Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Presidenti i Republikes e ka ashpersuar gjuhen kunder maxhorances ne pushtet kohet e fundit.
Askush nuk mundet te te jape nje pergjigje te sakte, mbi arsyet e ketij caku te ri te Presidentit ne raport me qeverine posacerisht.
Jane nje mori me ?beteja? qe Presidenti Nishani ka zhvilluar e po zhvillon.
Nje pjese jane teresisht banale, politike dhe teresisht jashte statusit te tij kushtetues.
Nje pjese tjeter nder to, kane nje thelb parimor por qe thelle thelle, rezultojne te jene veshur me interesa te forta personale, familjare, pasurore posacerisht.
Beteja e Presidentit Nishani kunder ligjit te ri qe trajton ceshtjen e pronave te njohura, por ende te pakthyera e te pa komopesuara deri ne fund, eshte tejet interesante, personale, familjare dhe ka ne fature miliarda leke.
Skandal.al zoteron nje raport te plote mbi 16 vendime per njohje, kthim dhe kompesim, te pronave te familjes se Presidentit Nishani.
Ne po e sjellim ate te plote per cdo lexues te interesuar.
Natyrisht, ceshtja nuk qendron ne faktin se Presidenti ka nje familje me interesa te medha pasurore. Nese ato jane te gjitha te ligjshme, Presidenti dhe familja e tij duhet ti gezojne.
Problemi ne fakt eshte tek beteja e tij e forte kunder ligjit te ri.
Per vite te tere, politikane-deputete dhe ministra, ne Partine Demokratike dhe qeverite e ndertuara prej saj, kane ushtruar presion te forte dhe kane arritur te hartojne e ndryshojne disa here ligjin qe trajton njohjen, kthimin dhe kompesimin e pronave. Jozefina Topalli, Bujar Nishani dhe tani ne fund fare Oerd Bylykbashi, ja kane dale te hartojne e miratojne ligje qe maksimalizojne perfitimet nga vendimet per pronat.
Nje pjese e madhe e formulimeve te tyre e kane cuar vleren e detyrimeve te buxhetit te shtetit per ta, ne efir.
Nje fakt bie ne sy; askush nuk ka hetuar kurre konfliktin e interesit mes kesaj kaste politike, vendimmarrjes se tyre dhe, interesave te forta personale, familjare, pasurore qe i kane regulluar si kane dashur permes ketyre ligjeve.
Rasti tipik qe shkelqen tani eshte ai i Presidentit Nishani.
Presidenti Nishani eshte angazhuar personalisht kunder ligjit te ri qe jep nje zgjidhje te drejte e te arsyeshme, per te trajtuar perfundimisht, ceshtjen e pronave te njohura.
Te ishte fjala per ligjerimet e tij publike, shqetesimi do ishte minor. Presidenti me fjalimet e tij konsiderohet nga politik dhe i njeanshem, deri ne medioker pa asnje vlere.
Fjala eshte per veprimet e tij konkrete si brenda ashtu edhe jashte vendit, duke perdorur pushtetin qe ka natyrisht.
Presidenti ktheu pas ne Kuvend ligjin e miratuar dhe, argumentat qe rreshtoi ishin te lidhura pa fund me interesin e tij personal dhe familjar. Presidenti e vijoi betejen e tij, duke e derguar ligjin e miratuar serish ne Gjykaten Kushtetuese dhe, ka shtuar pa fund presionin ndaj asaj gjykate, po serish per interesin e tij personal dhe familjar.
Presidenti ka dekretuar vete nje numer te konsiderueshem, te anetareve te kesaj gjykate duke krijuar shumice atje. Ata sot jane ne detyre.
Gjykata ende nuk ka marre nje vendim te qarte per kete ceshtje.
Por perseri, ajo qe te bie ne sy ka te beje me situaten e qarte te konfliktit te interesit, ne te cilen, ndodhet Presidenti i Republikes.
Nje muaj me pare, Gjykata Kushtetuese gjykoi nje ceshtje te tille-konflikti interesi dhe vendosi nderprerjen e menjehershme te mandatit te deputetit Kokedhima.
Vendimi ishte i drejte, por interesi ne kete rast materializohej ne vetem disa mijera leke.
Interesi i qarte i Presidentit Nishani ne rastin e tij eshte me nente zero, i faturuar ne miliarda leke.
Po Presidentin kush e heton dhe gjykon per kete?
Edhe nje here tjeter, ne kete pike, mbetet e qarte se ne Shqiperi, nje grusht zyrtaresh kane fituar imunitet absolut-prej sistemit anetaret e te cilit i emerojne vete, per cfaredo lloj hetimi e gjykimi, nderkohe qe permbushin cdo dite interesat e tyre pasurore duke perdorur pushtetin politik qe kane.
Presidenti Nishani nuk flet kurre per kete ceshtje. Por ai i ka shtuar ligjerimeve te tij te fundit, termin?oligark?, i perseritur deri ne bezdi ne betejen e tij te perditshme me qeverine.
Po ai vete a eshte nje i tille?
Fatura me nente zero e perfshire ne betejen e tij me qeverine, duke perdorur pushtetin kushtetues ne permbushje te interesave pasurore, e ben te tille, oligark me nente zero.
Nje tender as qe ka vlere para kesaj.
SkaNdal.al
Raport permbledhes
Informacion mbi vendimmarrjet e instutucionit për kthim kompesim prone-ne vite, për interesa pasurore, ne cilesine e trashigimtarëve ligjorë apo përfaqësues ligjor, për individët e poshtecituar që përfitojnë nga këto vendime.
Nga puna me vendimmarrjet ne kohe te ndryshme, rezulton se, në interes pasuror të te lartëpërmëndurve gjatë peridhës kohore 1994-2009 janë marrë 16 vendime, kthim dhe kompesim prone.
