web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artur Bushi falsifikoi dokumentat/ I dënuar me emër tjetër

5 Qershor 2016, 10:42, Aktualitet CNA

Prokuroria e Përgjithshme ka informacione se Artur Bushi, kreu i Bashkisë së Krujës, është një i dënuar në Itali. Bushi mësohet se e ka fshehur këtë dënim në formularin e vetëdeklarimit, çka përbën edhe një vepër penale.

Nga ana tjetër, akuza thotë se ka dyshime se krahas ndalimeve në vitin 1996 dhe në vitin 2000, Bushi ka edhe një tjetër dënim në Itali, kësaj here me një emër tjetër. Mësohet se ai ka përdorur edhe gjeneralitetet Kastriot Cakoni dhe nën këtë emër, ka kryer një dënim.

“Shqip” shkruan se nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se Bushi ka falsifikuar dokumentet dhe ndaj tij mund të ngrihet një akuzë penale, e cila është vendosur në Kodin Penal pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit. Ka qenë vetë Prokuroria e Përgjithshme ajo që ka njoftuar për këtë hetim, teksa i ka kërkuar KQZ-së informacion zyrtar, që të gjurmojë më tepër këtë të zgjedhur vendor.

Për kryebashkiakun e Kavajës, Prokuroria sqaron se do të vijojë hetimet duke kërkuar informacion në dy shtete. ?Struktura ?Për Dekriminalizimin? në Prokurorinë e Përgjithshme ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të kryejë verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit të kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dijeni nga struktura ligjzbatuese mbi disa të dhëna, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar lidhur me të shkuarën e këtij subjekti jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë?, thotë akuza qendrore.

Akuza qendrore ka marrë informacione, kryesisht nga SHISH-i, se Artur Bushi ka përdorur emër tjetër në Itali. Ai është njohur edhe si Kastriot Cakoni, ndërsa ka dyshime se ai është dënuar në vendin fqinj. Në ditët në vijim, akuza do t?i kërkojë drejtësisë italiane të dhëna zyrtare, me anën e letërporosisë, nëse Bushi është dënuar apo jo.
Në formularin e vetëdeklarimit, Bushi ka shkruar se ka pasur vetëm emrin aktual, dhe jo atë me të cilin dyshohet se është dënuar jashtë vendit. Ndërkohë, ai ka shkruar se në vitin 1996 është ndaluar për verifikim në qytetin Caserta në Itali. Më pas, është liruar nga gjykata. Më vonë, ai është ndaluar për rreth 9 muaj, që nga qershori 2010 e deri në mars 2011 në Busto Arsizio në Itali, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

Bushi ka shkruar se hetimet janë pushuar dhe ai ka dalë i pafajshëm për të gjitha akuza, si person që s?ka lidhje me çështjen. Madje, ka shkruar se dosja është arkivuar. Njësoj si Rroshi, edhe Bushi ka deklaruar se nuk i kujtohet vepra penale për të cilën është hetuar apo verifikuar në Itali, në vitin 1996.





Lajmet e fundit nga