web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre skenarët e Bujar Nishanit

6 Qershor 2016, 08:12, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës në gati një vit kohë duhet të zgjidhë të ardhmen e tij në politikë dhe jetën publikë. Bujar Nishani nuk duket të jetë pa alternativa dhe për më tepër ?betejat? për to i ka zhvilluar fort.

Së pari, alternativa kryesore është dëshira e tij për tu rizgjedhur President i Republkës. Në rast se PS nuk siguron 71 votat në zgjedhjet e ardhshme, Nishani mund të rizgjidhet president, kuptohet me votat e PD-së dhe Ilir Metës. Ky i fundit e kontestoi zgjedhjen e Nishanit në 2012 por këto 5 vite për kreun e LSI-së Nishani ka qenë një president ?shembullor?. Shumë beteja të tyre kanë qenë të përbashkëta. Në fakt tani në momentet e fundit në prag të reformës në drejtësi, presidenti ngelet me më pak kompetenca.

Alternativa e dytë, por më e vështira është ajo që flitet së fundi në oborrin e opozitës dhe qarqet politike. Nishani po përgatitet të kandidojë për kreun e PD-së në rast se opozita humb zgjedhjet në vitin 2017. Një humbje që do kërkonte nga shumë faktorë largimin e Lulzim Bashës dhe i hapte mundësinë Nishanit, të ishtë në garën për kryetar. Një garë  ende hipotetike por e shpresueshme nga shumë rryma në PD.

E fundit është një levizje që duket më e thjeshta. Ai kalon në hije si ish-paraardhësit e tij, por mosha e re të bën të dyshosh tek ky veprim./citynews

 





Lajmet e fundit nga