Në qytetet (qarqet) Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Gramsh.
Shumatorja e sipërfaqeve të kthyera në baze të vendimeve të dhëna është 44.291,5 m2 (4.43 Ha) Vlera financiare e kësaj sipërfaqe e llogaritur me hartën e vlerës në fuqi është 857.195.929 Leke ( tetëqind e pesëdhjetë e shtatë milion e njëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzete nëntë).
Shumatorja e sipërfaqeve për tu kompesnsuar është 791.951,3 m2 (79.2 Ha).
Detyrimi i shtetit për të kompensuar këto vendime sipas dispozitave në fuqi, arrin në vlerën 3.214.981.569,7 leke (tre miliard e dyqind e katërmbëdhjet milion e nëntëqind e tetëdhjetë e një mijë e pesëqind e gjashtëdhjet e nëntë ).
Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës për kompesim, vlera e sipërfaqes që shteti ka detyrim për të kompensuar subjektet, sipas 16 vendimeve të marra është 444.860.426,8 leke (katërqind e katërdhjetë e katër milion e tetëqind e gjashtëdhjetë mijë e katërqind e njëzete gjashtë ).
Informacion për përcaktimin e vlerës për 16 vendimet për kthim kompensim prone:
Sipas dispozitave ligjore vlera e sipërfaqes për kompesim është 3.832.015 leke
(tre milion e tetëqind e tridhjetë e dy mijë e pesëmbëdhjetë ).
Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës ky subjekt konsiderohet i kompensuar.
Vlera e sipërfaqes për kompensim, sipas të dy ligjeve është 11 282 040 (njëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e dy mijë e dyzet) lekë.
Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës, vlera e sipërfaqes për kompensim është 26.838.600 leke ( njëzet e gjashtë milion e tetëqind e tridhjetë e tetë mije e gjashtëqind ).
Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 4.581.888 leke (katër milion e pesëqind e tetëdhjetë e një mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë).
Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 41 093 808 leke
(dyzet e një milion e nëntëdhjetë e tre mijë e tetëqind e tetë).
Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 32 624 474 leke
(tridhjetë e dy milion e gjashtëqind e njëzet e katër mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër).
Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 27 348 144 leke
(njëzet e shtatë milion e treqind e dyzet e tetë mijë e njëqind e dyzet e katër).
Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 6 300 096 leke
(gjashtë milion e treqind mijë e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë.
Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 288 325 800 leke
(dyqind e tetëdhjetë e tetë milion e treqind e njëzet e pesë mijë e tetëqind).
Sipas dispozitave ligjore ne fuqi, vlera e sipërfaqes për kompensim është 2.680.603.695leke (dy miliard e gjashtëqind e tetëdhjetë milion e gjashtëqind e tre mijë e gjateqind e nëntëdhjetë e pesë ).
Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës ky subjekt konsiderohet i kompensuar.
Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 5.788.500 leke (pesë milion e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e pesëqind).
Sipas dispozitave ligjore ne fuqi, vlera e sipërfaqes për kompesim është 22.474.752 leke (njëzet e dy milion e katërqind e shtatëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy ).
Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës detyrimi subjekti do kompensohet në vlerën 677.076 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë ).
Sipas dispozitave ligjore ne fuqi, vlera e sipërfaqes për kompesim është 1.807.698 leke (nje milion e tetëqind e shtatë mijë e gjashtqindë e nëntëdhjetë e tetë).
Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës ky subjekt konsiderohet i kompensuar.
Sipas dispozitave ligjore ne fuqi, vlera e sipërfaqes për kompesim është 14.416.839 leke (katërmbëdhjetë milion e katërqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e nëntë).
Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës ky subjekt konsiderohet i kompensuar.
Sipas dispozitave ligjore ne fuqi, vlera e sipërfaqes për kompesim është 7.159.200 leke (shtatë milion e njëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e dyqind) lekë.
Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës ky subjekt konsiderohet i kompensuar.
Sipas dispozitave ligjore ne fuqi, vlera e sipërfaqes për kompesim është 15.929.220 (pesëmbëdhjetë milion e nëntëqind e njëzet e nëntë mijë e dyqind e njëzet) lekë.
Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës ky subjekt konsiderohet i kompensuar.
Nga vendimet e mësipërme të vlerësuara, rezulton se për 6 prej tyre, subjekti i shpronësuar konsiderohet i kompensuar. Vlera totale e tyre sipas formulës së ligjit të ri është 444 860 426.8 lekë. Duke i përllogaritur sipas formulës me ligjin e vjetër vlera totale rezulton 3 214 981 569.70 lekë.
skandal.al
Z.Brozi, nesër kryeministri Rama dhe kryetari i PD Basha do ...
Deputeti Eduart Ndocaj ka zhvilluar një takim në Itali me ft...
Prokuroria Speciale në Maqedoni ka paralajmëruar konferencë ...
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi ...
Një zyrtar i lartë i USAID-it thotë se është një nga përparë...
Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident ...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruça...
Eurodeputeti italian Gianluca Buananno, deputet i Lega Nord ...
Takimet e liderëve politikë konkurentë, nuk janë anormalitet...
Fotot ekskluzive për citynews.al janë marrë në Berat. Në to ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh urimi...
Një fëmijë 10 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jet...
Ditën e premte, në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë mesazhin e një q...
Heroina kryeson sot tregun e paligjshëm të drogës në Evropë ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë mesazhin e një q...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste është shprehur gjatë...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shpërndarë një mes...
Partia Demokratike ka shpërndarë listën fituese të Këshillit...
Në kuadër të projektit për periudhën mars-prill-maj 2016 ISP...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...