web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arian Galdini – portalit: Përgënjeshtroni lajmin ose do t’ju kallëzoj në Prokurori

5 Qershor 2016, 09:27, Aktualitet CNA

Kreu i LDE, Arian Galdini, ka kërkuar përgënjeshtrimin e lajmit të publikuar nga një portal anonim, i cili e akuzon atë si trafikant droge dhe si një njeri që ka bërë 7 muaj paraburgim në vitin 1996, pasi u kap me 5 kg hashash.

Përmes një njoftimi zyrtar, Galdini shprehet se edhe pse e ka përgënjeshtruar lajmin, portali anonim, por edhe portale të tjera që i janë referuar atij, nuk e ka bërë diçka të tillë.

Kreu i LDE, Galdini, i ka kërkuar sërish portalit në fjalë, të përgënjeshtrojë lajmin, ti kërkojë atij ndjesë publike dhe të heqin menjëherë lajmin nga webi.

Në rast portali nuk i plotëson këto kërkesa, Galdini do ta kallëzoj atë penalisht për shpifje dhe civilisht për dëmtim të imazhit dhe dinjiteti, duke kërkuar dëmshpërblim financiar.

Gjithashtu, Galdini i ka kërkuar edhe portaleve të tjera, të cilat kanë raportuar lajmin, të heqin atë nga webi dhe të kërkojnë falje. Në rast të kundërt, ai do ti padisë në prokurori.

 





Lajmet e fundit nga