web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eksploziv pranë banesës së ish-drejtorit të Postës, policia: Hetuam dy djem nga Fieri

6 Qershor 2016, 10:04, Aktualitet CNA

Fillimisht, 55- vjeçari u hetua mbi faktin se Naim Kaçorri më herët ka mbajtur disa detyra të rëndësishme, ku ka qenë edhe drejtor i Postës në Dibër, ndërsa bashkëshortja e tij është mjeke. Hetimi nisi edhe ndaj djalit të tij që jeton në Spanjë, por rezultoi se ky person nuk ka pasur probleme në atë vend. Ndërkohë, hetuesit e çështjes nisën hetimet edhe për disa persona të tjerë që banojnë pikërisht në të njëjtin pallat. Burime pranë uniformave blu sqaruan se u hetuan dy djem të rinj nga qyteti i Fierit, të cilët punonin në Tiranë dhe jetonin me qira në pallatin që ndodhi shpërthimi, por rezultoi të mos ishin ata objektivi i atentatit.

Të njëjtat burime pohuan se është duke u hetuar edhe familja që jeton përballë banesës së familjes Kaçorri, për faktin se autori mund të ketë ngatërruar edhe derën e apartamentit. Si pasojë e shpërthimit pati dëme të shumta materiale, kryesisht nga kati i tretë deri në atë të shtatë të pallatit, dhe fatmirësisht jo të dëmtuar në njerëz.





08:49 Aktualitet

A bezdis Ben Blushi?

Nga Pëllumb KullaÇfarë solli Ben Blushi me protestën e tij q...

Lajmet e fundit nga