Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kur reforma në drejtësi po përjeton orë kyçe për fatin e saj, kur dekriminalizimi mbetet një sfidë në pritje për t?u përmbushur, kur ekonomia dhe investimet vuajnë pasojat e një klime të pafavorshme me akuza për informalitet dhe klientelizëm, në studion e Tonight Ilva Tare, kreu i PD, Lulzim Basha, i sapokthyer nga vizita e parë si lider opozite në SHBA.
Ai deklaroi midis të tjerash se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë vija e kuqe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur për vendet e Ballkanit.
Kreu demokrat tha se qytetarët janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme, duke shtuar se për këtë është e gatshme edhe Partia Demokratike.
Tare: Si shkoi mbledhja?
Basha:Ishte një mbledhje shumë dinamike, me diskutime të hapura, të forta nga anëtarët e kryesisë dhe grupit parlamentar që vjen pas një situatë të tensionuar si ajo e sotmja ku shteti antiligjor që Edi Rama konfirmoi sot se është vepra e tij e vetme në krye të PS nuk nguroi të ushtronte dhunë barbare nga pjestarë të efektivave të rendit pa identifikim por të armatosur me pistoleta në kundërshtim me ligjin për manifestimet publike ndaj qytetarëve, ndaj anëtarëve të opozitës në protestë. Duke dhunuar madje dhe anëtarët e grupit që ishin të pranishëm në protestë.
Tare: Kemi parë pamje që dhe deputetë të PD janë përleshur me policinë për çarjen e gardhit.
Basha:Sigurisht sepse roli i policisë duhet të ishte jo sot, por në secilën prej katër protestave të PD duhet të ishte sëbashku me PD, qytetarët dhe pjestarët e shoqërisë civile për të zhvendosur atë gardh. Në një shtet normal, ishte detyrë e policisë jo vetëm të mos lejonte ndërtimin e gardhit por pas vendosjes të ndihmonte në largimin e gardhit dhe në vendosjen e personave përgjegjës para ligjit dhe drejtësisë.
Tare: Keni qenë Ministër i Brendshëm, çfarë lidhje ka policia me ndërtimin e gardhit?
Basha: Po çfarë lidhje ka policia me një fshatar që vendoste një tjegull në çati dhe e merrte dhe e rraste në qeli?
Tare:Nëse e bën pa leje dhe mund ta marrë.
Basha: Dhe kjo është pa leje.
Tare: Jo e ka lejen.
Basha:Të marrësh një formular leje dhe ti vendosësh firmën, i vetmi efekt ligjor është që firmosësi duhet të ndiqet penalisht. Proçesi i lejes për çdo leje ndërtimi është një proçes i përcaktuar me ligj.
Tare: Pse nuk prisni vendimin, sepse politikisht nuk mund ta gjykoni këtë?
Basha: Aty po derdhet beton, po shkatërrohet parku.
Tare: Është derdhur dhe gjak në Tiranë.
Basha: Sigurisht është derdhur 45 vjet nga regjimi komunist, 6 mijë të vrarë, dolën shifrat sot.56 mijë të internuar, shifrat zyrtare me siguri do të komplomentohen dhe nga dëshmitë e të mbijetuarve.Është një vend që ka vuajtur shumë, ndaj kërkojmë demokraci, ligj dhe shtet ligjor. Shtet ligjor do të thotë që institucioni kryesor që është ekzekutivi.Nuk ka leje nga Ministria e Mjedisit, nëse e ka fallsifikuar sot do të japë përgjegjësi dhe Lefter Koka për këtë.
Deri sot është përfolur fakti që nuk ka leje mjedisore, që vetë Ministri i Mjedist ka shprehur rezerva të thella sëbashku me Ministrin e Infrastrukturës për këtë investim në mes të qytetit. Është inbterpretuar si një shkak tjeër për një përplasje mes Kryeministrave dhe Ministrave të tjerë meqë i përkasin formacioneve të ndryshme. Ashtu si me rastin e rehabilitimit të Kryeministrisë apo vendosjes së plasmasit të bordellos mbi Kryeministri, ashtu dhe në raste të tjera Edi Rama po u dëshmon qytetarëve që nuk ka respekt për Kushtetutën.
Nuk ka respekt për ligjin dhe i përqesh qytetarët duke dhunuar të pafajshmit, njerëzit pa akses, pa lidhje me pushtetin, të cilët i merr. Unë i kam denoncuar dhe para tre javësh. Ka marrë qytetarë, banorë të Saukut, në vijë të drejtë 400 metra aty ku po bëhet masakra në park dhe i ka rrasur në komisariat për orë të tëra përditë sepse po lyenin fasadën pa leje. Ndërkohë vetë ky është futur pa leje. Qytetarët e kanë parë, leja e KKT është e falsifikuar.Ju e keni thënë, mediat e lira e kanë nxjerrë.Nuk nxori leje ndërtimi, kishte bërë rrethimin, kishte nisur punimet.
