodhi dhe aq rastësisht Angjelin. Shoku Niko e dinte mirë se emri i Angjelit ishte në listën e gjerë të atyre kuadrove të rinj të cilët qenë përzgjedhur për të bërë karrierë në erën e re në të cilën ishte duke hyrë vendi. Tre muaj pas këtij takimi, në dhjetor 1990 Fatos Nano zëvendësoi Niko Gjyzarin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm tëKëshillit të Ministrave. Angjelit nuk i pëlqeu ky emërim dhe ishte ndoshta njeriu i vetëm në Këshillin e Ministrave që nuk e uroi Nanon për emërimin.
-Harrove të më urosh Naçi,- i tha Nano një mëngjes në korridoret e Këshillit të Ministrave,-por unë nuk do të ta kthej me të njëjtën monedhë.
Meqënëse Angjeli po e shikonte në mënyrë pyetëse,Nano i tha:
-Nuk e shikon që kështu si po shkojnë gjërat nuk dotë jetë e largët dita kur ti mund të bëhesh kryeministër dhe unë ministër? Mos harro të thuash një fjalë të mirë për mua andej nga e di ti, Naçi- shtoi Nanonë ikje e sipër duke aluduar për lidhjet greke të Angjelit. Si këshilltar i kryeministrit shqiptar, Anastas Angjeli bëri një vizitë në Athinë, ku tha diçka që e bëri Fatos Nanon ta merrte inat përjetësisht Naçin, pavarësisht se herë pas here u detyrua, për arsye politike që të bënte kompromise me të. Angjeli u pyet në Athinë se ç? mendonte për çështjen se cila duhet të ishte politika e Greqisë në stuatat që do të krijoheshin me ndryshimet e ardhshme të pashmangshme politike në Shqipëri, në mënyrë që të mbroheshin më mirë interesat greke në Shqipëri. Grekët e pyetën edhe se ç? mendonte mbi perspektivën që në Shqipëri kryeministër të bëhej një i krishterë ortodoks, dhe posaçërisht sa minoritarë grekë të mirëfilltë mund të tërhiqte ai në qeveri, pa shkaktuar reagim të madh në vend. Angjeli, i cili ishte i vetëdijshëm se nuk kishte përt? u bërë ndonjëherë kryeministër i Shqipërisë, tha se do të ishte më e dobishme për Greqinë që kryeministri në Shqipëri të ishte musliman, se kështu mund të rrethohej me një numër më të madh minoritarësh grekë të krishterë, si ministra,se ç? do të ndodhte në rastin kur kryeministri do të ishte i krishterë ortodoks, një rast ky kur prania e tyre do të binte më tepër në sy për keq. Këtë ide të Angjelit, të cilën Fatos Nano e mori vesh më vonë, në Athinë e quajtën interesante dhe e arkivuan si skenar rezervë. Por ideja e Angjelit nuk përkonte me planet e Ramiz Alisë, i cili donte të bënte kryeministër një të krishterë ortodoks, në mënyrë që të krijonte një balancë politiko-religjioze tëpëlqyeshme për Greqinë, dhe vetë Alia të mbante postin e Presidentit. Fatos Nano erdhi në dijeni mbi idenë e shprehur nga Angjeli në Athinë, qëkurseu bë zëvendëskryeministër në qeverinë e Adil Çarçanit, në janar 1991. Këtu e ka origjinën armiqësia, herë e hapur dhe herë e fshehtë, e Fatos Nanos ndaj Anastas Angjelit.
Kur në janar 1991 Shqipërinë e vizitoi kryeministrii Greqisë, Micotakis, Adil Çarçani, në takimin me të mori me vete edhe Angjelinpër t? i treguar kryeministrit grek se ai kishte në stafin e tij të ngushtë edhe minoritarë grekë. Ramiz Alia e kishte përzgjedhur Angjelin si njeriun që do të bëhej kryetar i ?Omonia?-s, organizatës politike të minoritetit grek në Shqipëri, e cila do të merrte pjesë në zgjedhjet e para pluraliste në vend. Angjeli ishte kryetari i grupit nismëtar të intelektualëve minoritarë grekë që takoi Ramiz Alinë në dhjetor 1990 dhe i bëri me dije se, në kuadrin e proceseve demokratike në vend, kishin vendosur të krijonin një organizatë politike të minoritetit grek. Merret vesh, se më parë kishte qenë Ramiz Alia ai që ua kishte sugjeruar këtë gjë. Edhe ambasadori grek në Tiranë ishte dakord që Angjeli të bëhej kryetar i ?Omonia?-s, si intelektual që ishte (pedagoguniversitar, doktor në shkencat ekonomike). Por kjo pistë e karrierës politike të Angjelit u ndërpre papritur nga kryeministri grek gjatë vizitës së tij nëTiranë. Micotakis i cili ishte një burrë shtatlartë, mbi dy metra i gjatë, e pa me pakënaqësi fytyrën e zeshkët të Angjelit që buzëqeshte diku në lartësinë e rripit të pantallonave të kryeministrit grek. Kryeministrit grek iu krijua dyshimi se Angjeli nuk ishte fare grek. Këtë dyshim ia shtoi veç pamjes së jashtme të tij edhe fakti që Angjeli e fliste greqishten në dialektin e krahinës së tij, që duke qenë një e folme e një zone të izoluar nga areali greqishtfolës (Greqia), kishte marrë trajta të përçudnuara shqiptimi, apo mësaktë greqishtimi. Aq sa kur shkuan minoritarët grekë nga Shqipëria në Greqi në1990-91, u habitën shumë se ndonëse ata mendonin që e zotëronin gjuhën greke, te grekët e Greqisë krijuanpërshtypjen se e flisnin greqishten çuditërisht si emigrantët pakistanezë dheegjiptianë që punonin në anijet e Flotës Tregtare Detare Greke. Kështu i ngjau edhe Naçi Micotakisit. Dhe fjalët e Micotakis ia ngrinë buzëqeshjen në buzë Angjelit:
-Nuk paska grekë të bardhë në këtë vend?!- I tha Micotakisi njërit prej bashkëpunëtorëve të vet me zë të ulët, por mjaftueshëmtë lartë sa ta dëgjonin disa njerëz përreth, ndër ta edhe Angjeli. Micotakis atë ditë kishte takuar Vangjel Dulen, Panajot Barkën e ndonjë tjetër që më tepër se me grekët e lashtë ngjante me skllevërit afrikanë të grekëve të lashtë. Micotakis dyshonte se këto gjëra ia bënte qëllimisht Ramiz Alia për të diskredituar minoritetin grek në Shqipëri, duke e paraqitur si të përbërë nga romë të greqizuar. Duket se me Angjelin u mbush kupa e pakënaqësisë së Micotakisit, se Angjeli ishte më fytyrëziu i të gjithëve. Efekti i fjalëve tëMicotakis ishte se fytyra e Angjelit, nga e zezë erdhi duke marrë një ngjyrë jeshile. Angjeli u ndje shumë keq se ai nuk e priste një trajtim të tillë nga?patridha? (atdheu). Adil Çarçani nuk mori vesh gjë. Ai i tha Micotakisit se profesor Anastasi ishte krahu i tij i djathtë për reformat ekonomike dhe se megjithëse ai (Adil Çarçani), si partizan që kishte qenë, i pëlqente që të rinjtë të zgjidhnin karrierën ushtarake, kishte qenë i kënaqur që ky djalë (Anastasi Angjeli) nuk vazhdoi karrierën ushtarake, të cilën e nisi me kryerjen e shkollës së mesme ushtarake.
Angjeli, i cili ishte shumë krenar për greqishtenqë fliste, ia vuri fajin Kryeministrit grek për moskuptimin mes tyre.
-Politikanët në Perëndim e po ashtu edhe në Greqi,nuk janë patjetër edhe intelektualë,- u tha Naçi kolegëve të vet pas takimit,-edhe Micotakisi, ndonëse ka emër të madh si politikan, nuk është ndonjë intelektual. Ai nuk e kupton greqishten time se ajo është e folura e një intelektuali. Por mua më kanë thënë bashkëfshatarë të mi që banojnë në Amerikë dhe që kanë vizituar fshatin tim këto kohët e fundit se greqishte si e imja kanë dëgjuar të flitet vetëm nga profesorët e universiteteve amerikane që drejtojnë katedrat e greqishtes atje, dhe që kanë kaluar gjysmën e jetës në Greqi, e madje kanë studiuar në Athinë.
Gjithsesi, emri i Angjelit u hoq nga lista e themeluesve të ?Omonia?-s. Por, ndonëse Angjeli nuk i pëlqeu si pamje fizike kryeministrit grek, ai tashmë ishte bërë i pëlqyeri i qarqeve influente në Athinë dhe i lobit greko-amerikan në SHBA, për shkak të historisë së tij familjare, si dhe për shkak të aftësive të tij tashmë të dëshmuara për spekulime ekonomike. Tashmë Angjelit i kërkonin dhe këshilla në Athinë mbi politikën që duhet të ndiqte Greqia ndaj Shqipërisë. Kur Fatos Nano u bë zëvendëskryeministër në janar 1991, Angjeli u detyrua që ta uronte:
-A e mban mend Naçi se ç? të kam thënë që ne të dy do të ecim përpara. Ja gjysma e parashikimit që bëra unë u realizua, unë u bëra zëvendëskryeministër. Tani të mbetet ty që të bëhesh kryeministër.
-Oreçfarë thua ti kështu, komplot po më propozon?- I tha Angjeli që ende jetonte me frikën se çdo fjalë që thuhej në atë ndërtesë regjistrohej nga përgjuesit.
Por Nano vetëm qeshi. Kur Adil Çarçani dha dorëheqjen si kryeministër në 1991, dhe u duk qartë se atë do ta zëvendësonte një nga dy zëvendëskryeministrat, të cilët qenë Fatos Nano dhe Shkëlqim Cani,Anastas Angjeli i tha ambasadorit grek në Tiranë, se do të ishte mirë që Çarçanin ta zëvendësonte në postin e kryeministrit, jo Fatos Nano, por ShkëlqimCani. Por kryeministër u bë Nano. Atë ditë Angjeli nxinte në fytyrë edhe më tepër se ç? ia ka dhënë natyra. Nano i kishte mësuar të gjitha ato që Angjeli kishte thënë për të dhe një mëngjes, pak ditë pasiqë ishte bërë kryeministër, e thirri Angjelin në zyrë.
-Tani mund t? i mbash patkonjtë si të duash, -i tha Nano,- unë nuk e kam problem edhe nëse dukesh më i gjatë se unë. Sot mbaroi diktatura për ty Naçi. Por këshilltar nuk të mbaj dot, se ti e merr me mend se çfarë do të thonë njerëzit, ja kryeministri i ri mban këshilltar ekonomik këshilltarin e Adil Çarçanit.
Angjeli shqeu sytë duke e dëgjuar dhe deshi t? i thoshte se a nuk kishte qenë ai vetë, Fatos Nano zëvendësi i Adil Çarçanit deri pak ditë më parë.
-Hë për hë nuk të bëj dot ministër të Financave, -itha Nano,- të presim që të harrohet se ke qenë këshilltar i Adil Çarçanit.
Ministër i Financave në qeverinë ?Nano 1? u bë Qemal Disha. Për të mos e lënë fare të pakënaqur ambasadorin grek, Nano e bëri Angjelin zëvendësministër të Financave. Goditjen e radhës nga Fatos Nano, Angjeli e mori në zgjedhjet e para parlamentare pluraliste, ato të 31 marsit 1991, kur Nano nuk e bëri fare kandidat për deputet Angjelin, ndonëse PPSH kishte 245 kandidatë për Kuvendin Popullor me 250 vende. Angjeli e kaloi kohën e fushatës zgjedhore duke sharë Fatos Nanon dhe duke thënë se me këtë kryeministër më mirë të kishte shkuar në PD.
