web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri gjerman: Të ndalohet mbulimi i fytyrës në ambiente publike

19 Gusht 2016, 14:32, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas De Maiziere ka kërkuar që të ndalohen gratë myslimane të mbajnë ferexhe në publik.

?Konservatorët bien dakord se ne dëshirojmë të paraqesim kërkesë juridike për të ndaluar mbulimin e fytyrës në vendet ku është e domosdoshme për bashkëjetesën e shoqërisë sonë, në zyrat publike, në zyrat e gjendjes civile, në shkolla dhe universitete, në shërbimin civil dhe në gjykata. Mbulimi i fytyrës nuk ka vend në shtetin tonë dhe nuk është në harmoni me kuptimin tonë të femrës. Ne dëshirojmë t?ia tregojme fytyrën njëri-tjetrit dhe për këtë arsye biem dakord për t?a refuzuar mbulimin e saj, cështja është si t?a bëjmë këtë nëpërmjet ligjit?.  -ka thënë De Maiziere.

Gjithashtu edhe kancelarja gjermane Angela Merkel  ka thënë se gratë që mbajnë ferexhe e kanë të vështirë integrimin në shoqëri. Kjo çështje vazhdon të ngelet shumë komplekse  si politikisht ashtu dhe juridikisht





Lajmet e fundit nga