Vetëm për këtë duhet të kishte filluar çështja penale, duhet të ishin marrë në pyetje dhe duhet të kishin filluar sanksionet penale përmes ligjit.Kur u ballafaqua me këtë nxori një leje ndërtimi të KKT. U tha që ishte nxjerrë me datë 12, leja mbante.Me 17 shkurt ka dalë një leje që qeveria pretendonte se kishte dalë më 12 shkurt. Ka një fallsifikim të madh për ti dhënë mbrojtje Erjon Veliaj, që siç doli sot, me urdhër të Edi Ramës ka shkelur plot 5 ligje të Republikës, secila e sanksionuar me dënime në burg. E ka bërë për atë arsye që Edi Rama dhe deputetët e tij ndjehen të sigurt dhe shkelin ligjin kur marrin 150 tendera siç ishte rasti i Koço Kokëdhimës, për të njëjtat arsye që zëvendës.kryetarja e Kuvendit merr një të tretën e hekurudhës.
Tare: I ka marrë para mandatit.
Basha: Jo, janë të qarta kristal.Koço Kokëdhima i ka marrë përfitimet dhe i ka marrë tenderat ndërkohë që ka qenë në karrigen e deputetit.Ligji për konfliktin e interesit parashikon që ai deputet duhet të heqë dorë nga këto përfitime sepse përndryshe çdokush bëhet deputet që të marrë lekët e shqiptarëve. Ndaj është bërë Kushtetuta e tillë.
Tare: Dhe ata kanë publikuar faktet e tyre.
Basha: Ata janë laboratorë propagande.Qytetarët janë të qartë që Koço Kokëdhima përfiton transferta financiare në kundërshtim me Kushtetutën, përmes djalit të saj Leskaj ka marrë 1/3 e hekurudhës shqiptare, segmentin Ballsh-Vlorë. Qytetarët janë të qartë që ato lekë që ua merr me kërbaç OSHEE, që i rras dhe në burg, ku i detyron dhe në vetëvrasje, ato shkojnë 180 milion lekë tek Rakip Suli.Këtu është ndërtuar ai që John Kerry e quan regjim oligarkik. Regjim që të drejtat e qytetarëve i nëpërkëmb, ligjin dhe Kushtetutën i nëpërkëmb për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish të lidhur me krimin dhe kjo është Shqipëria e 2016.
Tare: Nëse do ishte ky regjim oligarkik që thoni ju, pse Edi Rama është ftuar me 14 prill në Shtëpinë e Bardhë?
Basha: Ka dy çështje, e para rekordi i Edi Ramës në këto 2 vite e gjysëm si Kryeministër është që ka abuzuar në mënyrën më të turpshme me vizitat dhe fotografitë me liderët botërore dhe kjo për fat të keq nuk ka damkosur dhe dënuar vetëm Edi Ramën por dhe Shqipërinë.Mjafton të kujtojmë furtunën që ngriti për marrëdhënien e tij esktra të privilegjuar personale me Angela Merkel dhe të shikojmë se nga proçesi i Berlinit është Vuçiç ai që përfiton miliarda, është Vuçiç ai që përfiton konçesione politike dhe Shqipëria ka mbetur në vendnumëro.Propaganda mbetet në vend. Pyetja është pse nuk është ftuar Kryeministri shqiptar kur u ftua Vuçiç, Gjykanoviç, Gruevski, Jahjaga? Është çështje dënimi.
Tare: E ka shlyer dënimin?
Basha: Jo nuk besoj. Nëse ju besoni se Edi Rama do të shkojë në Uashington për të marrë bekimin për regjimin oligarkik që po ndërton në Shqipëri besoj që jeni fare e qartë se kjo nuk mund të ndodhë. Në Uashingon ai do të marrë të gjitha mesazhet dhe shqetësimet që i ka marrë dhe këtu nga Donald Lu, që dëgjova unë në takimet e mia në Uashington në Shtëpinë e Bardhë, në Departamentin e Shtetit, në Senatin amerikan, në Kongres. Dhe këto janë mesazhet që, citoj: Është e prapranueshme që personat që duhet të jenë prapa hekurave janë sot në parlament dhe bëjnë sot ligjin në institucionet shqiptare, në doganat shqiptare, në polici. Alkaponet, është një term që u përdor këtu. Nuk më pëlqen të citoj këtu, ka folur dhe më ashpër, ka përmendur Shullazin me emër.
Po kështu DASH, PE, OSBE-ODIHR ka folur qartë për vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve në Shqipëri në 2015 dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një mesazh, një garanci e angazhimit amerikan që unë sjell sot në mënyrë trasnparentë para qytetarëve. Kjo këngë Edi Ramës do ti këndohet fare qartë dhe pa asnjë ekuivokë.Do japë efekt apo jo, është çështje tjetër.Së treti, reforma në drejtësi.
Këto zgjedhje nuk kapen dhe prishen vetëm me kriminelë, kapen dhe prishen dhe me paratë e korrupsionit nga të cilat vetëm vitin e kaluar sipas institucioneve shqiptare, Ministrisë së Financës nga njëra anë dhe KLSH nga ana tjetër janë abuzuar, zhdukur dhe vjedhur 1.2 miliard euro apo 400 euro për kokë. Para që kanë përfunduar në xhepat e oligarkëve shqiptarë, ndërkohë që shqiptarët kanë marrë arratinë. Sot vjen një statistikë tjetër, Holanda raporton se muajin e kaluar shqiptarët kaluan sirianët dhe u bënë grupi i parë i azilkërkuesve në këtë vend të BE.
Tare: S?ka asgjë të keqe të jetosh në Holandë, ju e dini mirë këtë.
Basha: Unë kam jetuar si student, jo refugjat.Kam jetuar në fillim të hapjes së demokracisë, nuk më kishte shkuar kurrë mendja që në 2016 shqiptarët do riktheheshin si refugjatë në Holandë, Gjermani dhe do konkuronin me sirianët. E dimë se çfarë po ndodh në Siri.
Tare: Po ikin se është situata e trashëguar në vite dhe shqiptarët kanë humbur një lloj shprese që ndoshta nuk e gjejnë as tek ju.
Basha: Në Siri kuptohet pse ikin, por pse ikin shqiptarët? Në 2012, statistikat gjermane thonin se numri total i azilkërkuesve shqiptarë ishte 412, ndërsa vitin e klauar është 56 mijë e atyre që kanë kërkuar azil, por numri i të ikurve është shumë më i madh. Për PD është e qartë, për shumicën dërmuese të shqiptarëve pavarësisht bindjeve politike, për faktorin ndërkombëtar që problem është kjo qeverisje që e shikon veten mbi Kushtetutën, ligjin.Ka konsoliduar tre shtylla, shtyllën e varfërimit të shqiptarëve, dhunës dhe qeverisjes me krimin.Këto janë arsyet që ekonomia ka ngecur, në fillim stanjacion dhe tani në recesion. Vendet e punës po shkatërrohen, të ardhurat për frymë po bien, çmimet po rriten, taksat, faturat po rriten.Kjo është arsyeja që në Shqipëri shpresa është zbehur.Kemi qeverisje që e mori me premtime statosferike dhe shkoi në drejtimin e kundërt me premtimin që bëri.Sot jo vetëm nuk jep shpresë për të sotmen por as një dritë për të nesërmen. Është provuar që është një qeveri oligarkive që shërben vetëm veten e saj, xhepin e saj, shepin e këtij (Kryeministrit) dhe një grusht njerëzish rreth tij.Është fabul dhe në parlament që PS, qeveria punon për Edin, Koçon dhe dy-tre oligarkë të tjerë.
Tare: Arma e deputetit Strazimiri, çfarë qëndrimi keni?
Basha: Kam folur me zotin. Strazimiri dhe më ka mohuar që të ketë pasur armë zjarri me vete. Sa foto ka treguar kjo qeverisje, nuk ja kalon askush. Megjithëse u bë një sforco e madhe nga propaganda qeveritare, nuk është arma apo mosarma pasi Strazimiri e ka provuar që arma e tij më e fortë është fjala dhe se kundër fjalës së tij Edi Rama ka mobilizuar kriminelët që solli në parlament për këtë punë.
Ne kemi qenë ligji, ata antiligji me policët e armatosur që është kundër ligjit për manifestimet publike.Policë të armatosur të rendit me armë, policë pa emra dhe numër identifikues dallues që kanë ushtruar dhunë të verbër, qorre, duke marrë urdhër të drejtëpërdrejtë nga shefat e tyre që urdhëroheshin në telefon nga shefat e tyre politikë.Dita e sotme është një ditë e antiligjit,ka pasur lëndim kur është rrëzuar gardhi nga të dyja palët. Tre oficeret e policisë janë përdorur siç di ti përdorë skuthi për të tërhequr vëmendjen, për të krijuar një alibi.
Tare: Për kë e kanë shqetësimin?
Basha: Betoni është shqetësim, deputetët e PD shkojnë dhe si qytetarë.Siç është reagim dhe i shumë qytetarëve të tjerë që nuk ndajnë votën e tyre politike për PD, uroj ta japin në zgjedhjet e ardhshme. Nuk është e vërtetë, aktivistët e shoqërisë civile kanë qenë aty të pranishëm.Piruetat e Edi Ramës dhe Erjon Veliaj dhe të përdorurit prej tyre që mundohen këtu të krijojnë Vetëvendosjen shqiptare me njerëz që i ka përdor ky, siç përdori MJAFT-in kundër Nanos, siç përdori Metën kundër Majkos, i ka qejf këto. Kjo nuk është protestë vetëm për parkun. Bëhet fjalë për ligjin dhe Kushtetutën.Nuk kemi ushtruar dhunë, objekti është i paligjshëm.