Por grekët e donin Angjelin në qeveri, kështu që në qeverinë që Fatos Nano krijoi pas zgjedhjeve, ai u detyrua ta bënte Angjelin ministër të Financave, me sugjerimin ngulmues të ambasadorit grek. Por kjo qeveri nuk jetoi më shumë se një muaj, pasiqë u rrëzua nga greva e përgjithshme në vend. Gjithsesi, kjo kohë ishte e mjaftueshme për Angjelin që të bënte dy punë të mëdha. E para, të bënte vizitën e tij të parë në Athinë si ministër, në të cilën do të bisedonte mbi projektin e Athinës për të hedhur bazat e biznisit grek në Shqipëri. Që në atë kohë u skicua ai master plan, nëse do ta quajmë kështu, që në Shqipëri të krijoheshin biznismenë të mëdhenj minoritarë grekë në fusha me shumë fitim si në tregtinë me karburante, cigare, pije alkoolike,ushqime, hekur, në ndërtim etj., të cilët do ta nisnin biznisin duke marrëshuma të mëdha parash nga shteti grek. Angjeli vetë u bë një biznismen i madh,sipas këtij projekti grek. Këta biznisimenë minoritarë grekë patën një përparësi shumë të madhe në krahasim me çdo shqiptar që donte të bënte biznisse ata kishin mbështetjen financiare dhe të çdo lloji të një shteti të fuqishëm, në krahasim me Shqipërinë. Puna e dytë e madhe që bëri Naçi në atë periudhë të shkurtër që ishte ministër, ishte se inicoi biznisin e lojërave të fatit në Shqipëri, një fushë kjo që Naçi e ka pasur shumë për zemër që ta zhvillojë, se sjell fitime të mëdha. Me këto punë që bëri, Naçi ishte ministri më pak i mërzitur kur ra qeveria. Të nesërmen e rrëzimit të qeverisë, Xhemal Tafaj, kur e takoi Angjelin në shkallët e Hotel ?Dajtit?, i tha: ?E mër Cac,nji herë që u bone carac, nuk të lanë as nji muj!? Xhemal Tafaj e kishte fjalën se një herë që Caci i shkurtër, u ngrit lart si pema e caracit, u shemb shpejt.
Kur po afronte Kongresi X i Partisë së Punës së Shqipërisë, në pranverën e vitit 1991, që do të reformonte partinë, aktivi i PPSH i mbledhur në mars 1991, krijoi një forum të quajtur Komiteti organizatori kongresit, dhe që do të kishte 49 anëtarë. Angjeli bëri gjithçka që të hynte në këtë forum dhe ia arriti falë mbështetjes së Ramiz Alisë, i cili e dinte se Angjeli ishte kanakari i Ambasadës së Greqisë në Tiranë. Në mbledhjet e komitetit organizator të kongresit Angjeli bëri gafa të mëdha dhe u persekutua satirikisht nga Fatos Nano. Angjeli duhet të kontribuonte në pjesën ekonomiketë programit të ri të partisë. Ajo që bëri Angjeli ishte se ai thjesht mori pjesën ekonomike të programit të PASOK në Greqi, e përktheu dhe e sugjeroi për programin e ri të partisë. Fatos Nano, duke iu hedhur një sy propozimeve të Angjelit, në mbledhjen e komitetit organizator, pa se ai kishte shkruar atje se duhet të mbështetet flota tregtare si një nga dy shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, së bashku me turizmin.
-Naçi, e paske përkthyer fjalë për fjalë programin ekonomik të PASOK-ut, – i tha Nano me ironi dhe shtoi: Kjo që thua ti vlen për në Greqi që ka një nga flotat më të mëdha tregtare të botës, por ne këtu në Shqipëri ku ta gjejmë flotën tregtare?
Si anëtar i komitetit organizator të kongresit Angjeli ishte i sigurt se do të hynte në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të partisë, forumin që do të zëvendësonte Komitetin Qendror, por shpresonte që të hynte dhe në Kryesi. Në ndërkohë, Angjeli bëri gjithçka mundi për t? u bërëministër në Qeverinë e Stabilitetit të krijuar në qershor 1991, dhe që ishtenjë qeveri koalicioni kryesisht e përbërë nga ministra të PS dhe PD. Kur Angjeli mësoi se në qeverinë e re me 25 anëtarë Partia Socialiste do të kishte12 anëtarë, nga të cilët tetë kishin qenë në qeverinë e mëparshme. ?Atje ku u gjet vend për tetë, mund të gjendet dhe për të nëntin?, thoshte Angjeli, duke aluduar se ai duhet të ishte një ndër 12 anëtarët e qeverisë nga PS. Formula që kishte gjetur Angjeli ishte se ministria e Financave, të cilën në qeverinë e mëparshme e kishte drejtuar ai, duhet t? i mbetej PS-së në qeverinë e re, pra atij Angjelit. Në ndarjen e portofoleve ministrore PS dhe PD ndiqnin praktikën që në rastin e ministrive të konsideruara si analoge, të merrte secila palë nga një. Kështu, kur PD mori Ministrinë e Mbrojtjes, PS mori Ministrinë e Rendit Publik. Kur PS mori Ministrinë e Tregtisë së Jashtme, PD mori atë të Tregtisë së Brendshme. Sipas kësaj logjike, Angjeli kërkoi që, meqënëse PD mori Ministrinë e Ekonomisë, portofolin e së cilës e mori zëvendëskryeministriGramoz Pashko, atëherë PS duhet të merrte Ministrinë e Financave, të cilën kuptohet se duhet të vazhdonte ta drejtonte Anastas Angjeli. Angjeli kishte të drejtë, si koncept, ndonëse nisej nga interesi i vet. Por Fatos Nano parapëlqeu që t? ia linte edhe Ministrinë e Financave PD-së, vetëm që Angjeli të mos bëhej ministër. Atëherë Angjeli kërkoi që të bëhej sekretar shteti në Ministrinë e Financave, ashtu siç qe bërë Leontiev Çuçi, ish-ministri i Ekonomisë, sekretar shteti në Ministrinë e Ekonomisë.
-Leontievi është edhe deputet, e megjithatë u bë sekretar shteti, kurse unë që nuk jam as deputet, mbetem fare pa karrige,-thoshte Angjeli.
Por Fatos Nano nuk ia dha as këtë satisfaksion,duke dashur ta linte pa asnjë karrige. Ndonëse qeveria u formua dy ditë para se Fatos Nano të bëhej kryetar i PS, Angjeli e dinte se kishte qenë Nano bashkëpunëtori kryesor i Ramiz Alisë në përzgjedhjen e ministrave të PS në qeveri. Prandaj Angjeli u zemërua shumë që nuk u gjet edhe një vend për të në qeveri.
-E shikoni ç? bën Fatos Nanoja,- ulërinte Angjelinë biseda kafenesh me anëtarët e PS-së dhe shtonte më tej: Qorri pa u bërë mirë kryetar, ia shiti qeverinë Berishës. Si u dorëzokan kështu edhe Ministria e Ekonomisë, edhe ajo e Financave? Njërën duhet ta kishim mbajtur ne. E di unë,Qorri e ka humbur Ministrinë e Financave, duke luajtur poker me Genc Rulin! Ndonjë ditë do të na humbë edhe partinë në poker, mbajeni mend çfarë ju kam thënë unë.
Kur u bë Kongresi X të PPSH në qershor 1991, që e shndërroi partinë në Parti Socialiste, Angjeli i kërkoi ambasadorit grek që të ndërhynte tek Nano, që pritej të bëhej kryetar i partisë, në mënyrë që ta bënte Angjelin anëtar të kryesisë. Për këtë duhej që të zgjidhej anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues prej 81 vetash, që ishte forumi pasardhës i Komitetit Qendror, por Angjelit as që i shkonte ndërmend se nuk do të zgjidhej në KPD. Duke qenë se kishte një lloj dyshimi tek Nano, Angjeli Nanos në shkallët e Pallatit të Kongreseve.
-Besoj se si ish-ministër i Financave e meritoj qësë paku të jem anëtari i tetëdhjetëenjëtë i KPD-së?
