web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eksploziv një banese/ Policia në kërkim të autorit

29 Mars 2016, 09:36, Aktualitet CNA

Një person i paidentifikuar ka hedhur një sasi lënde plasëse e llojit artizanal, në afërsi të banesës së shtetasit Roland Tema, 36 vjeç në Nikel të Krujës.

Burime nga Policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ku është thyer një xham i mjetit tip Fuoristradë ML, me targa AA 510 CB, në pronësi të Temës, i parkuar në afërsi të banesës.

Roland Tema është person me preçedentë penalë të mëparshëm.

Efektivat e Policisë, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga