web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pista shqiptare e masakrës së Nicës

27 Korrik 2016, 17:29, Aktualitet CNA

Nga Gjergj Thanasi

Në fillim të vitit 2015 agjencitë ligjzbatuese perëndimore kishin arritur në konkluzionin, që mënyra e veprimit e Kalifatit Islamik për arsye pragmatike ndryshonte nga ajo e Al Qaedas. DAESH-i nuk kishte problem të përdorte kriminelët ordinerë, llumin e qyteteve europiane, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare për të kryer, apo lehtësuar kryerjen e atentateve terroriste në Europë. Tashmë ishte bërë e qartë që ISIS po bashkëpunonte me lloj lloj kriminelësh ordinerë për të futur ilegalisht armë në vendet e BE-së, për të pajisur operativët e vet me dokumente të falsifikuara apo për të gjetur vendstrehime të sigurta. Plackitja e bankave në Mosul, kontrabanda e naftës irakene dhe siriane si edhe trafiku i objekteve arkeologjike i sillnin ISIS-it të ardhura të mjaftueshme për të blerë shërbimet e kriminelëve ordinerë në Europë. Tragjedia e Nicës mund të parandalohej, që më shumë se një vit më parë, nësë organet ligjzbatuese franceze do të koordinonin më mirë punën me homologët italianë dhe do të zhbirilonin pikërisht këto lidhje të keqbërësve ordinerë me terroristët.

Në këtë kontekst i kujtojmë lexuesit se më 26 maj 2015 shqiptarja me shtetësi franceze Enkelejda Ramazan Zace u kap nga policia italiane në pikën e kalimit kufitar të Ventimiljas (Ventimiglia) duke trafikuar klandestinë për në Francë. Në makinën e Zaces u kapën 3 meshkuj sirianë, 2 eritreas dhe një nënë siriane me dy vajza të moshave 2 dhe 5 vjece.Pikërisht Zace dhe bashkëjetuesi i saj po shqiptar do të ishin furnizuesit me armë të terroristit tunizian , Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, që kreu masakrën e Nicës. Asnjë nga organet ligjzbatuese franceze nuk i kushtoi rëndësi arrestimit të kryer nga policia italiane një vit më parë. Nëse organet ligjzbatuese franceze do të bashkëpunonin me italianët, jo vetëm që do shmangej akti terrorist në Nicë, por do të zbulohej i tërë rrjeti i xhihadistëve tunizianë dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, të cilët ishin thjesht keqbërës ordinerë. Disa media italiane e pasqyruan arrestimin e Zaces (për më shumë shiko linkun: http://www.sanremonews.it/leggi-notizia/argomenti/cronaca/articolo/ventimiglia-altri-due-passeur-arrestati-questa-notte-stavano-facen ose edhe linkun: http://www.riviera24.it/2015/05/immigrazione-clandestina-altri-2-passeur-arrestati-a-ventimiglia-tra-i-profughi-una-mamma-con-due-figlie-piccole-196207/) Fatkeqësisht diplomatët francezë në Romë e nëvlerësuan rastin dhe nuk ua komunikuan shërbimeve franceze këtë informacion duke e quajtur si të parëndësishëm.

Arrestimi në Ventimilja i Zaces u pasqyrua dhe në mediat shqiptare (për më shumë konsultoni linkun: http://durreslajm.com/kronike/enkelejda-zace-arrestohet-p%C3%ABr-trafik-klandestin%C3%ABsh-n%C3%AB-franc%C3%AB.) Njëlloj si diplomatët francezë të Romës edhe këta të Tiranës duke filluar nga z. Jean-Louis Jacquinet

nuk i kushtuan rëndësi lajmit në mediat shqiptare. Sic duket diplomatët, ?zanatlinjtë? francezë  përsa i përket shfrytëzimit të burimeve të hapura të informacionit sot janë shumë larg nivelit të?Zonjës Doktoreshë,? Elsbeth Schragmuller të fiks 100 viteve më parë. Xhanëm këta të Shqipërisë nuk kanë faj se janë shumë të zënë duke i dhënë identetitete të reja operativëve të DGSE-së me anë të pajisjes së tyre me pasaporta biometrike shqiptare të prodhuara false nga sistemi. (Sic!).

Nëse do shfrytëzoheshin këto burime të hapura informcioni, jo vetëm do të evitohej Masakra e Nicës, por edhe do të ishte prangosur me kohë rrjeti i dytë i xhihadistëve magrebinë dhe keqbërësve ordinerë shqiptarë, që bashkëpunojnë me ta për arsye përfitimi material. Sot do të ishin në pranga edhe të tjerë ?maluketër? përvec atyre të 7-të (përfshi dy arrestimet e datës 25 korrik).Do të ishte shpështjellë tashmë i tëërë lëmshi kriminal duke filluar nga Porti i Durrësit në Bari, në qytezat  e Gravinas dhe ? e më pas deri në Ventimilia e Nicë. Me siguri do të ishin gjetur edhe kallashnikovët e tjerë të trafikua nga Shqipëria drejt Nicës, si kopjet kineze model 56 edhe ato shqiptare model ASH 82 tip sub-kompakt. Madje mund të ishin gjetur edhe prova për hipotezën e agjensive ligjzbatuese europiane, që në mes të grupeve të refugjatëve të luftës të ardhura nga Siria e Iraku, që i drejtohen BE-së, me raste ka edhe operativë të DAESH-it.

Tashmë masakra u krye, por gjithsesi ka kohë për të likujduar mbetjet magrebine të kësaj celule tërroriste dhe për të cuar para drejtësisë keqbërësit ordinerë shqiptarë, që nga tahmaja për para u bënë ?ortakë? me këta kasapë mesjetarë të Kalifatit Islamik./Shkruar ekskluzivisht për citynews.al

 





Lajmet e fundit nga