web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës: Vonesat e pullave rrezikojnë shtyrjen e fillimit të shkollës

19 Gusht 2016, 14:00, Aktualitet CNA

Vonesa e pullave për librat mund të çojë deri në shtyrjen e nisjes së vitit të ri shkollor. Këtë shqetësim ngre kreu i sindikatës së Arsimit dhe Shkencës në vend Nevruz Kaptelli në një prononcim për Gazetën Sot ?Natyrisht një situatë e tillë mund të shkaktojë shumë probleme për nxënësit, të cilët mund të detyrohen ta nisin vitin pa tekste. Mund të ndodhë që si pasojë e kësaj të ketë edhe një shtyrje të fillimit të vitit të ri shkollor, për të cilën shpresoj të mos ndodhë. Gjithsesi, ne do t?i intensifikojmë përpjekjet tona pranë Ministrisë së Arsimit për t?i dhënë një zgjidhje kësaj situate të krijuar dhe besoj se në ditët në vazhdim do të kemi një takim me drejtuesit e lartë të dikasterit?, deklaroi Nevruz Kaptelli.

Mosshpërndarja e pullave të çertifikimit tek shtëpitë botuese, që bëjnë prodhimin dhe shpërndarjen e librave shkollorë për vitin e ri akademik, pritet të krijojë vonesa të mëdha në shpërndarjen e librave shkollorë.

Ministria e Arsimit nuk ka dhënë asnjë shpjegim se përse është bllokuar tenderi për shpërndarjen e pullave certifikuese të librit. Procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore duhej të kishte filluar që në fillim të muajit gusht, por diçka e tillë deri tani nuk ka ndodhur. Për Nevruz Kaptellin pasojat e një veprimi të tillë nga Ministria e Arsimit do të bien mbi nxënësit, të cilët mund ta fillojnë pa teste këtë vit të ri shkollor.

MAS nuk ka dhënë shpjegime as për sindikatën sipas Kaptellit, duke thënë vetëm se ministrja Nikolla, ashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i MAS aktualisht ndodhen me pushime. Edhe pse arsimi u konsiderua si një nga çështjet më të rëndësishme që Rilindja do zgjidhte në pushtet, por duket se treshja Lindita Nikolla, Plarent Ndreca dhe Adriana Berberi e kanë përkeqësuar edhe më shumë nga sa ishte këtë sektor. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga