web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Enno Bozdo shqyen PD-në e Durrësit

5 Qershor 2016, 11:42, Aktualitet CNA

Situata në degën e Partisë Demokratike në Durrës sa vjen dhe rëndohet. Ditën e sotme, rreth mesditës, Sekretari Organizativ i PD, Enno Bozdo, ka shkuar në zyrat e degës në Durrës dhe ka dhunuar ambientet e saj.

Burime nga dega e PD Durrës thanë për citynews se Enno Bozdo ishte i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Pëllumb Berisha, nga sekretarja e degës, Dejana Burgija e cila njihet si ish-mbështetësja e Edi Ramës në fushatën e vitit 2007 dhe nga bashkëshorti i saj Tan Burgija.

Të njëjtat burime theksuan për citynews se me një akt skandaloz, Enno Bozdo së bashku me çiftin Burgija dhe pa praninë e anëtarëve të kryesisë së PD-së në Durrës kanë thyer dyert e degës dhe kanë hyrë në zyrat e saj, përfshirë edhe zyrën e kreut Osman Stafa.

Mësohet se pas hyrjes me dhunë në selinë e PD në Durrës, personat e sipërpërmendur kanë ndryshuar çelësat dhe bravat e dyerve të zyrave.

Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka kundërshtuar fort vendimin e kryetarit demokrat, Lulzim Basha, për zhvillimin e zgjedhjeve dhe mbi të gjitha ndarjen e degës. Kjo mesa duket ka qenë edhe arsyeja e kësaj ?grabitjeje? të zyrave të PD në Durrës nga Enno Bozdo dhe çifti Burgija./citynews





Lajmet e fundit nga