web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja emrat e shefave të komisariateve të përfshirë në trafikun e drogës

19 Gusht 2016, 11:35, Aktualitet CNA

Pas publikimit të emrave të Drejtoreve te Policisë, që po menaxhojnë ruajtjen dhe mbrojtjen e parcelave të drogës në Shqipëri, bëhen publikë edhe emrat e shefave të komisariateve të përfshirë në kultivimin e droges. Partia Demokratike nëpërmjet e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj ka akuzuar qeverinë Rama për implikim të drejtuesve të policisë, sipas një skeme të caktuar në menaxhimin e drogës. ?Implikimi i drejtuesve të policisë në biznesin e kanabisit, sipas skemës së Edi Ramës, ku për çdo rrënjë merret 30 përqind, është dramatik. Kemi denoncuar prej ditësh me emra dhe me zona konkrete se si shefat e Edi Ramës në polici janë kthyer në menaxherë të drogës?, tha Alibeaj.

Lista e shefave të komisariateve të përfshirë në biznesin e kanabisit:

Erjon Bici, shef i Komisariatit Devoll, i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës, ku është akuzuar në vitin 2015 në emisione investigative për parcela me kanabis në fshatin Miras, ku për secilën raportohet të ketë përfituar 30.000 ?.

Robert Ibrahimi, shef i Komisariatit Ersekë, menaxhon parcelat me kanabis në këtë zonë.

Alfred Maksuti, Shef i Komisariatit Peqin. Vëllai i vet është i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa aktivitetin kriminal e ka vazhduar vetë Maksuti.

Vojo Peçi, shef i Komisariatit Kuçovë, i implikuar në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Elton Alushi, Shef i Komisariatit nr.3, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, jep ndihmën e tij në trafikimin e drogës.

Sali Skura, shefi i Komisariatit nr.5. I implikuar në kultivimin e bimëve narkotike, gjobvënie ndaj biznesit të ndërtimit të vogël dhe të madh në ndërtim duke përdorur edhe Loard Sallakun shef-seksioni i krimeve.

Loard Sallaku, shef i Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Kamëz. Raportohet se ka marrë përsipër mbjelljen e menaxhimin e kanabisit në malesinë e Zall Herrit deri në kufi me Krujën.

Behar Caka, shef i Komisariatit Vlorë, i përfshirë në kultivimin edhe ruajtjen e kanabisit, dhe i përfshirë në cdo aktivitet dhe fushatë të Partisë Socialiste në këtë qytet.

Roven Zeka, shef Rendi i Komisariatit nr.2, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, i përfshirë në kultivimin e kanabisit së bashku me ish Shefin e Komisariatit nr. 2, Ilir Proda.

Gazmend Shehu, shef i Komisariatit të Policisë Sarandë, i lidhur drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike në rrugët detare në bashkëpunim me miqtë e tij më të ngushtë, balilajt, tek të cilët më parë ishte i punësuar si drejtues teknik i biznesit të tyre.

Oltion Bistri, shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, i lidhur me bandën e gjobvënësve dhe vrasësve me pagesë, si Meart e Ilir Berberi. Mbulon dhe ndan fitimet e drogës në këtë zonë. /Citynews.al

 

 





Lajmet e fundit nga