Nëse ka një detyrë policia dhe Prokuroai është të largojnë atë gardh, atë beton.Nuk e kryen. Kur këto organe nuk e kryejnë nën presion dhe urdhra politikë ne nuk kemi thjesht beton në park. Ka një lidhje mes parkut, mandatit të Kokëdhinës, Leskaj, ÇEZ. Në të gjitha rastet Edi Rama është në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit dhe ai e di. Me dëshirë dhe vullnet politik po i shkel. Në rastin e ÇEZ për të përfituar 500 milion euro në kurriz të taksapaguesve që tani po i nxjerr me kërbaç nga xhepat e tyre, në ratin e Kokëdhimës se do të mbrojë deputetin e tij, Kryeministrin e jugut, njeriun që në kundërshtim me ligjin bën të gjitha emërimet në jug, përfiton prona të jug, ka përfituar 150 transferta financiare në kundërshtim me Kushtetutën.
Tare: Po sikur Kushtetuesja të mos i gjejë fajtorë të tre deputetët?
Basha: Nuk operohet me sikur, atëherë nuk ka nevojë për opozitë dhe as media. Qeveria kërkon të diktojë përmes frikës. Parku, mandatet e deputetëve, lufta ligjore që kemi bërë ndaj gjobave arbitrare kundër biznesit, kundër faturave arbitrare të ÇEZ tregojnë se kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Aty ku isha para një jave, në Departamentin e Drejtësisë janë të gdhenduara disa aksioma, një prej tyre thotë: Qeverisja përtej Kushtetutës dhe ligjit është tirani.
Elmar Brok dhe Knut Flekenshtajn në harkun kohor gjashtë mujor kanë thënë që zgjedhjet në Shqipëri ishin të dështuara. Nëse këtë e thonë dy gjermanë dhe ne nuk na bën përshtypje këtu atëherë le të vazhdojmë të ushqehemi me bajgat që na ushqen Edi Rama ditë për ditë. Beteja e sotme është për ti kthyer Shqipërinë shqiptarëve.Opozita është në vendin e saj, nëse nuk do të ishte këtu, atje ku ishte sot paradite, atje ku do të jetë në ditët në vazhdim atëherë kjo opozitë nuk është në rolin e saj.Është dhe do vazhdojë të jetë në rolin e saj.
Tare: Çfarë vendimi mori grupi sot?
Basha: Vendimet e grupit parlamentar të dhe kryesisë së PD-së kanë të bëjnë me situatën aktuale në Tiranë. Pa dyshim situata në Tiranë reflekton shqetësimin e madh kombëtar se ku është Shqipëria sot në zbatimin e shtetit ligjor dhe çfarë do të ndodhë me të ardhmen.
Tare: Tek parku varet fati shqiptarëve?
Basha: Jo vetëm parku, por në tërësi plani i zi i Edi Ramës për të riaktivizuar skemën e betonizimit, përmes betonizimit të parkut të madh, përmes kullave që po planifikohen, disa prej tyre u shpallën. Njëra është në mes të sheshit ?Skënderbej?, betonizimi i Parkut Rinia dhe disa kullave të tjera në perimetër të parkut të liqenit. Në tërësi, vepra të cilat i shërbejnë oligarkisë, një grushti sipërmarrësish betoni të lidhur ngushtë me Edi Ramën. I shërbejnë njëri-tjetrit. Edi Rama vetë është denoncuar nga raporte ndërkombëtare në Tiranë, ashtu sikurse së fundi edhe nga mediat e huaja. Mediat amerikane e konsiderojnë si njeriun më të pasur të kombit më të varfër në Evropë.
Tare: Cila media?
Basha: Mos gaboj Foreing Policy.com
Tare: Kam përshtypjen që është një ueb sajt që nuk ka lidhje me Foreing Policy të famshëm. Gjithsesi!
Basha: Një nga mediat. Gazetari kishte emër dhe mbiemër dhe sillte fakte të vërteta.
Tare: Zt. Basha edhe për ju është shkruar shumë. Nuk besoj se duhet të ndërtoni strategjinë e opozitës se çfarë shkruajnë për kryeministrin.
Basha: Strategjia e opozitës nuk ndërtohet se çfarë shkruhet për kryeministrin, por e vërteta të thuhet dhe të shkruhet për kryeministrin.
Tare: Absolutisht!
