Asgjë e re nga Referendumi/ Nga Mero Baze
Por referendumi edhe pse duket si një përpjekje për ti mbyll...
Ceremonia e dorëzimit të detyrës së Presidentit më të ri të Kosovës, Hashim Thaçit, është shoqëruar me një shkelje të protokollit nga ana e tre krerëve më të lartë shtetit shqiptar, Presidentit Bujar Nishani, kryeparlamentarit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama. Ftesa për këtë ceremoni nga Presidenca e re e Kosovës, i është dërguar dhe drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.
Tre drejtuesit e lartë të shtetit i janë përgjigjur pozitivisht, duke ?harruar? respektimin e ligjit sa i përket ceremonialit zyrtar. Sipas kësaj norme, Protokolli i Shtetit që varet nga Ministria e Punëve të Jashtme duhet të vihet në dijeni të lëvizjeve apo udhëtimeve jashtë shtetit të drejtuesit të shtetit në mënyrë që të koordinohen e kjo në mënyrë që zyrtarët e lartë si presidenti, kryeministri apo kreu i Kuvendit të mos gjenden njëherësh jashtë Shqipërisë.
Kjo gjë është e sanksionuar pikërisht në kapitullin e katërt të ceremonialit zyrtar, pikërisht në pikën 1.11, ku thuhet: ?Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë?. Një nga kriteret është që të tre drejtuesit nuk duhet të udhëtojnë në të njëjtin avion apo mjet motorik të përbashkët.
E kjo ndërmerret për arsye sigurie. Kryeministri iu drejtua Prishtinës tre ditë më parë. Ndërsa dy drejtuesit e tjerë të shtetit, Nishani dhe Meta lanë Shqipërinë vetëm gjatë ditës së djeshme. Kjo është edhe shfaqja e parë publike e tre drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, pas përplasjeve të bujshme mes mazhorancës dhe Presidentit, sa i përket çështjes së tre ligjeve. Nishani brenda një harku të shkurtër kohor ktheu mbrapsht tre ligjet, ?Pronat?, ?Median Audiovizie?, si dhe ?Për Policinë e Shtetit?, që parashikonte vendosjen e kamerave të sigurisë.
Në bazë të ligjit, tashmë të gjitha ?frenat? e shtetit i kalojnë zëvendëskryeministrit Niko Peleshi. Kështu të gjitha institucionet shtetërore, veçanërisht ato të sigurisë kombëtare duhet të raportojnë te numri dy i qeverisë, duke përfshirë dhe informacionet sekrete. SHIU, SHISH, Ministria e Brendshme, etj., si rregull i raportojnë çdo ditë Presidentit, Kryeparlamentarit dhe Kryeministrit. Ky është rasti i tretë që gjatë mandatit qeverisës të së majtës vihet re një shkelje dhe moskoordinim i institucioneve sa i përket udhëtimeve jashtë shtetit.
Por shkelja e Protokollit nga ana e drejtuesve kryesorë të shtetit shqiptar, e cila në të shumtën e rasteve vjen nga mungesa e koordinimit mes institucioneve, nuk ndodh për herë të parë. Rasti më i fundit i përket datës 24 nëntor të vitit të shkuar.
Kreu i shtetit, Bujar Nishani, ndodhej në Zagreb, Kryeministri Edi Rama në Kinë, si dhe kryeparlamentari Ilir Meta ka udhëtuar drejt Italisë e më pas do të niset për një tjetër vizitë zyrtare drejt Gjermanisë. Në atë ditë, edhe një pjesë e ministrave po kryenin vizita jashtë shtetit, si ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, apo ai i Transporteve, Edmond Haxhinasto.
Konkretisht, Presidenti Bujar Nishani merrte pjesë në Samitin e jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve të procesit të Brdo-Brijunit, i thirrur ky nga presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë. Ndërsa Kryeministri Edi Rama ndodhej në Kinë për një vizitë zyrtare, për Samitin Ekonomik, Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore. Ndërkohë që kryeparlamentari Ilir Meta kishte udhëtuar drejt Italisë, ku pritet që të ketë takime me homologun italian. Pas kësaj vizite, Meta do t?i drejtohej Berlinit për të pasur takime zyrtare. /gazeta-shqip
Por referendumi edhe pse duket si një përpjekje për ti mbyll...
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shfaqur krenarinë...
Ish-Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, njëherazi Sekretari Organ...
Pas lajmit se gazetari i madh Muhamet Veliu është larguar ng...
Zonja Fajon, ju jeni një vizitore e shpeshtë në Shqipëri dhe...
Një shqiptar 42 vjeç dhe një italian 31 vjeç kanë rënë në pr...
Vendet në zhvillim humbasin çdo vit 100 miliardë dollarë tak...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle shprehe...
Politologu Ylli Dylgjeri ka ironizuar Referendumin e sotëm t...
Burime nga televizioni thanë për citynews se Veliu prej disa...
Mijëra njerëz janë mbledhur në Downing Street sot për të pro...
Në qytetin e Fierit një polic bashkiak, i shoqëruar nga dy k...
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar qytetarët e tyre për ...
Autoritetet në El Salvador kanë bastisur zyrat e firmës ligj...
Në vashdim të muajit të ndërgjegjësimit të Autizmit, Qendrat...
Qeveria ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur...
Për herë të parë të rinjtë shqiptarë të Forumit Rinor të Par...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në shkolla shkollat pu...
Pak para zgjedhjeve vendore të majit 2011, Henri Çili dhe Er...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...