Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj konfirmoi javën e shkuar vendimin e tij dhe të Kryeministrit Rama për të krijuar një ndërmarrje të përbashkët me ndërmarrjet komunale të Bashkisë së Veronës për mbledhjen e plehrave dhe mbetjeve të Tiranës. Para disa muajsh, Zoti Veliaj nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me Kryetarin e Bashksië së Veronës Flavio Tosi.
Ndërkohë, në fillim të muajit qershor është regjistruar në QKR shoqëria AGSM Holding me kapital fillestar një milionë euro, në pronësi të GSM dhe AMIA, dy ndërmarrje bashkiake të kontrolluara nga Bashkia e Veronës. Kjo kompani do të jetë ortakja e kompanisë së Bashkisë së Tiranës në shoqërinë e caktuar për mbledhjen e mbetjeve urbane (nuk dihet ende se me ç?bazë ligjore kryebashkiaku Veliaj i ka amrrë vendiemt e tij).
Anëtar i Bordit Administrativ të AGSM Holding dhe president i AMIA-s (një nga dy kompanite ortake të AGSM-së) është Andrea Miglioranzi, një personazh i njohur i kronikave politike dhe gjyqësore italiane.
Në gjysmën e dytë të viteve ?90-të Miglioranzi, atëherë eksponent i shoqatës Veneto Fronte Skinheads dhe drejtues i Projektit Kombëtar (lëvizje neofashiste), ishte ndër të parët persona të dënuar me burg në Itali për nxitje të urrejtjes racore.
Miglioranzi ashtu si Gianluca Iannone, udhëheqësi i organizatës tjetër fashiste CasaPound, është i dhënë pas muzikës Ëhite Poëer Rock dhe me grupin e tij ?Gesta Bellica? ka argëtuar për vite me rradhë turmat neofashiste të verilindjes së Italisë. Në shfaqjet publike ai interpretonte këngë të tilla si ?Kapiteni?, dedikuar ish-komandantit të SS-ve Erich Priebke, ?8 Shtatori? (?unë jam këmisha e zezë: atdheu im është flamuri im?) e këngë të tjera me tekste antisemite dhe ksenofobe, si për shembull ?Ti hebre i mallkuar, çifut pa atdhe? ose ?Vjedhje, drogë, lëkurëzinjtë nuk i dua: Fuqia e të bardhëve, kjo është mundësia?.
Disa nga anëtarët e grupit Gesta Bellica, mes tyre edhe Andrea Miglioranzi, janë arrestuar disa herë në gjysmën e parë të viteve ?90-të për arsye se tekstet e tyre nxisnin urrejtje racore dhe mbronin genocidin, por më pas janë lënë të lirë.
Në fillimin të viteve 2000, Miglioranzi ishte koordinator i Listës Civile për Veronën (një përzjerje anëtarësh të partive të vjetra fashiste, ish anëtarësh të Casapoundit dhe ish skinheadsa), e cila i dha Flavio Tosit fitoren e thellë dy herë rradhazi si kryebashkiak i Veronës. Dhe Tosi nuk i harron ata që e ndihmojnë.
Mbas marrjes së detyrës së kryebashkiakut, Tosi hodhi idenë jo shumë gjeniale të emërimit të Migliorazzit, këngëtarit të Reich-ut të Tretë, në krye të Institutit të Veronës për Historinë e Rezistencës duke ngjallur kështu polemika të forta.
Sot, Migliorazzi nuk është më në këshillin komunal të Veronës, por është emëruar nga Tosi President i AMIA-s, ndërrmarjes bashkiake të pastrimit të mjedisit të Veronës.
Si president i AMIA-s ai ka ardhur disa herë në Tiranë, së bashku me kryebashkiakun Tosi, me qëllimin për të shtrirë jashtë Italisë aktivitetin e kompanisë së tij.
Tosi dhe Miglioranzzi tentuan, por pa sukses, të organizonin me kryetarin e atëhershëm të Bashkisë Lulzim Basha një ndërmarrje të përbshëkt për koncesionin e grumbullimit të mbeturinave të Tiranës dhe për menaxhimin (po me koncesion) të vendgrumbulimit të Sharrës, por projekti u bllokua nga kundërshtimi i Shkëlqim Canit, ministri i atëhershëm i Financave, pasi ai rrezikonte financat e Bashksië
Situata u zgjidh kur dy veronezët, me ndërhyrjen e ish-ambasadorit italian Gaiani, pritën në Verona Kryeministrin Edi Rama. Kryeministri, fillimisht, vendosi të bashkëpunonte Bashkia e Durrësit me atë të Veronës, për mirëmbajtjen e amfiteatrit të Durrësit.
Por veronezët ishin të interesuar për plehrat e jo për kulturën, ndaj pas fitores të Bashkisë Tiranë nga Veliaj, Kryeministri urdhëroi Kryebashkiakun Veliaj të krijojë një shoqëri të madhe për monopolizimin e grumbullimit të mbeturinave në vend. Do jetë interesante të shihen kushtet e koncesionit apo marrëveshjes që do të nënshkruajë Bashkia e Tiranës me këtë kompani monopol, sidomos kushtet financiare.
Sido që të jetë, një gjë është e sigurtë: neosocialistët rilindas dhe naziskinët e neofashistët italianë do të ?punojnë? krah për krah për të pastruar Tiranën./exit.al
Ish-kryeministri Pandeli Majko, njëkohësisht deputet i PS-së...
Partia Demokristiane është rreshtuar në krahë të PD-së për s...
PDIU ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me shoqa...
Në Vlorë ka nisur plazhi nudo. Disa foto të bëra nga plazhi ...
Tifozët e ekipit korçar, 6 herë radhazi kampionë të Shqipëri...
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, shprehet se ngjarja e djeshme, ...
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg rrëz...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se nëse q...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka postuar në rrjete...
Policia e Durrësit ka arrestuar vrasësin e biznesmenit L.Mur...
Në vigjilje të nisjes së punimeve për rindërtimin e sheshit ...
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin 36-vjeçar, i shpallu...
Agjencia Kombëtare e Provimeve e Shqipërisë ka publikuar pë...
Midis eunukëve që iu shërbenin sulltanëve ishte dhe një që q...
Kryeministri Edi Rama ka vënë dje në zbatim planin B për ref...
Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, është aksidentuar me mak...
Nga Artan FugaPër ndeshjen me Rumaninë t’i lemë hartimet me ...
Si zbuluan Lindorët tunelin spiun nën sipërfaqen kufitareNë ...
Toka ka arritur një rekord të ri të nxehtësisë për muajin e ...
Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar gjatë kësaj të prem...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...