web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të shtënat me armë në Elbasan/ Zbulohet shënjestra e autorëve

6 Qershor 2016, 08:56, Aktualitet CNA

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm pranë Prokurorisë dhe Gjykatës së Elbasanit.

Nga informacionet e para mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një prej tyre është një punonjëse policie, ndërsa i plagosuri i dytë mendohet se është Bledar Muça. Ky i fundit njihet si miku i ngushtë i Florenc Çapes, ndaj të cilit u krye edhe një atentat vetëm 4 muaj më parë, ku pati 3 viktima, ndërsa Çapja mbeti i plagosur.

Dyshohet se ngjarja e sotme në Elbasan është kryer për hakmarrje. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.





08:49 Aktualitet

A bezdis Ben Blushi?

Nga Pëllumb KullaÇfarë solli Ben Blushi me protestën e tij q...

Lajmet e fundit nga