web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama krenohet për rezultatin pa publikuar pjesëmarrjen

9 Prill 2016, 19:33, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shfaqur krenarinë për rezultatet e Referendumit të sotëm të socialistëve, por deri në këto momente nuk ka patur një njoftim zyrtar për pjesmarrjen në referendum në rang vendi. Përveç raportimeve të gazetarëve të terrenit për vetëm pak zona, ende nuk dihet se sa ka socialistë kanë votuar sot në Referendum. Votimet për Referendumin u mbyllën në orën 16.00 përvec Tiranës, ku procesi pati shtyrje deri në orën 18.00.

Eksponentë të PS-së, si Blendi Klosi apo Blerina Gjylameti janë shfaqur në media duke dhënë rezultate, ndërkohë që ka zona që është votuar vetem 20%. Që referendumi të konsiderohet i vlefshëm, duhet të marrin pjesë më shumë se 50 për qind të anëtarëve.  Për sa kohë nuk është publikuar asnjë shifër zyrtare, kjo fakton edhe një herë se Referendumi ishte një dështim dhe një farsë e ulët e Ramës. Ky i fundit falenderon socialistët, por nuk raporton se sa anëtarë morën pjesë. Lumturia e Kreut të PS-së është aq e madhe, sa duket se ai ka fituar mbi Ilir Metën apo Lulzim Bashën dhe dhe jo sikur ka uzurpuar PS-në me Rilindjen e tij./citynews





Lajmet e fundit nga