web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi 10 prill 2016

10 Prill 2016, 06:21, Aktualitet CNA

Horoskopi ditor për diten e diel – 10. prill 2016

Jeta juaj ne çift do jete delikate gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni aspak mire ne krahët e partnerit dhe mund te debatoni fort me te ne disa momente. Beqaret nga ana tjetër do e gjejnë me shpejt nga sa mendonin shpirtin e tyre binjak. Jeta do ju ndryshoje përnjëherë. Ne planin financiar nuk duhet te shpenzoni shuma te mëdha pasi do pendoheni shpejt.

Lërini gjerat te rrjedhin sa me natyrshëm sot juve qe jeni ne një lidhje dhe keni për te marre fryte te çmuara. me inat ndonjëherë nuk mund te arrihet asgjë. Beqaret duhet te jene me te hapur dhe jo strikte nëse duan ta ndryshojnë statusin. Persona perfektë nuk ka askund. Gjendja financiare do jete e qëndrueshme edhe pse do kryeni disa shpenzime me tepër.

Do keni me shume se kurrë besim tek vetja juaj sot dhe do arrini t’i rregulloni problemet qe keni pasur ne çift. Mbrëmja ka për te qene me e ngrohte. Beqaret do kenë njohje, por nuk do binden aq shume sa për te filluar lidhje. Me mire te mos nxitohen. Gjendja financiare ka rrezik te përkeqësohet pas shpenzimeve te majme qe do kryeni. Mos mendoni vetëm për kënaqësitë e momentit.

Do i keni idetë shume te qarta sot ju te dashuruarit dhe do arrini t’i zgjidhni problemet qe ju kishin dale me herët. Beqaret as qe do mendojnë për dashurinë sepse nuk do kenë kohe. Edhe ashtu si janë kane për t’u ndier për mrekulli. Sektori i financave do mbetet ende delikat, kështu qe mundohuni te shpenzoni sa me pak qe te mundeni për te ruajtur para edhe për te ardhmen.

Nuk do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe mund te preferoni me shume te qëndroni vetëm. Shpjegojani situatën partnerit qe ai te mos keqkuptohet. Beqaret sado qe te mundohen ta gjejnë shpirtin e tyre binjak nuk kane për t’ia dale dot. Për buxhet te mire dëgjojini këshillat qe do iu japin te afërmit dhe mos e teproni me shpenzimet.

Jeta juaj ne çift ka për te qene e mire gjate kësaj dite. Nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni sepse partneri do ju dashuroje pa mase dhe do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do jene te pavëmendshëm ndaj personave qe do ju kalojnë pranë dhe do humbasin mundësi te shkëlqyera. Ne planin financiar rekomandohet sa me shume maturi. Hua nuk duhet dhënë për asnjë arsye.

Dite delikate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mendohuni gjate para se te veproni dhe bëni sa me tepër lëshime. Beqaret do kenë disa takime, por asnjë nga personat nuk do i tërheqë aq shume sa për te filluar lidhje. Ne planin financiar duhet t’i rregulloni sa me shpejt problemet sepse po i late pas dore do vuani me tepër. Specialistet duhet t’i dëgjoni me tepër se këdo tjetër.

Te nxitur nga Venusi dhe Plutoni do bëni te pamundurën qe ta përmirësoni jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Me pak mundim dhe përpjekje nga te dyja palët do ja dilni mbanë. Beqaret do kenë një dite te animuar dhe nuk do e ndiejnë shume mungesën e një partneri. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës me fat dhe situata ka për te mbetur e kënaqshme.

Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ju ece si keni ëndërruar dhe here pas here mund te bini ne melankoli. Beqaret duhet te tregohen te duruar nëse duan te fillojnë një lidhje te kënaqshme dhe afatgjate. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe do arrini t’i rregulloni problemet e vogla qe ju kishin dale se fundmi.

Silluni me delikatese me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse ai do jene me humor te keqe dhe mund te acarohet për gjene me te vogël. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë t’i hedhin sytë tek një person qe sapo është divorcuar sepse do ndihen keq shume shpejt. Me financat tregohuni diplomate dhe te matur ne çdo moment. Ne këtë mënyrë gjendja do mbetet e kënaqshme.

Mundohuni t’i merrni gjerat me qetësi sot ju te dashuruarit dhe te mos nxitoheni për asgjë. Partneri ju dashuron pa mase edhe pse nuk ua shpreh sa duhet ndjenjat. Beqaret duhet ta mbajnë te fshehte lidhjen qe do krijojnë te paktën për pak kohe. Gjendja financiare do përmirësohet ndjeshëm sidomos nëse keni një biznes tuajin. Përfitoni te hiqni disa para mënjanë.

Dite e animuar ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat do shkojnë edhe me mire nga sa keni menduar kështu qe shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do njihen me disa persona dhe do mendojnë te fillojnë menjëherë një lidhje. Plutoni do pozicionohet me se miri ne qiellin e financave dhe gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Do mund t’i shlyeni edhe borxhet.





Lajmet e fundit nga