Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Aktori shkodran, Bruno Shllaku, ka rrëfyer arsyet pse iu bashkua Partisë Socialiste në një intervistë në emisionin ?Shih Programin? për gazetarin Enkel Demi. Shllaku tregon se ka pasur bindje të majta që pas viteve 90, ndërsa shprehet se kryeministri Edi Rama ishte një trampolinë për tu afruar me PS?në. Ai thotë se nuk ka si synim ndonjë post, tani që është anëtar PS.
Enkel Demi – Pse vendose në këtë moshë me u marrë me politikë?
Po, pse, kur të merresha, pas vdekjes?! Unë kam qenë gjithmonë i majtë. Politikën e kam patur për zemër, por e kam parë përherë nga llozha.
I majtë qysh kur?
Pas viteve ?90.
Në ?90 kur ndodhën gjithë ato lëvizje në Shkodër ishe majtas, apo?
Unë kam qenë pjesë e të ashtuquajtur revolucion për të ikur i paudhi nga ?skena?. Por, isha i majtë në bindje, siç janë përgjithësisht artistët, ose më mirë pjesa më e madhe e tyre.
PS të duket e majtë?
Patjetër. Është e divorcuar nga çdo metastazë e PKSH-së.
Kush ta shtiu në mendje për t?u futur në PS?
Asnjë. Kam parë klimën. Ne artistët jemi të përkëdhelur. Dhe e ndjejmë, kur dora është pa ?ferra?, e sinqertë. Socialistët dinë të të japin një farë vendi. Këndojnë një hymn ndaj njerëzve të artit.
A ka lidhje kjo me faktin që Rama është artist?
Nuk e mohoj, jam i bindur që edhe kjo është.
Sa kohë e ke bluajtur në mendje hyrjen në PS?
Nuk kam bluar shumë gjatë, por ama duhet të them se e kam pritur këtë moment. Prita shumë pas kuintave. Kam qenë i pozicionuar që në 2005. Tani i thashë vetes: Boll ndejte pas kuintave, nuk bëhesh dot faktor nëse nuk vendos të jesh aktor!! Në 2005 isha pjesë e grupit drejtues elektoral të Shkodrës. Por e kam bërë pa u shfaqur. Hezitoja të dilja publikisht edhe pse të gjithë i dinë bindjet e mia. E kam patur me frikë ta bëja me zë atë punë. Shkodra është e pozicionuar pak në atë pjesën që ?të lënë në hall të vet, të vdes ngadalë.?
A të gjykuan shkodranët për zgjedhjen tende? Ku e pive kafen të nesërmen?
Aty ku e pi gjithmonë, me të njëjtët njerëz. Kishte shumë prej atyre që më përgëzuan, pati edhe prej tyre që nuk thanë asgjë dhe aty unë kuptova shumë. 
Sa kohë ke që e njeh Ramën personalisht?
E njoh që në kohën që është marrë me basketboll. Baballarët i kemi patur shumë miq. E kam njohur para viteve ?80. Ka qenë një shoqëri që ka mbetur e njëjtë mes prindërve tanë, derisa njëri u shkëput nga jeta. Me Ramën u rivendosa kontakte para pak kohësh.
A të ngatërroi me Primon, vëllain tënd, shkrimtarin e njohur kur të cilësoi poet dhe shkrimtar?
Është një lapsus në kujtesë ky. Jam i sigurt që nuk më ngatërroi.
Nëse Ed Rama nuk do të ishte kryetar i PS, ti do hyje në këtë parti?
Po unë do të hyja, por Edi ishte një ?trampolinë? e mrekullueshme që më bëri të vendos.
Çdokush që merret me politikë e ka një qëllim që më së shumti është i lidhur me faktin se do që të bëj karrierë. Ti hyn tek kjo kategori?
Është e vertetë unë e kam një pikësynim që desha të hyj në politikë; për t?i shërbyer artit të skenës, për politikat kulturore.
Duke qenë anëtar i thjeshtë i PS ama nuk shërben për asgjë?
Nuk e di akoma. Askush nuk bëhet shofer pa marrë një patentë. Duhet të lëvizë nëpër rrugë. Unë e shoh PS-në si një parti shumë të hapur, e shoh si pa çengel, pa diktat dhe çensurë. Kur të jesh aktiv të vlerësojnë. Të gjitha rrugët e jetës sime kështu kanë nisur.
Ke një synim për t?u bërë diçka, për të patur një post?
Jo, nuk kam asgjë në kokë, nuk është krim të duash të bësh karrierë.
Pse nuk të zgjodhën në Asamble, se mua më ka mbetur mendja?
Ju ka mbetur ju mendja, se mua jo. Opsionet e mia janë të gjitha të hapura.
