web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana, hambar droge

19 Gusht 2016, 13:09, Aktualitet CNA

Megjithëse policia dhe Ministria e Brendshme e mohoi ekzistencën e raportit sekret italo-gjerman mbi drogën e mbjellë dhe trafikuar nga Shqipëria, duke i quajtur informacionet spekullime mediatike dhe politike, në fakt rezulton se çdo gjë e përmendur në raportin e huaj është e vërtetë.

Janë pikërisht zonat e përmendura në raport që rezultojnë në të shumtën e rasteve edhe në njoftimet e policisë për asgjësime me sasi të shumta droge. Tirana tani mund të cilësohet një pikë hambari e drogës, megjithëse 3 vite më parë ka patur vetëm ndonjë rast sporadik.

Zonat e përshkruara në raport përputhen totalisht edhe me disa me asgjësimet e bëra nga policia të cilat janë raportuar zyrtarisht.

Sipas raportit të shërbimeve sekrete italiane dhe gjermane në bashkinë Tiranë, zonat e kultivuara me kanabis sativa rezultojnë; Petrelë (fshati i Hekalit), Krrabë (fshatrat Farkë dhe Lundër), Mnere, Bovillë, Tapizë e Vogël, Shëngjergj, Zallbastar, Qafë Mollë, Herraj, Tujan.

Ndërsa zona Dajt ka mbjellje në sipërfaqe të vogla dhe në zonën e Pezës vihen re tendenca kultivimi.

Në zonën Zall Dajt në fshatin Fag, kultivimi rezulton të jetë masiv.

Në Bashkinë Kamëz, Qinam. Çerkez, Zall Herr si dhe pjesa e malit që kufizohet me rrethin e Krujës. Në Bashkinë Vorë, zona Kuç.

Në Bashkinë e Kavajës zonat e kultivuara janë Helmes, Golem Fshat, Makuri, Sineballaj, Rrogozhinë, Vilboshtovë dhe Lekaj. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga