web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plani i qeverisë për shitur Sazanin 1 euro

29 Mars 2016, 07:09, Aktualitet CNA

Qeveria shqiptare ka në plan që ishulli i Sazanit tu jepet investitorëve për një shumë simbolike prej 1 euro.

Ishulli i Sazanit është planifikuar të hapet prej një viti për turistët, ndërsa sot, ai mund ti kalojë privatit.

Gazeta ?Sot? shkruan se të ardhurat që do të sigurohen pritet të jenë shumë të larta, por duket se fitimet më të mëdha do të shkojnë për privatin.

Ndryshe sa mund të bëhet për prona në zona të tjera, ishulli i Sazanit është i një natyre tjetër, pasi përvec vlerave të larta turistike, mban një sekret për të kaluarën ushtarake.

Qeveria është duke hartuar edhe një projektligj, për tia kaluar ishullin e Sazanit Ministrisë së Ekonomisë dhe Turizmit, pasi tani ajo është në zotërimin e Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se gjenden materiale ushtarake.





Lajmet e fundit nga