web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Guvernatori Sejko: Ekonomia dhe politika monetare janë të qëndrueshme

29 Mars 2016, 09:43, Aktualitet CNA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se zhvillimet ekonomike dhe politika monetare kanë qenë të qëndrueshme gjatë 2015. Sejko tha gjatë komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, se burimet e rritjes në 2015-ën janë zgjeruar.

Sejko prezantoi po ashtu disa nga vendimet e Këshillit Mbikëqyrës mbi politikën monetare të ndjekur gjatë këtij viti.
Ai bëri të ditur së në 2015-ën është forcuar struktura mbikëqyrëse dhe e ruajtjes së parave fizike, përfshirë dhe atë për asgjësim.

“Zhvillimet ekonomike dhe politika monetare sipas tij, kanë qenë të qëndrueshme gjate 2015. Defiçiti buxhetor, tha ai, ka regjistruar një rënie me 1.6 pikë përqindje të PBB-së, dhe treguesit e kredive me probleme dhe të rentabilitetit të sistemit bankar kanë ardhur në përmirësim.?Kërkesa agregate mbetet e pamjaftueshme për të vënë në shfrytëzim kapacitetet prodhuese?, deklaroi ai.





Lajmet e fundit nga