web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nxirret kutia e zezë e helikopterit/ Avaria në bisht

10 Prill 2016, 07:12, Aktualitet CNA

Grupi hetimor, i përbërë nga prokurorë, inxhinierë të aeronautikës, specialistë të firmës ?Eurocopter? dhe të Policisë, vendosën që do të ishte më mirë që kutia e zezë për efekt të zbardhjes dhe qartësimit të motiveve të aksidentit, të shkëputej nga pjesa tjetër e mjetit që ndodhet në thellësi 5 metra dhe largësi nga bregu 200 metra.

Mendohet se helikopteri ka pasur një avari në pjesën e bishtit dhe për këtë pilotët janë munduar të ulen në ujë për shkak sepse mjeti ishte i pajisur me jastëkë.

Gjatë uljes jastëkët nuk janë hapur duke lënë helikopterin në gjendje të lirë për t?u fundosur në liqenin e Shkodrës.

“Kutia e zezë” do të dërgohet në Prokurorinë e Shkodrës për t?u ekzaminuar nga ekspertët e huaj, kryesisht ata amerikanë dhe të firmës franceze ?Eurocopter?, nga ku do të përcaktohet saktësisht edhe shkaku i aksidentit.





Lajmet e fundit nga