web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në Drejtësi/ Basha: Nëse trafikohet vota, opozita djeg mandatet

18 Qershor 2016, 09:50, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se nëse qeveria do të trafikojë qoftë edhe një votë nga opozta për të miratuar Reformën në Drejtësi, pa rekomandimin 88 të Venecias, atëherë opozita do të djegë mandatet.

?Cdo tentative per te trafikuar qofte dhe nje mandat te vetem opozitar me parate e pista te droges dhe krimit qeveritar do te rezultoje ne djegien e mandateve opozitare si hapi i pare drejt pervelimit te parlamentit ilegjitim qe do te jete edhe pergjigjia e merituar e popullit ndaj nje qeverie qe i hap atij lufte, me cdo mjet qe siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit?, shprehet Basha

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm është një provokim dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqëror në vend. Sipas tij, kryeministri Rama kërkon me cdo kusht të kapë drejtësinë.

?Dergimi ne Kuvend i draftit te njeanshem per ndryshimet kushtetuese, eshte nje akt i ulet provokimi dhe nje pershkallezim i krizes dhe tensionit shoqeror ne vend. 
I verbuar nga krimet dhe korrupsioni 3 vjecar, Edi Rama kerkon kapjen me cdo kusht te drejtesise per te garantuar paprekshmerine e tij dhe te bandes qe e rrethon. Kjo manover do deshtoje me turp?, shkruan Basha

Sipas tij rruga e vetme per nje reforme ne drejtesi qe ndeshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin eshte zbatimi i plote i rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias.





Lajmet e fundit nga