web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri i Jashtëm grek: Nuk jemi në luftë me Shqipërinë, për Çamërinë kemi këndvështrime të ndryshme

6 Qershor 2016, 10:10, Aktualitet CNA

Në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se Greqia do të jetë në krah të Shqipërisë për çdo problem. Ai tha se duhet një bashkëpunim dypalësh midis dy vendeve për ti dhënë zgjidhje çështjeve me metodat europiane.

?Duhet ti zgjidhim këto probleme dhe të merremi me të ardhmen. Kemi detyrime për popujt tanë. Duhet të zhvillojmë energjinë, bashkëpunimin në fushën e artit dhe kulturës. Ne duhet ti zgjidhim çështje me mënyrën europiane. Zgjidhja e këtyre çështjeve i jep siguri jo vetëm dy vendeve, por edhe rajonit. Greqia është një nga anëtaret më të vjetra dhe do të jetë në krah të Shqipërisë për çdo problem. Shpresoj që Bushati të pranojë propozimin për takimin në tetor?, tha Kotzias

Për sa i përket çështjes çame, ministri grek tha se dy vendet kanë qasje të ndryshme. Ai u shpreh se një grup i çamëve, bashkëpunuan me gjermanët. Ai tha se ka edhe nga ata çamë që u muslimanizuan në vitin 1911 dhe sot jetojnë në Greqi. Sipas tij, disa individë që pretendojnë se janë çamë, nuk kanë jetuar asnjëherë në Greqi.

?Kemi një grup shumë të madh camësh që janë shqiptar dhe jetojnë në Greqi. Uroj që në këtë grup të ketë prespektivë. Janë disa kristianë të muslimanizuar të vitit 1911 të cilët janë grek. Ekzistojnë edhe disa çamë që bashkëpunuan me gjermanët. Një grup i personave që pretendojnë se janë çamë, por nuk kanë jetuar asnjëherë në Greqi.

Ministri i Jashtëm grek foli edhe për ligjin e luftës, për të cilën tha se dy vendet nuk janë në luftë, Ai kujtoi edhe disa traktate miqësie midis Shqipërisë dhe Greqisë.





08:49 Aktualitet

A bezdis Ben Blushi?

Nga Pëllumb KullaÇfarë solli Ben Blushi me protestën e tij q...

Lajmet e fundit nga