-Çfarë thua Naçi i tetëdhjetëenjëti, -ia ktheuNano, -ty edhe emri të favorizon, se i ke inicialet me dy ?A? dhe kështu del i pari në listë për shkak se lista është sipas rendit alfabetik.
Por kur doli lista, Angjeli pati një të papritur të hidhur. Emri i tij nuk figuronte në listën me 81 anëtarëve të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të partisë. Anastas Angjeli u tërbua dhe mori në dorë dy lista, atë të komitetit organizator të kongresit, dhe atë të KPD-së, dhe nisi të verifikonte me laps në dorë, siç i thonë fjalës se cili nga kolegët e tij të komitetit organizator qe bërë anëtar i KPD-së. Duke bërë këtë Angjeli lexonte me zë emrat dhe tërbohej gjithmonë e më tepër:
-Agron Dibra, Agron Tato? Elmaz Lala, Fatos Nano?Qorri po dihej se do të ishte? Fatbardha Polovina? Fatmir Zanaj? Fatri Sinani?Halil Lalaj? Hysni Osmani? Ismail Lleshi? Koço Broka? Leontiev Çuçi? Maqo Lakrori?Mimoza Jaze?Namik Dokle?Paqësor Zeneli? Sabit Brokaj? Spiro Dede? ShkëlqimCani? Vasillaq Kureta? Nuk paska lënë nulitet pa marrë Qorri, ndërsa mua më gënjeu edhe këtë herë, më paska lënë jashtë!- Tha në fund Naçi i cili e mbante veten shumë më lart se të gjithë këta.
-Ma to Theos, ç? ka bërë Qorri,- i tha Angjeli ambasadorit grek, -duke i treguar listat. Turqëri e tërë lista, si të jetë partia e Akbulutit (kryeministri i Turqisë në atë kohë), ja shikoje vetë, nuk ka nevojë për përkthim: Elmaz, Fatri, Halil, Hysni, Ismail, Namik, Sabit? Ka marrë ndonjë të krishterë ortodoks sa për t? u hedhur hi syve juve, dhe këtë e ka bërë për detyrime personale, e kuptoj mirë unë, se ja shoh këtu emrin e shefit të tij të sektorit në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste,Vasillaq Kureta. Ky ia di të gjitha bëmat Qorrit, prandaj e ka marrë në drejtimin e partisë. Tani u binda se është e vërtetë ajo që kam dëgjuar se Qorri është turk!
-Çfarë thoni kështu i dashur Anastas?- I tha i habitur ambasadori grek.

-Më vjen keq që nuk ia realizova porosinë atij mikut që e di ti, për të të bërë anëtar të Kryesisë- i tha Nano Angjelit duke dalë nga kongresi,- por ç? të bëj unë, ja ti as anëtar i KPD-së nuk arrite të zgjidhesh! Si të të bëja unë anëtar të kryesisë?
-Të më kishte bërë anëtar të KPD-së ashtu siç u bënë Kiço Londo dhe Kosta Kallojeri!- Nuk duroi dot Angjeli dhe shtoi: -Ç?më mbeti mua tani, deputet jo, ministër jo, anëtar i KPD-së jo, si pedagog irregullt dhashë dorëheqjen kur mora detyrat qeveritare. Tani vetëm pedagog ijashtëm jam. Jam kthyer më prapa në karrierë sesa isha në vi

tin 1982.
-Më prapa nuk mund të thuash,- arsyetoi Nano,- semë prapa është Ndërmarrja Ushqimore në Sarandë. Poredhe kjo mund të ndodhë, të të dërgojmë në bazë. Ndërmarrja është ende atje, e palikuiduar.
-Kam dëgjuar se tani që u bëre kryetar partie do tëjapësh dorëheqjen nga posti i Ministrit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, që ke në qeverinë e Ylli Bufit,- tha Angjeli pa ua vënë veshin talljeve të Nanos.
-A pa pa, si i merr vesh disa gjëra ti Naçi,- iaktheu Nano,- e vërtetë është, desha të ta bëj surprizë, por ti ma dogje.
-Domethënë unë do të bëhem ministër në vendin tënd.- Tha Angjeli.