Basha: Dhe kjo po thuhet tashmë jo thjesht nga gazetarët shqiptarë, të cilët punojnë në kushte gjithnjë e më të vështira. Gazetaria investigative bëhet gjithnjë e më e vështirë në këtë vend, por po thuhet edhe nga gazetarë të huaj, të cilët në dukje të parë nuk janë në mes të mexhlisit politik. Po thuhet ajo që ka thënë Kerry dy vite më parë.
Tare: Nuk e ka thënë në kontekstin e Shqipërisë të paktën sipas pretendimeve të mazhorancës!
Basha: E ka thënë në kontekst të krizës ukrainase dhe i është referuar Ballkanit. Shqipëria është në Ballkan. Po të shikosh se çfarë ka thënë: interesat e një grupi njerëzish shkelmojnë interesat e qytetarëve.
Tara: Z. Basha, pse shkoni dy vite më parë! Zt.Kerry ishte në Tiranë më 14 shkurt dhe tha se qeveria është në rrugën e duhur, po bën reformat e duhura.
Basha: Këtë e thoni ju!
Tare: E tha në sinkron!
Basha: E tha Shqipëria në rrugën e duhur në këto 25 vite.
Tare: E tha aktualisht në kursin e reformave të ndërmarra nga qeveria.
Basha: Absolutisht jo!
Tare: Mund ta japim sinkronin.
Basha: I vetmi sukses që i njohu Shqipërisë ishte reforma për dekriminalizimin dhe sugjeroi që siç u ndoq rruga për dekriminalizimin, të punohet edhe për reformat e tjera. Është një paralajmërim, i cili po të ishte dëgjuar nga Tirana politike dhe po të kishte pasur vullnet të mirë sot nuk duhet të ishim këtu. Prishin zgjedhjet, kërcënojnë dhe blejnë zgjedhjet. Ndërtojnë skena të mëdha korruptive për të blerë mediat, apo për t?i mbyllur gojën apo për të blerë opozitën politike. Kemi tekstual atë që ka ndërtuar zt.Rama në këto dy vite. Ministria e Financave, 400 milionë dollarë. Merre dhe verifikoje. Vetëm vitin e kaluar. 840 milionë dollarë. E kam më kollaj kështu meqë u ktheva nga Uashingtoni.
Tare: I keni shkruar atje?
Basha: Jo! I kam dërguar. Ata i kishin. Ata kanë mënyrat e tyre për të parë se ku shkojnë. Këto janë fakte dhe jo fantazi e Lulzim Bashës.
Tare: Janë mos realizime, por jo vjedhje
Basha: Aty desha të dal! Në këtë mos realizim kemi 635 ton cigare më pak, 6050 ton naftë më pak.
Tare: Ju keni studimet tuaja?
Basha: Sa herë diskutojë me FMN-në për këtë çështje, bashkëbiseduesit vënë buzën në gaz. Këto shifra, që jo vetëm javën e kaluar kanë sjellë reagimet më të ashpra nga FMN-ja që pas rënies së piramidave, tregojnë se nuk po shohim ëndrra me sy hapur. Barku bosh i mbi 25% familjeve të varfëra që janë trefishuar. Të ardhura për frymë janë ulur si rezultat i rritjes së çmimeve. Numri i atyre që janë shpunësuar si rezultat i politikave të kësaj qeverie, ja ku e kanë përgjigjen. I zoti i shpisë ka vjedhur 1/3-n e buxhetit, 1.2 miliardë euro vetëm në një vit.
Tare: Do t?i çoni në Prokurori këto akuza? Se në media nuk ndodh asgjë, përveç se nxihet imazhi i Shqipërisë.
Basha: Kanë shkuar në Prokurori.
Tare: Këto akuza vijnë kur synohet hapja e negociatave.
Basha: Nuk hapen negociatat për një vend, ku shumica dërrmuese e popullit i nënshtrohet kërbaçit dhe varfërisë dhe një grusht njerëzish pasurohen. Harroje se hapen negociatat për Shqipërinë në këto kushte. Për këtë, vjedhin zgjedhjet. Shqipëria është vite drite larg hapjes së negociatave me këtë regjim. E vetmja shpresë që Shqipëria t?i afrohet hapjes së negociatave është përmbysja e këtij regjimi tiranie.
Tare: Me zgjedhje.
Basha: Ata që kanë vjedhur 1.2 miliardë euro nuk do t?i dorëzojnë.
Tare: Tek unë nuk vijnë.
Basha: As tek unë, e sigurt! Nuk ua dorëzojnë shqiptarëve. Nuk ka vend në botë në 2 mijë vjet që të mbroj demokracinë. Nuk është prokuroria shpëtuesja e demokracisë. Kam edhe unë vërejtjet e mia për Prokurorinë. Qytetarët!
Tare: Qytetarët votuan para një viti.
Basha: Kur Parlamenti Evropian thotë se zgjedhjet e vitit të shkuar ishin të dështuara, mua më vjen keq që e dëgjoj këtë. Sepse siç e thotë raporti i OSBE/ODIHR-t, qytetarët u intimiduan dhe kishin frikë të votonin për shkak të pasojave apo kërcënimeve.
Tare: Sikurse nuk pati një deklaratë që për shkak të intimidimit, zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme.
Basha: Kjo është një betejë që ne e kemi fituar. Ne si opozitë, ja kemi dalë që të paraqesim të vërtetën. Kur problemi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme rikthehet në agjendë si problemi nr. 1 i Shqipërisë, kjo do të thotë se ne si opozitë ia kemi dalë të tregojmë të vërtetën. E di Berlini, Brukseli dhe Uashingtoni.
Tare: Çfarë garancish keni se këto nuk do të përsëriten në 2017-n? Meqë është nisur një reformë zgjedhore.
Basha: Problemi kryesor i shqiptarëve janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Po të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme kokoshi nuk krekoset dot kështu. Jo vetëm 200 milionë të ketë, por 2 miliardë të ketë, nuk del kryeministri krah më krah sikur ta ketë të fejuar Arben Ndokën, Emiljano Shullazin. Nuk del dot! Ka një mur dhe kjo është gjykata e opinionit publik. Kush është ai kryeministër që e bën këtë? Mos t?i përmend me emra se disa janë akoma në pushtet dhe sido që të jetë, unë si kryeministër i ardhshëm duhet të kem edhe marrëdhëniet e jashtme nën patronazh.
Këta janë diktatorët, autokratët, të cilët kanë ndërtuar regjime ku nuk pyetet populli. Edi Rama tashmë ka ndërtuar kushtet për të qeverisur si diktator, si autokratë, sepse përmes ligjit tenton të prishë zgjedhjet e ardhshme. Tema numër një në Uashington ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, sikurse ishte temë bisede me sekretarin Kerry. Dhe njësoj, dua t?ju njoftoj ju që unë vij, jo thjesht me optimizëm, por një vije e kuqe e Shteteve të Bashkuara në Ballkan: Nuk do të tolerohet vjedhja e votës. Do të bëhet gjithçka për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Tare: Ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë.
Basha: Kjo nuk do të thotë se do të vijnë amerikanët për të na organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është detyrë e jona. Dhe nëse do të bëhen, ashtu siç do të bëhen, kjo është në dorë të qeverisë. Në qoftë se qeveria refuzon, dhe Edi Rama refuzon dhe unë sot kam më shumë arsye të besoj që do të refuzojë. Krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme i takon qytetarëve. Do të kemi mbështetjen e Uashingtonit. Duhet të ngrihemi ne të parët, siç u ngritën qytetarët e Evropës, siç u ngritën qytetarët e Rumanisë. Për t?i thënë një regjimi se do të marrë gjënë më të shtrenjtë: lirinë për votën e lirë.
Tare: Pra protestat e radhës do të jenë për votën e lirë?
Basha: Protestat e radhës do të jenë në vazhdim. Protesta për parkun dhe aksion qytetarë.
Tare: Do të jenë protesta paqësore, po nuk do të mungojnë skenat e dhunës?
Basha: Protestat tona kanë qenë gjithmonë paqësore.
Tare: I patë protestat sot tek liqeni? Ju duk paqësore?
Basha: Nga ana jonë?
Tare: Nga ana juaj?
Basha: Për të çmontuar një akt të paligjshëm siç është ai? Ju çfarë mendoni?
Tare: Nuk po ju pyes për atë akt të paligjshëm! Po ju duk paqësore apo jo?
Basha: Sigurisht që kishte dhunë nga qeveria. Nga bashibozukët e sjellë aty për të ushtruar dhunë për të frikësuar qytetarët.
Tare: A mendoni se do të fitoni më shumë përkrahje nëse ju nuk ushtroni dhunë?
Basha: Çështja nuk është të fitosh apo jo mbështetje. Këtu nuk ka demokraci dhe s?mund të pretendon të fitosh mbështetje. Beteja do të jetë për demokraci, për Kushtetutën. Po si pate këto, të tjerat janë fantashkencë, halucinacione. Edhe një i vetëm. Edhe Saharovi me mendjen e tij frymëzoi të gjithë Evropën për demokraci. Ne morën përpara paligjshmërinë. Talljen me qytetarët.
Tare: Meqë u kthyem tek oksigjeni, tek parku?ka ndonjë ide Partia Demokratike se pse fëmijët e Tiranës nuk duan të kenë një park.
Basha: Nuk është për fëmijët! Betoni nuk është për fëmijët. Kafeneja që po ndërtohet aty do të ndërtohet për fëmijët.
Tare: Në projekt nuk parashikohet kafeneja.
