web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtyrja e kontratës/ Haxhinasto i fali monopolit të Rinasit 20 milionë dollarë

10 Prill 2016, 07:49, Aktualitet CNA

Qeveria shqiptare ka vendosur t?i falë të paktën 20 milionë USD kompanisë koncesionare të aeroportit të Rinasit, Tirana International Airport me marrëveshjen e re që u firmos më 1 prill 2016.

Sipas të dhënave zyrtare të saj, TIA ka deklaruar 1.1 miliard lekë të rinj fitime neto në vitin 2013 dhe 1.2 miliard lekë në 2014. Pra ky koncesion fiton afro 10 milionë USD në vit, në vendin tonë të varfër. Për 2 vitet shtesë që iu dhanë nga negociatat më të fundit me Ministrinë e Transporteve dhe atë të Ekonomisë, në këmbim të hapjes së aeroportit të Kukësit, TIA pritet të fitojë afro 20 milionë USD.

Gazeta “Sot” shkruan se ky nuk është i vetmi lëshim që iu bë së fundmi kësaj kompanie. Nën justifikimin e heqjes së ekskluzivitetit, TIA do të përfitojë shtesë kontrate me 6 muaj të tjerë nëqoftëse shteti shqiptar ndërton aeroport tjetër në vend. Siç e pranon dhe vetë Ministria e Transporteve, parimi mbi bazën e të cilit është organizuar gjithë parimi i negociatave ka qenë që kompania të mos dëmtohet në planin e saj të biznesit, që do të thotë se çdo reduktim i numrit të pasagjerëve që mund të vinte nga hapja e aeroporteve të reja, të kompensohej me një zgjatje të periudhës koncesionare.

Në terma konkretë, hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare është reflektuar me një zgjatje 2 vjeçare të kontratës koncesionare. Ndërsa për aeroportet e tjera të vendit do të bëhet një llogaritje për zgjatjen e periudhës koncesionare nga momenti që ato bëhen funksionale dhe periudha e mbetur nga momenti që ato bëhen operacionalë, deri në momentin e përfundimit të kontratës koncesionare do të shumëzohet me 0.5 vjet për periudhën që ka ngelur.

Pra, nëqoftëse një aeroport bëhet operacional në vitin 2020, periudha deri në fund të koncesionit do të shumëzohet me 0.5 dhe do t?i shtohet këtij koncesioni.





Lajmet e fundit nga