-Unë emrin tënd i dërgova shokut Ramiz dhe Ylli Bufit,- tha Nano.
Angjeli vrapoi tek Ylli Bufi dhe Ramiz Alia dhe atai thanë që nuk kishin kundërshtim që ai ta merrte këtë portofol, por shoku Fatos (Nano) e kishte kërkuar atë për Ylli Çabirin.
Angjeli vrapoi në zyrën e Fatos Nanos dhe e gjeti atje duke biseduar me një diplomat grek. Angjelit i zunë veshët fjalët ?Fortlumturia e tij, Anastasi?. Diplomati grek doli shpejt nga zyra dhe Angjeli e pyeti Nanon se përse tallej me të mediplomatët grekë, duke e quajtur ?Fortlumturia e tij Anastasi?, kur nuk e kishte bërë ministër.
-Ti e kupton se nuk mund të bëheshe ministër se nuk je as anëtar i Komitetit të Përgjitshëm Drejtues,- i tha Fatos Nano. Angjeli mbeti pa gojë përballë një paturpësie të tillë. Se, qartësisht kishte qenë Fatos Nano ai që e kishte lënë emrin e Angjelit jashtë listës së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS.
-Epo si na qenkam atëherë Fortlumturia e tij Anastasi, kur nuk jam as deputet?- E pyeti Angjeli.
-Ja kjo është e papritura e këndshme që kam rezervuar për ty, – i tha Fatos Nano.- ?Fortlumturia e Tij? është titull fetar.Ti je përzgjedhur për të qenë kryetari i Kishës Ortodokse në Shqipëri.
-Ore po tallesh me mua ti, apo si e ke hallin?- I tha Angjeli.
-Jo të betohem për ideal të partisë, ndonës eidealet i hodhëm në kosh pardje në kongres. Nejse. Çështja e fesë ka rëndësi të madhe në situatën e re ku gjendet vendi dhe në këtë post duhet të kemi një njeriun tonë. Edhe grekët janë dakord që të jesh ti, por mos e bëj fjalë para kohe, se do të bëjë zhurmë PD-ja.- I tha Fatos Nano.
-Po ku marr veshunë nga puna e priftit, -i tha Angjeli, – unë jam ateist si ti, nuk besoj tekZoti.
-Se mos besonim tek Marksi ne të dy, por ja që me të hëngrëm bukë deri tani, -i tha Fatos Nano dhe shtoi: Feja nuk është ndryshe nga politika. Do të mësosh shpejt. Gjej ndonjë prift të vjetër dhe fillo mëso ritet. Do ta shikosh se është post më i mirë se i ministrit. Do të notosh në para, se do të marrësh ndihma nga grekët e Greqisë e të Amerikës bashkë. Pastajd o të vinë vajzat e reja të rrëfejnë mëkatet tek ty, atje në gjysmëerrësirë. Hë se të njoh unë ty, shiko si po të ndritin sytë vetëm duke imagjinuar këto gjëra, si maçokut në shkurt. Po do ta pranosh, nuk ke ç? bën se është detyrë partie. Hajde me krahë të lehtë. Dhe bekomë para se të ikësh.
-Ikë o djall se nuk di unë nga këto, por meqënëse është detyrë partie,po mendohem njëherë.- ThaAngjeli.
Kështu Angjeli doli nga zyra e Nanos me bindjen seky i fundit nuk ishte dhe njeri aq i keq tekefundit. Por pak kohë më vonë Angjeli mësoi se në Tiranë kishte ardhur një prift grek që do të bëhej drejtuesi Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe i cili sipas zakoneve kishtare thirrej me emër dhe jo me mbiemër. Emri i priftit ishte Anastas. Tani e kuptoi Angjeli domethënien e fjalëve që kishte dëgjuar atë ditë nga biseda mes Nanos dhe diplomatit grek. Gjithashtu Angjeli e kuptoi se Nano ishte tallur me të atë ditë.
-Ma futi edhe këtë herë Qorri,- tha Angjeli.-Por në llogari ja kam. Do të vijë edhe dita ime.





Lajmet e fundit nga