web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama anulon projektin e parë të Veliajt/ 4 miliardë lekë më pak se investimi i parashikuar

18 Qershor 2016, 07:59, Aktualitet CNA

Në vigjilje të nisjes së punimeve për rindërtimin e sheshit ?Skënderbej?, kryebashkiakut Erion Veliajt i ka ndodhur një surprizë e pakëndshme, e cila duket se do t?ia hedhë në erë gjithë projektin e shumëreklamuar dhe nga vetë kryeministri Edi Rama. Vetëm pak ditë më parë, qeveria ka vendosur t?ia anulojë Veliajt projektin 10 miliardë lekësh, për ta zëvendësuar me një tjetër që do të kushtojë gati sa gjysma e të parit. Projekti i ri për rindërtimin e sheshit do të kushtojë afro 6 miliardë lekë të vjetra, shkruan “Sot”

Më 16 tetor të vitit të kaluar, Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve mori vendimin për shpërndarjen e fondeve për projekte për programin ?Infrastrukturë vendore dhe rajonale?, pjesë e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve për vitin 2015. Mes të gjitha njësive të qeverisjes qendrore e vendore, si dhe institucioneve e organizatave për zhvillim që paraqitën projektet për financim, ishte dhe Bashkia e Tiranës me disa projekte. Ndër to, spikati projekti për rikualifikimin urban të sheshit ?Skënderbej?, realizimi i të cilit do të kushtonte plot 1.014.543.261 lekë të rinj.

Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve e miratoi projektin dhe pse parashikohej që për vitin 2015 të financoheshin 202.908.652 lekë të rinj, ndërkohë që për dy muaj përfundonte viti. Ndërkaq, sipas këtij projekti, në vitin 2016 do të 405.817.304 lekë, ndërsa për vitin 2017 do të hidhej pjesa tjetër e fondit, në të njëjtën vlerë me vitin 2016. Por çfarë ka ndodhur? Duke qenë se Veliaj nuk arriti ta niste zbatimin e projektit që në 2015, Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve vendosi me datë 13 qershor të këtij viti, pra vetëm pak ditë më parë, të ndryshonte vendimin e vitit të kaluar, duke e anuluar projektin e parë. ?Anulimi i financimit për këtë projekt, që nuk është prokuruar ende, bëhet me kërkesë të sekretariatit teknik pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban nr.3129/1 prot, datë 1.6.2016.

Vlera e financimit për vitin 2015, prej 202.908.652 lekësh, i shtohet portofolit të grantit ?Infrastruktura vendore dhe rajonale?, programi ?Zhvillimi vendor dhe rajonal?, shtylla 1, për vitin 2016. Ky fond të shpërndahet për financimin e projekteve të reja, të thirrjes së dytë, për vitin 2016, dhe/ose të projekteve në vazhdim, të grantit për infrastrukturën vendore dhe rajonale?, thuhet në vendimin e ri të Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, që mban datën 13 qershor 2016. Sipas këtij vendimi, projekti i Veliajt do të financohet për fazën e parë në total në vlerën 640.084.160 lekë. Kjo fazë do të zgjasë dy vite, 2016-2017. Për secilin vit, fondi i investimit do të jetë 320.042.080 lekë.





Lajmet e fundit nga