web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e opozitës/ PD dorëzon kallëzim në prokurori

29 Mars 2016, 10:03, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka dorëzuar në prokurori kallëzime për dhunën e ushtruar nga policia në protestën e djeshme të opozitës kundër betonizimit të Parkut të Liqenit.

Burime nga PD thanë se është kallëzuar penalisht për dhunë edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj dhe ai i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllani.

Ditën e djeshme, opozita protestoi kundër betonizimit të Parkut të Liqenit. Policia e Tiranës dhe ajo bashkiake ushtruan dhunë ndaj protestuesve, ndërsa dhjetra prej tyre u arrestuan. Në mes të arrestuarve është edhe ish-deputeti Ndriçim Babasi.





Lajmet e fundit nga