Jeni shoku Bruno apo zoti Bruno?
Nëse do më thërrasin shoku Bruno do ta kthej kokën, nëse do më thërrasin zoti Bruno, prapë do ta kthej kokën. Sot kanë ndërruar shumë gjërat në raport me komunizmin dhe unë nuk kam asnjë kompleks.
Cili është mendimi yt për ish-komunistët që janë në drejtimin e PS?
Që kur thua ish-komunistë, e hedh poshtë pyetjen. Por sidoqoftë, unë këmbëngul që Partia e sotme Socialiste ka bërë divorc pak më shumë se dy dekada më parë më komunizmin dhe parimet e tij. Unë personalisht i vlerësoj ata që kanë ngel besnik, jo të idesë, se ajo është e zhdukur, por besnik të së majtës
dhe parimeve të saj. PS nuk ka lidhjen as më të voglën lidhje me komunizmin. Komunistët duhet me i kërkue gjetkë, jo në atë parti. Ata që kanë qenë të veshur me stofet e pozitave ekstreme duhet kërkojnë ndjesë patjetër dhe biles kanë vonuar shumë. Por, unë kam qenë artist edhe gjatë asaj periudhe dhe duhet të them se kam njohur shumë njerëz që kanë qenë komunistë, por kanë qenë të mrekullueshëm. Njerëz që edhe neve na kanë ruajtuar nga vetja jonë, nga rebelimet dhe ndëshkimet e mundshme. Ka patur komunistë asaj kohe që kanë arritur dhe i kanë hequr litarin nga fyti tjetrit. Unë në fillim të viteve ?90 nuk kam luftuar kundër këtyre, por kundër makinerisë së pushtetit. Por, ne shqiptarët kemi një fatkeqësi të madhe, e flakim shumë shpesh mirënjohjen si plaçkë pa vlerë. E kjo është fatkeqësi kombëtare.
Në fillim të viteve ?90 kam shoqëruar emisarë të PD-së për zgjedhje. Kisha një armë gjuetie, me atë në krah dilja bashkë me emisarët e PD-së, me demokratë par exelence si Arbnori apo Spahia. Kam kontribuar për të përmbysur rregjimin. Aq sa kur dilja nga shtëpia nëna ime i lutej Zotit që të kthehesha gjallë. Ne në atë kohë kemi përmbysur të paudhin, të pafetë që prisnin majtas-djathtas kë të mundshin. Në krahun e komunistave kisha shumë miq, siç ju thashë, jashtëzakonisht shumë miq, që ne raste të caktura më kanë shpëtuar ?kokën?. Dhe nuk e kam parë sikur unë po marr pjesë në këtë lëvizje se po dua të dëmtoj këta njerëz. Unë vetëm të paudhët në krye të vendit nuk i doja, jo njerëzit.
A duhen hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit?
Patjetër që duhen hapur. Dhe jam i sigurtë që do të hapen. Unë edhe për njerëz që shoqërohem sot kam dyshime, sepse ka disa njerëz që bëhen edhe më të krishterë sesa Papa. Duhet të dimë se kë kemi patur përreth dhe kë kemi akoma.
Shkodra është çliruar në 28 apo 29 nëntor?
Baba më ka vdekur 85 vjeç. Ai më ka thënë se në 29 nëntor para shtëpisë sonë ka ardhur një motoçikletë gjermane me tre vende që ka vendosur një tabelë me mbishkrimin ?këndej? dhe ka pritur sa ka kaluar i gjithë karvani. Baba ka qenë dhe përfaqësues i firmës ?Zanussi?, njohës i mirë i gjermanishtes. Ata në Shkodër kanë kaluar rreth orës 11.30 të datës 29 Nëntor. Në Shkodër është luftuar, jo si në Stalingrad, por rezistencë ka patur.
Presidentin e ardhshëm të vendit e sheh brenda PS?
Pse jo? Edhe pse nuk janë aktiv, ka mjaft burra dhe mjaft gra që mund t?i vësh në krye të shtetit. Edhe mund të mos jetë i PS-së Presidenti, por le të jetë i majtë.
Fjala vjen zonjën Hafizi për shembull e shikon në një post të tillë?
Hafizi është një zonjë në politikë, një grua e mrekullueshme që nuk vjen nga ?dadaizmi?, pra belbëzimi në politikë. Patjetër që mund ta bëntë shumë mirë atë detyrë.
Si të duket qeverisja e vendit?
