web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parcelat me kanabis, a ka nevojë për raporte të shërbimeve sekrete?

19 Gusht 2016, 15:12, Aktualitet CNA

Ministria e Brendshme doli dje me një deklaratë për mediat duke mohuar ekzistencën e një raporti sekret të agjensive ligjzbatuese italo-gjermane mbi parcelat me kanabis në Shqipëri.

Prej kohësh mediat raportojnë mbi ekzistencën e këtij raporti dhe i referohen duke publikuar të dhënat mbi zonat ku mbillet kanabisi në gjithë territorin e vendit. Por Ministria e Brendshme thotë se nuk ka një raport të tillë dhe thotë se policia është e angazhuar në luftën kundër kanabisit.

Në situatën që ndodhet vendi ekzistenca e një raporti ose jo është gjëja më e pavlerë, pasi sot mediat kanë mundur të pasqyrojnë përmes fotove parcelat me kanabis nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim, madje edhe përreth Tiranës.

Sot s?ka nevojë për raporte të shërbimeve sekrete, mjafton të kalosh rrugës për në Tepelenë, Sarandë, Malësi e Madhe, Dibër e Korçë etj, ku duket se djegia e hashashit nga policia ka dehur edhe shefat e saj.

Policia sot nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar sepse ndodhi kjo situatë, madje nuk është në gjendje të raportojë as sa sipërfaqe me kanabis është mbjellë, sa është shkatërruar dhe sa të tjera bllokohen nga policitë e vendeve fqinje. Por referuar shifrave që raportohen mbi atë që është shkatërruar, 2016 mund të jetë një nga vitet historike përsa i takon mbjelljes së hashashit.

Zyrtarisht policia thotë se deri tani ka shkulur 1.2 milionë rrënjë bimë hashash, dhe me siguri në shtator kur të bëhet bilanci, do të thuhet se janë shkatërruar 3 herë më shumë se viti i kaluar, ku u asgjesuan rreth 600 mijë bimë.

Por a është në gjendje Policia e Shtetit të japë një shifër sa përqind e bimëve të kanabisit të shkatërruar përbëjnë atë që është mbjellë?

Nëse sasia e mbjellë është 10 herë më e madhe sesa ajo e shkatërruar, atëherë vetëm për sukses nuk mund të flitet, aq më shumë kur ka akuza publike se parcelat me kanabis mbrohen nga pjesëtarë të policisë.

Shqipëria sot ndoshta është i vetmi vend në Europë kur forcat e rendit, përfshi edhe ato speciale apo të trajnuara për ndërhyrje të shpejta, dalin me kosë në dorë dhe asgjesojnë parcela me kanabis, ndërkohë që më e tjeshtë do të ishte ruajtja e territorit nga veprimtari të paligjshme, sesa lënia e tij në mëshirë të fatit dhe më pas bëhen përpjekje qoftë edhe maksimale, për t?a vendosur nën kontroll.

Ndaj dhe ekzistenca ose jo e një raporti sekret të agjensive ligjzbatuese nuk ka ndonjë rëndësi, pasi panorama që shfaqet nuk ka rëndësi nëse konfirmohet apo jo nga agjensi ligjzbatuese shqiptare, italiane, gjermane apo amerikane qofshin. /citynews/





Lajmet e fundit nga