web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pandeli Majko i përgjigjet Bashës: Djegia e mandateve të opozitës, problem i brendshëm në PD

18 Qershor 2016, 12:02, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Pandeli Majko, njëkohësisht deputet i PS-së, shprehet se problemet e brendshme në PD nuk mund të kthehen në probleme të publikut. Duke komentuar deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cila tha se do të djegë mandatet nëse trafikohen vota për të miratuar Reformën në Drejtësi, Majko shprehet se kjo dobësi e brendëshme partiake të eksportohet në sigurinë kombëtare të vendit.

?Deklarimi i Partisë Demokratike se do të djegi mandatet e veta në Kuvend në se dikush nga grupi i saj voton Reformën e Drejtësisë ka nevojë për një shpejgim. Në se një parti nuk kontrollon grupin e vet parlamentar ky është problemi i saj i brendshëm. Ai nuk mund të kthehet në një problem të publikut, dhe aq më tepër, kjo dobësi e brendëshme partiake të eksportohet në sigurinë kombëtare të vendit.?, shkruan Majko

Më tej, duke replikuar me deklaratën e Bashës, Majko shkruan se: Shqiperia nuk është ajo e vitit 1997 apo 1998. Ajo është anëtare e NATO-s ku siguria dhe sovraniteti i saj ka garanci të cilat nuk shkruhen në facebook.

Në fund, Majko shkruan se i gjithë ky sherr bëhet për një ?gozhdë? dhe se kjo uk është hera e parë që ndodh.

 





Lajmet e fundit nga