web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Pilotët që humbën jetën i nisi Edi Rama në Malin e Zi

9 Prill 2016, 19:54, Aktualitet CNA

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryeministri në kohë paqeje ushtron detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Shqipëria sot nuk është zyrtarisht në gjendje lufte me ndonjë vend, kështu që Kryeministri Rama ushtron detyrën e komandantit të përgjithshëm. Në 6 prill, ushtruesit të detyrës së komandantit të përgjithshëm, iu vra në rrethana shumë të dyshimta piloti ushtarak, toger Donald Hoxha. Prandaj, duhej pritur që këto ditë emri ?Donald? të shqiptohej nga goja e Ramës, vetëm kur ishte fjala për të zbuluar të vërtetën e vdekjes shumë të dyshimtë të toger Donald Hoxhës dhe kolegut të tij. Vetëm një njeri me çrregullime personaliteti të llojit skizofrenik mund t? i lejonte vetes që të nesërmen e vdekjes së pilotit ushtarak shqiptar me emrin Donald, të merrej me Donald Trump, duke paralajmëruar Amerikën dhe botën për rrezikun e këtij Donaldit amerikan që ka hyrë në një garë demokratike ku kërkon votat e amerikanëve për t? u zgjedhur president i SHBA. Kryeministri Rama i vrau toger Donald Hoxhën dhe kolegun e tij, sepse tre ditë pas shpërthimit të skandalit të offshoringut të ?Panama Papers? i nisi për një fluturim të dyshimtë në kufirin me Malin e Zi, i njohur si një pikë transit e parave cash të botës së offshoringut në këtë pjesë të botës, për shkak se atje sundon prej 25 viteve kolegu sorosian i Ramës, Milo Gjukanoviç.
Milo Thika, siç e quajnë sundimtarin e Malit të Zi, përcolli kumtin në Tiranë se nga bota e offshoringut kërkojnë një sasi të parave cash për shkak se pas skandalit të fundit është rritur kostoja e shërbimeve që ofron bota e offshoringut, për shkak të rrezikut që i është ekspozuar. Kështu që Rama e nisi helikopterin me pilotët në një mision për të cilin ata nuk kishin dijeni dhe që përfundoi ashtu si përfundoi sepse një palë e tretë deshi ta ekspozonte këtë linjë ballkanase të tranzitit për në botën e offshoringut. Inatin për këtë që ndodhi Rama ia shkarkoi Donald Trumpit.





Lajmet e fundit nga