web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti mbi demokracinë partiake/ Bashkia Vlorë

5 Qershor 2016, 14:46, Aktualitet CNA

Në kuadër të projektit për periudhën mars-prill-maj 2016 ISP publikon raportin e parë lokal mbi demokracinë e brendshme dhe treguesit e cilësisë së funksionimit të partive politike në bashkinë Vlorë.

Raporti bën monitorimin e demokracisë partiake lokale, evidenton të dhëna, fenomene dhe zhvillime më rëndësi në këtë drejtim, si dhe përmes tyre ndihmon të bëhet diferenca midis bilancit lokal të demokracisë së brendshme me analizën kombëtare të saj. Raporti është bazuar në të dhëna të marra nga partitë politike, nga media lokale, nga intervistat dhe rastet e monitorimit konkret të proceseve të ndodhura, si dhe nga burime të tjera të ligjshme.

Ky është raporti i parë i këtij lloji në Vlorë përgjatë 26 viteve, ndaj ka vlerë referimi për të ardhmen, aq më tepër kur raporte të tilla do të vijojnë edhe në dy faza të tjera të projektit www.politike.al, mundësuar nga ISP dhe FES. HYRJE Bashkia Vlorë konsiderohet prej vitesh një bastion politik i të majtës. Mandati i fundit drejtues i të djathtës në Vlorë është i vitit 1996 në zgjedhjet parlamentare e lokale. Prej atëherë (20 vjet) e majta ka pasur përfaqësim dominues parlamentar dhe ka drejtuar rregullisht bashkinë e Vlorës. Me ndarjen e re administrative Vlora gjithashtu zgjerohet edhe me njësi të tjera dhe diferenca në vota midis dy krahëve politike mbetet e dukshme, krahasuar me shumicën e bashkive të tjera të mëdha të vendit.

Në zgjedhjet e fundit lokale (2015) në votimin në mazhoritar kandidati i të majtës mori rreth 32 mijë vota ndaj 17 mijë votave të kandidatit të djathtë, ose 61% me 33% të votave. Në votimin në proporcional koalicioni i majtë fitoi 68% të votave ndaj 27% të koalicionit të djathtë, PS si subjekt mori mbi 21 mijë vota, ndaj 10 mijë votave të fituara nga PD. Në Këshillin Bashkiak Vlorë e majta ka 29 këshilltarë dhe e djathta 11 këshilltarë. Në koalicionin e majtë PS ka 18 këshilltarë ndjekur nga LSI me 5 këshilltarë, kurse PD ka 9 këshilltarë ndjekur nga dy parti të vogla me nga 1 këshilltar.

Që prej zgjedhjeve parlamentare 2013 ka pasur ndryshime drastike në drejtimin e degëve të dy partive kryesor politike në Vlorë, PS e PD-së. Dy partitë ndryshuan krerët lokalë, dhe me organizimin e ri territorial, edhe organizimin lokal.

Kliko në link për të lexuar raportin e plotë: http://politike.al/wp-content/uploads/2016/06/RAPORT_-_DBP_-_VLORE.pdf





Lajmet e fundit nga