web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri i Jashtëm grek në Tiranë/ Shpëtim Idrizi: Çështja “çame” ekziston, varret masive e vërtetojnë

6 Qershor 2016, 08:08, Aktualitet CNA

Shoqata ?Çamëria? ka protestuar sot përpara ministrisë së Jashtme ku do të zhvillohet takimi midis ministrit Ditmir Bushati dhe homologut grek Nikos Kotzias.

Kësaj proteste iu bashkua edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, në cilësinë  anëtarit të kësaj shoqate. Ai tha se po kërkojnë të drejtat e të gjithë shqiptarëve dhe se ka ikur koha kur Greqia mund të bëjë agjenten e Shqipërisë dhe të kushtëzojë negociatat për në BE.

Sipas Idrizit, çështja çame është një cështje e drejtë, ndërsa theksoi se shtetit grek, është sjellë me arrogancë. Idrizi nënvizoi rëndësinë e ngritjes së varreve të shqiptarëve në Greqi. Ai tha se në Shqipëri po ngrihen varrezat e ushtarëve grek, të cilët kanë rënë si pushtues, por në Greqi nuk ndodh e njëjta gjë. Kreu i PDIU tha se ata i dinë ku janë varret masive të shqiptarëve në Greqi, dhe janë pikërisht ato varre që vërtetojnë ekzistencën e çështjes çame.

Gjithashtu, Idrizi ka kërkuar nga shtetit grek të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë.





Lajmet e fundit nga