web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edi Rama i kthen sms-në Arrigo Sacchit: Tifozët shqiptarë, leksion atyre që na përshkruajnë të paedukuar

18 Qershor 2016, 12:22, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, i ka kthyer mesazhin ish-trajnerit të Italisë dhe Milanit, Arrigo Sacchi, i cili në një sms drejtuar kryeministrit shqiptar vlerësoi lojën e treguar nga Shqipëria në Euro 2016.

Në sms-në e tij, Rma i shkruan Sacchit se Kombëtarja ka bërë më shumë se kushdo për imazhin e Shqipërisë, ndërsa për tifozët Rama shprehet se i kanë dhënë një mesazh të madh qytetarie  të gjithë atyre që në Europë kanë dashur të na përshkruajnë si gjindje të paedukuar.

Mesazhi i Ramës për Arrigo Sacchi-n:

I dashur Mister Sacchi,

të falenderoj nga zemra për ndjeshmërinë prej njeriu të madh në dërgimin e këtij mesazhi që e çmoj pamasë! Na ke mësuar se fati është gjithnjë me skuadrën më të fortë. Edhe pse kur luajnë kombëtaret më duket se ky nuk është gjithnjë rregulli, në rastin tonë ka ndodhur pikërisht kjo. Me Zvicrën nuk shënuam dot dy herë vetëm me portierin dhe me Francën nuk rezistuam dot edhe një minutë në fund; të dyja skuadra që në letër janë qartësisht superiore ndaj tonës. Por kjo Kombëtare, ka bërë më shumë se kushdo për imazhin e Shqipërisë dhe tifozët tanë u kanë dhënë një leksion të madh qytetarie, të gjithë atyre që në Europë kanë dashur të na përshkruajnë si gjindje të paedukuar. Të lexosh gazetat franceze të shkruajnë, shqiptarë jeni gjithnjë të mirëpritur në Francë, apo, faleminderit Shqipëri për popullin tënd paqësor në stadiumet dhe rrugët e Francës, është për ne si të kemi fituar Europianin!

Faleminderit Mister, është nder të jesh miku juaj.

Përqafime nga Shqipëria,





Lajmet e fundit nga