Basha: Në media është shpallur projekti. Ti dëshiron të kesh institucione, nuk ka demokraci. Ti ke jetuar në një vend ku dikujt tentoi të ngrihej ju këput koka. Charls Stjuartit të Parë. U ngrit mbi ligjin, mbi Magma Kartën.
Tare: Kur vihen zgjedhjet si vijë e kuqe nuk vjen sekretari amerikan i shtetit dhe viziton Tiranën? Dhe jep mbështetje për vendin.
Basha: E ke gabim! Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara shkon edhe tek Putini, edhe tek Gadafi rahmet pastë, çfarë do të thotë kjo? Shkon edhe tek Erdogani. Bën politikë të jashtme. Zgjidh interesa globale të sigurisë, siç është çështja e iranianëve. Pse vjen sekretari i Shtetit e të jep dorën kjo do të thotë se je burrë i mirë?
Tare: Erdhi në vizitë zyrtare. Zhvilloi bisedime.
Basha: Ne ishim pjesë e protokollit me kohë të barabartë dhe delegacion të barabartë. Ju mendoni se Shqipëria e futur në NATO do të kthehet në koshin ku nuk zhvillohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe këta do të bëjnë ?haleluja??! Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kushti themelor. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria nuk mund të përparojë.
Ajo që kam kërkuar dhe premtuar është ngritja e një infrastrukture të plotë njerëzore, institucionale për të krijuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo ditë që kalon është në funksion të oligarkisë. Prandaj, unë pres që në javët në vijim do të kalohet nga premtimi në veprime konkrete për të garantuar zgjedhje të lira. Nga ana e opozitës dhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Tare: Cilat janë këto veprime konkrete? Nga ana juaj të paktën.
Basha: Ne kemi një komision dhe kemi paraqitur kushtet që përfshin: votim dhe numërim elektronik, monitorimin e financimit në pikën e daljes sa shpenzon, eksesin e barabartë në media. Lirinë e medias.
Tare: S?u ka munguar aksesi në media?
Basha: A i shikoni raportet ndërkombëtare?
Tare: Ka 20 vjet që e thonë këtë. E ndjek me ndjeshmëri të veçantë.
Basha: Ne kemi media këtu që janë telefonuar dhjetëra herë: hiq filan analist sepse po i bie shumë qeverisë. Ju e dini dhe e keni marrë vesh. Janë hequr.
Tare: Edhe kur ishte Partia Demokratike ishte në pushtet zyrtarë të PD-së nuk shkonin në emisione të caktuara.
Basha: Unë u detyrova dje që të bëja tre statuse sepse asnjë prej televizioneve live nuk raportonte për protestën tek liqeni.
Tare: Kam një fragment të shkurtër nga Kerry: Evidenca është e qartë, Shqipëria duhet të jetë e kënaqur nga fakti se vendi juaj po shkon në drejtimin e duhur. Jeni në rrugën e duhur dhe jam besimplotë se me reformën e nisur për të luftuar korrupsionin, jam i mbresëlënës se jeni në rrugën e duhur.
Basha: Flitet për Shqipërinë dhe jo qeverinë. Pa dyshim kur vjen një ministër i Jashtëm do të japë mesazhin e shpresës dhe optimizmit, edhe pse kuçedra këtu e ka pirë të gjithë burimin e optimizmit. Shqipëria nuk është më vendi ku vareshin poetët nga baballarët e këtyre që sot qeverisin. Në mënyrë të përsëritur, Departamenti i Shtetit, dy dite para se të vinte Kerry, shprehu shqetësimin e zëvendësimin e qeverisë me oligarkinë.
Tare: Oligarkia nuk është vetëm një problem shqiptar!
Basha: Unë nuk jam këtu si sekretar i Përgjithshëm i OKB-së! Unë flas për oligarkinë shqiptare, që u vodhi 6 vjet fatura falas për të gjithë shqiptarët. Për ata që qeverisin me Durim Bamët, me Armando Prengët. Ky është çmimi i qeverisjes. Kur them oligarkët dhe kriminelët kanë emra konkretë. Këtë e thonë edhe socialistët.
Qindra dhe mijëra, pavarësisht se bëhet përpjekje titanike për të mbytur zërin e tyre. Kjo është një betejë. Betejë shumë më e madhe se sa ardhja e Partisë Demokratike në pushtet. Betejë e medias, akademikëve, e studentëve. Kjo është një betejë e mijëra shqiptarëve. E shohim që ditë për ditë, qytetarë, akademikë, rezonojnë me mesazhin e opozitës. Është rikthyer frika si instrument. Ne jemi zotër të fateve tona.
Tare: Sipas kryetarit të Bashkisë, ju keni dhënë 30 leje për lokale përreth liqenit.
Basha: Mos të merremi me skuthin. Gënjen! Nuk ia vlen! Skuthi e ka marrë përgjigjen. E ka marrë damkën.
