Banorët e fshatit Gjashtë në Sarandë në “alarm”/ Shtylla elektrike, rrezik i vazhdueshëm
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Presidenti Bujar Nishani është shprehur se kundërshtarët më të egër dhe më të ashpër protestuesve kundër betonizimit të liqenit, janë rrogëtarët e mafies së betonit në Tiranë. Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion”, Nishani tha se do të denoncojë këtë mafie,pavarsisht se ai është Kreu i Shtetit apo qytetar i thjeshtë.
Pjesë nga intervista
Gazetarja: Megjithatë zoti President kjo është një çështje e diskutueshme, pasi ka dhe nga ata që mendojnë se duhet një park, një vend ku të luajnë fëmijët le të themi mbi moshën 5 vjeç. Ju e cilësuat veten si qytetar i parë i Shqipërisë ndërkohë që edhe Erjon Veliaj mund ta cilësojë veten si qytetar i parë i Tiranës, pasi ai është votuar për këtë. Ndërkohë numri i atyre që protestojnë është le ta konsiderojmë shumë të vogël me numrin e atyre që e kanë votuar atë si Kryetar Bashkie. A mendoni se duke pasur votat si Kryetar Bashkie, Erjon Veliaj ka të drejtën e tij të vendosë dhe më pas të gjykohet po me anë të votës për një vendim që ai mendon se është i drejtë, sikundër ai paraardhësit e tij kanë vendosur për të bërë një shesh siç ishte Sheshi Skënderbej, siç e bëri ish-kryetari apo veprimet e tjera që kanë bërë ish-kryetarët e Bashkisë? Pra, a duhet lejuar një Kryetar Bashkie dhe duke mos u paragjykuar nga ana e Presidentit për të marrë një vendim që është në fakt kompetencë e tij?
Presidenti Nishani: Unë e thashë dhe pak më parë se zyrtarët votohen dhe u delegohet pushteti i qytetarëve përmes votës për të menaxhuar punët dhe për të ofruar shërbimet. Por, ka akt rregullator për mënyrën se si veprojnë të zgjedhurit, kushdo qofshin ata: që nga Presidenti i Republikës dhe deri tek Kryetari i Bashkisë. Është Kushtetuta, janë ligjet, të cilat jemi të detyruar t?i respektojmë dhe përmes zbatimit të tyre të ofrojmë këto shërbime dhe kontributet tona. Qytetarët nuk delegojnë lirinë e tyre, nuk delegojnë të drejtën e tyre as tek Presidenti, as tek Kryeministri, as tek Kryetari i Bashkisë. Qytetarët kanë të drejtë që në momentin që shohin që keqpërdoret pushteti, dhunohet e drejta e tyre, privohet liria e tyre, cenohet ambienti jo vetëm ambienti në kuptimin fizik të fjalës, por dhe modeli që kemi ndërtuar dhe modeli të cilin ne kemi deleguar këto pushtete tek njerëz të caktuar në momente të caktuara për mandate të caktuara. Atëherë është e drejta më elementare e qytetarëve të cilët ta kundërshtojnë në mënyrë paqësore, civile dhe ligjore. Këta djem dhe vajza që dikush i shikon dhe thotë që janë pak, unë besoj që ndoshta në numër është më i vogël nga votat që ka marrë një Kryetar Bashkie apo një Kryeministër, por asesi nuk mund të krahasohet ndoshta me ndjeshmërinë dhe perceptimin që mund të kenë mijëra dhe qindra mijëra të tjerë të cilët edhe për fakte dhe rrethana të tjera nuk ofrohen. Shikoni ju se çfarë kundërvënie i bëhet zërit të tyre, se çfarë sulmi i bëhet zërit dhe qëndrimit të tyre. Cilët janë sot kundërshtarët e atyre djemve dhe vajzave? Kundërshtarët më të egër dhe më të ashpër të atyre djemve dhe vajzave janë rrogëtarët e mafies së betonit në Tiranë. A mundem unë që si President i Republikës të trembem, kompleksohem apo të tërhiqem nga këto relacione, angazhime? Kurrsesi, përndryshe nuk do ta meritoj asnjë ditë qëndrimin tim në zyrën e Presidentit të Republikës.
Gazetarja: Por a e tejkaloni ju kompetencën tuaj duke folur për këtë mafie betoni ndërkohë që kjo është detyrë e Prokurorisë për të hetuar dhe marrë vendime?
Presidenti Nishani: Patjetër! Prokuroria duhet ta hetojë, unë e denoncoj dhe ju siguroj do të vazhdojë ta denoncoj, pavarësisht në se jam President apo qytetar i thjeshtë.
Gazetarja: Pavarësisht vendimit të Prokurorisë nëse Prokuroria do të vendosë në krahun që ju nuk e mbështesni, do të thotë që Presidenti dhe Prokuroria kanë qëndrime të kundërta për një çështje. Pra, ju e mbivendosni qëndrimin tuaj mbi atë të Prokurorisë që është institucioni që jep verdiktin për një ngjarje?
Presidenti Nishani: Ka dy gjëra të ndryshme mbi këtë. Së pari, Presidenti nuk mbivendoset tek Prokuroria, sepse Prokuroria nuk varet nga Presidenti i Republikës, është Parlamenti, i cili e monitoron dhe gjykon veprimtarinë e Prokurorisë. Pa dyshim që mospërputhja e mendimeve dhe gjykimeve midis Presidentit dhe Prokurorisë është normale nuk ka asgjë anormale në këtë rast. Në rastin konkret unë e quaj krejt të paarsyeshme mosveprimin dhe përgjumjen e Institucionit të Prokurorisë në raport me veprimtarinë që?.
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se salla e Kuvendit mu...
Kush ishte në të vërtetë Adolf Hitleri dhe si shpjegohet ngj...
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme nj...
Moderatori i emisionit “Top Story”, Sokol Balla ka kritikuar...
Drejtori i komanduar i RTSH-së, Martin Leka ka folur me gjuh...
Sot Parlamenti Evropian kritikoi Qeverinë shqiptare mbi plan...
Zyra e Shtypit e Kryeministrisë ka publikuar vetëm 3 rreshta...
Edhe deputeti socialist Taulant Balla, ka mbajtur të njëjtin...
Një takim që po shitet mediatikisht si një kulm i suksesit t...
Ashtu siç raportoi më herët citynews, Kryeministri Edi Rama ...
Në qendra ditore të rehabilitmit të përdoruesve të drogës, ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se hija e kreut të PD...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ironizoi sot ...
Investitorët e huaj kanë konsideruar reformën në drejtësi si...
Tenderi për dhënien me koncesion të Hidrocentralit të Poçemi...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse do të zgjidhte ...
Organet greke kanë zbuluar pjesën e tretë të një ngarkese të...
Anëtari demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Charles Rangel, k...
Një fëmijë dy vjeçar është filmuar teksa goditet në fytyrë d...
Pas largimit të bujshëm të ish kryetatimorit të Tiranës, And...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...