Ne të dy si kryefamiljarë e dimë se sa e vështirë është me drejtue një shtëpi, jo më të drejtosh një shtet. Duhet durim i skajshëm, durim çeliku për me drejtue një shtet. Homeri thotë: Teba me 7 porta. Shqipëria është një vend jo vetëm me ?shtatë porta?, por edhe me 100 vrima të mbartura nga e kaluara, si dhe me shumë derdhje për shkak të këtyre problemeve. ?Bonifikimi? i të gjitha mundësive është ajo që qeverisja po mundohet të bëjë. Unë e gjykoj qeverisjen tonë kalueshëm mirë, sepse u gjet nën zero.
Cilët janë Shllakët e Shkodrës?
Jemi nga Kuçi i Malit të Zi, të ardhur para më shumë se 200 vitesh. Jemi malësorë.
Ti e ke menduar ndonjëherë të arratiseshe?
Shumë herë. Jo vetëm kur ishim me shërbime në Dukagjin dhe kufiri të dukej afër, sepse i tillë është në fakt, por edhe kur shkoja për peshk. Ka patur shumë raste kur thoja me vete: ?Sot do të iki? dhe kjo sot nuk erdhi kurrë.
Po çfarë të mbante?
Unë e kisha një axhë të dënuar dhe nuk i imagjinoja dot nënë e babën që t?i çoja në internim për hatrin tim.
Baba ka qenë themelues i Teatrit Skampa dhe Migjeni a dëshironte ai që ti të bëheshe aktor?
Unë duhet ta kem marrë me genin dhe aktirimin me siguri, por kam qenë dhe futbollist, portier shumë i mirë. Unë nuk kam mbaruar kurrë shkollën e teatrit, nuk më kanë dhënë të drejtën e studimit. Jam empirik në aktrim. Para disa vitesh ia kam dalë që të marr një diplomë në gjuhë-letërsi, gjatë komunizmit nuk më dhanë kurrë të drejtë studimi, megjithëse më bënë aktor të brendshëm të trupës së Teatrit ?Migjeni?. Dhe në këtë pikë, një ujdhesë ma ka hapur jo vetëm talenti e dashuria për skenën, por edhe njerëzit që kanë besuar tek unë, ata që kanë qenë dashamirës.
Si rasti i Sul Bushatit apo jo?
Patjetër që po. Ai urdhëroi që unë të bëhesha aktor i brendshëm i teatrit dhe kur komunistët i shkuan me tesera për t?ia dorëzuar në kundërshtim të emërimit tim, i ktheu mbrapsht.
Ti flet shpesh për babën, keni qenë shumë të lidhur?
Kemi qenë jo vetëm babë e bir, jo vetëm shokë, por kemi qenë dhe në raportin aktor-regjisor. Ai kishte një edukatë spartane, përsa i përket edukimit dhe formimit. Ai fliste 9 gjuhë të huaja. Axha, Gjon Shllaku fliste 11 gjuhë të huaja. Babai im ishte i preferuari i at Ndre Mjedës dhe Fishtës. Ishte një njeri që atë ditë që iku prej nesh më ka lënë me një krah të thyer. Ai i vinte pikat mbi ?i? në jetën time. Para çdo premiere shkoj akoma tek varri i tij. Kam një komunikim metafizik.
Djemtë?
I madhi ka mbaruar për rregji televizive, por nuk e ka të lehtë në kushtet, në të cilat ndodhet Greqia, pasi të dy janë shkolluar dhe jetojnë aty. Ndërsa i dyti, Luisi është një aktor i mrekullueshëm.
Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të të porsambërriturve...
Kur reforma në drejtësi po përjeton orë kyçe për fatin e saj...
Horoskopi ditor për diten e martë – 29. mars 2016Përfitoni n...
Betoni tek parki i Liqenit Artificial vazhdon te shtoje kate...
Donjeta Deli është shqiptarja e vetme në “Miss Universe Norw...
Në Shtetet e Bashkuara, gara e zgjedhjeve paraprake në dy ka...
Pas sulmeve terroriste në Bruksel, autoritetet europiane të ...
“Asnjë hidrocentral nuk duhet ndërtuar në Park Kombëtar. Për...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se v...
Moderatori i emisionit “Top Story” Sokol Balla i është drejt...
Sekretari i Përgjithshëm në PD, njëherësh deputeti demokrat ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur ...
Përgjigje shpifjes së Izet Haxhise, 27.3.2016, botuar edhe n...
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, njëherësh avokati i njohur...
Nënkryetari Partisë Demokratike dhe njëherësh nënkryetari i ...
Nga Jennifer ViegasAutoritetet belge thanë se Khalid El Bakr...
Polica ka bllokuar hyrje daljet nga ndërtesa e Kongresit kët...
Sulmet terroriste në Bruksel janë qartazi prova se i ashtuqu...
Marin Mema*Tirana është konsideruar gjithmonë një qytet me h...
Faqja greke capital.gr ka postuar një artikull lidhur me ble...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...