Basha: Buxheti i shtetit do financojë ndërtimin e një infrastrukture moderne për peshkimin dhe do të subvencionojë këtë sektor
Ndonëse 300 familje jetojnë vetëm me peshkimin në Sarandë, k...
Prokuroria shqiptare formuloi para disa ditësh akuzën penale për ish-drejtorin e CEZ Albania, Josef Hysek, sipas të cilës çeku që drejtonte kompaninë në fjalë ka abuzuar në shifrën e 5 milionë dollarëve. Kjo është një shifër të cilën e pretendon organi i akuzës dhe që do të duhet të konfirmohet nga gjykata. Marrja në konsideratë e kësaj akuze, të shtyn që të shtrosh disa pyetje mbi mënyrën e realizimit dhe përmbajtjen e Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ në momentin e kalimit të aksioneve sërish drejt shtetit shqiptar.
Deklarata politike që i vuri kapak këtij negociimi ishte se ?kështu shpëtuam nga një Vaterlo financiare?, bashkë me ndonjë deklaratë tjetër se ?ministri Gjiknuri do të hyjë në histori?. Gjithë kësaj kohe, këtë lloj marrëveshjeje, të vënë në pikëpyetje nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ka shoqëruar propaganda e transformimit të sektorit dhe kthimi i tij në sektor me fitim. Edhe nëse është kështu, kjo është detyrë e administruesve dhe nuk ka sesi të mbulojë problemet, madje fajet eventuale të negociatorëve të Marrëveshjes, që i solli Shqipërisë 472 milionë euro dëm, sipas KLSH-së.
Akuza e Prokurorisë është pra dënimi hipotetik me vdekje i logjikës me të cilën u operua në negociimin me CEZ. Një negociim, që po t?i referohemi dosjes së plotë të Prokurorisë, publikuar ditë më parë nga ?shqiptarja.com?, u krye pa u mbledhur asnjëherë Grupi përkatës. Dosja, bashkë me formulimin e akuzës vënë përpara shqiptarëve një çështje e cila ka këtë tekst: ?dyshojmë se ju kanë vjedhur 472 milionë euro, që vitin e parë të ndryshimit të qeverive?. Dhe ky tekst kërkon medoemos një hetim.
Ajo që po ndodh, madje këto ditë, është një nga dëshmitë e radhës që flet për llumin ku është zhytur e gjithë klasa politike. Ndërkohë që Prokuroria ngre një akuzë, Partia Demokratike depoziton kërkesën për hetim parlamentar të procedurave të Marrëveshjes së Negociimit. Me gjasë për të ushqyer hetimin penal, e pse jo për ta zgjeruar objektin e tij, nga një akuzë për Hysek si përfitues i 5 milionë eurove, drejt zbardhjes së pyetjes: përse qeveria shqiptare nuk bëri paraprakisht audit përpara se të firmoste marrëveshjen?
Nëse do të na lejohet të supozojmë, një audit që do të kishte konstatuar këtë batërdi që ka bërë Hysek, me siguri që Vaterloja financiare do të ishte kërcënim për tjetërkënd.
Por nuk mbaron këtu. Nëse opozita ndjek një axhendë që synon të godasë për të mbyllur hesapet e qeverisjes së vet, ajo efektivisht po kalon në sulm pa humbur ndonjë gjë nga imazhi i vet. Paradoksalisht është pushteti aktual ai që kalon në mbrojtje me një kërkesë të dytë, atë për hetimin e procedurave të Privatizimit të CEZ. Në foton bashkëngjitur mund të shikohet se qeveria aktuale(PS)ka ndarë zërat përkatës ku ndërton edhe llogarinë e abuzimit që sipas saj arrin në 414 milionë euro.
Pra diçka afër thagmës së Damian Gjiknurit prej 472 milionë eurosh. Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha që atakohet në këtë rast, ka pranuar hetimin e procedurave të privatizmit.
Por përse tani kjo kërkesë nga PS-ja?
Shqiptarët qeverisen nga një qeveri që ka ardhur me moton për të bërë shtet dhe në këtë çështje, madje sidomos në këtë çështje, ajo shumë mirë mund të niste që në fillim, zbardhjen e procedurave, dokumentacionit, veprimeve të kryera dhe llogaritjen e dëmit. Atë që e bën sot me dokumentin në fjalë.
Pse nuk ka ndodhur kjo?
Mund të hamendësohet gjithçka: që nga fakti se kreu i opozitës Luëlzim Basha ka folur për 400 milionë euro të ikura diku nga ?Panamaja?, te fakti se kjo që po ndodh me Hysek dhe prokurorinë e vë në siklet të madh qeverinë dhe sidomos transparencën e saj, e deri te mendimi tjetër se thjesht qeveria nuk ka patur kohë. Njësoj si për zgjedhjet në PS.
Kjo është nga ato çështje të cilat e infektojnë perceptimin me imagjinatën e një megakorrupsioni, përpara se faktet t?i japin asaj përmasën reale. Si e tillë ajo kryen më së miri atë barazimin mes të djeshmëve që ikën dhe të sotmëve që po e shtyjnë në qeverisje, ndërkohë që kanë bindur të gjithë në Shqipëri se CEZ, është fjala që lidh dhe bashkon në një emërues tre politikanët krysorë në vend. Është nga ato çështje që nëse do të kishte vullnet real për të bërë shtet, jep mundësinë e krijimit të bazave të vërteta për ?t?u ndarë nga e kaluara?, siç e thotë një varg i ish-popullit opozitar. Por, dhe kjo është një ?Por? i madh, Korrupsioni që jeton e mbarështohet ?në të gjitha degët e qeverisjes? nuk është e Kaluara. Edhe sikur Rilindja të ndodhte vërtet.
CEZ dhe gropa që është hapur me financat e kompanisë, janë sfidë më vete për shtebërjen, por edhe një barrë morale, nga e cila shumica aktuale nuk shpëton dot kollaj./respublica
Ndonëse 300 familje jetojnë vetëm me peshkimin në Sarandë, k...
Pas lajmit që citynews publikoi disa ditë më parë në lidhje ...
Pas denoncimeve të vazhdueshme të citynews për konkursin e n...
Të enjten, në ambientet e Departamentit të Gazetarisë dhe Ko...
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas 41-vjeçar pasi a...
Bashkia e Tiranës ka nisur prishjen e banesave për të ndërtu...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka nisur dje zyrta...
Në kuadër të vizitës së Kryeministrit Rama në Ëashington, u ...
Citynews, dje ka publikuar disa lajme në lidhje me takimin e...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas 32-vjeçar pasi ...
Do jeni shume provokues sot ju qe keni një lidhje dhe do e b...
Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e ...
Punonjës të shërbimeve sekrete hapin firma fiktive për mbuli...
Presidenti Bujar Nishani është shprehur se kundërshtarët më ...
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se salla e Kuvendit mu...
Kush ishte në të vërtetë Adolf Hitleri dhe si shpjegohet ngj...
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme nj...
Moderatori i emisionit “Top Story”, Sokol Balla ka kritikuar...
Drejtori i komanduar i RTSH-së, Martin Leka ka folur me gjuh...
Sot Parlamenti Evropian kritikoi Qeverinë shqiptare mbi plan...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...