Tare: E keni përshkallëzuar gjuhën?
Basha: Populli thotë se e kam akoma të butë. Kaq shumë i mërzit ata. Unë ulem me ta kudo janë pa regji qendrore.
Tare: U diskutua opsioni i bojkotit gjatë mbledhjes së sotme?
Basha: Po. Siç janë diskutuar dhe përshkallëzime të tjera, djegia e mandateve të deputetëve të opozitës dhe aksione të tjera. Një diskutim i lirë. Një kulturë e re në PD që mundohem ta inkurajon sa më shumë. Nuk futemi në mbledhje as me ide të parafabrikuara, as me skema të paracaktuara, nuk janë mbledhje farsë për ti bërë qejfin kryetarit.
Tare: Nuk do ketë bojkot të enjten?
Basha: Jo kemi vendosur për një skemë tjetër. Do jenë dy beteja, njëra për Tiranë që do kërkojmë një aleancë të gjerë qytetare dhe politike. Fenomeni i parkut dhe kullave nuk është fenomen i izoluar nga ato që po ndodh në Shqipëri. Do të ketë një aksion kombëtar, do të kulmojë në Tiranë.
Tare: Nuk do bllokoni seancat?
Basha: Në parlament do vazhdojë aksioni që kemi vendosur tashmë derisa të plotësohen kushtet tona, zbatimi i gjykatës kushtetuese që është vajmedeti i Shqipërisë.
Tare: Janë 13 të ndaluar sot nga protesta për ushtrim dhune nga policisë së shtetit dhe asaj bashkiake.
Basha: Janë arrestime të paligjshme, fletëarrestet i kishin prerë që në drekë. Nuk ka ngritje dore. Ata janë dëmtuar nga protestuesit në momentin që kanë hedhur rrethimin e hekurave. Por janë dëmtuar shumë më shumë protestues.
PD ka bërë kallëzim penal sot ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake dhe Drejtorit të policisë së qarkut të Tiranës për shpërdorim detyre. Përgjegjësia e tyre nuk do mbetet pa zbardhur, i garantoj si kryetar i opozitës sot dhe si Kryeministër nesër.
Dua ti drejtohem me emër dhe mbiemër çdo punonjësi të policisë me një pjesë prej të cilëve kam shërbyer kur kam qenë Ministër i Brendshëm:Mos zbatoni urdhra të paligjshëm sepse do t?ju vërë ju para përgjegjësisë penale.
Tare: Çfarë u bë me kërkesën tuaj për zgjedhje të parakohshme, për qeveri teknike?
Basha: Janë pjesë e aksionit tonë politik.
Tare: A është e gatshme PD për zgjedhje të parakohshme?
Basha: Absolutiasht që po.
Tare: Mendoni se do jetë në një rezultat të favorshëm??
Basha: Dhe qytetarët janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme. Rezultati varet nga zgjehdje të lira dhe të ndershme, prandaj beteja kryesore janë zgjehdje të lira dhe të ndershme dhe mesazhi im kryesor sot është ky, kjo është beteja që do bëjmë. Prandaj dhunohet Kushtetuta, prandaj vidhen miliardat, prandaj futen kriminelë në parlament sepse Edi Rama nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj keqqeveriset vendi sepse mund ti ikë gjykimit popullor. Prandaj garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe konkrimi me platforma. Ka të drejtë ky që propozon taksa të ulëta, apo ky që rrit 50% brenda ditës.
/Ora News/
Horoskopi ditor për diten e martë – 29. mars 2016Përfitoni n...
Betoni tek parki i Liqenit Artificial vazhdon te shtoje kate...
Donjeta Deli është shqiptarja e vetme në “Miss Universe Norw...
Në Shtetet e Bashkuara, gara e zgjedhjeve paraprake në dy ka...
Pas sulmeve terroriste në Bruksel, autoritetet europiane të ...
“Asnjë hidrocentral nuk duhet ndërtuar në Park Kombëtar. Për...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se v...
Moderatori i emisionit “Top Story” Sokol Balla i është drejt...
Sekretari i Përgjithshëm në PD, njëherësh deputeti demokrat ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur ...
Përgjigje shpifjes së Izet Haxhise, 27.3.2016, botuar edhe n...
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, njëherësh avokati i njohur...
Nënkryetari Partisë Demokratike dhe njëherësh nënkryetari i ...
Nga Jennifer ViegasAutoritetet belge thanë se Khalid El Bakr...
Polica ka bllokuar hyrje daljet nga ndërtesa e Kongresit kët...
Sulmet terroriste në Bruksel janë qartazi prova se i ashtuqu...
Marin Mema*Tirana është konsideruar gjithmonë një qytet me h...
Faqja greke capital.gr ka postuar një artikull lidhur me ble...
Gjatë protestës tek Liqeni dhe përplasjes me forcat e polic...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...