web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Policia sekuestron 7.5 kg kanabis, arrestohet një person

29 Mars 2016, 07:45, Aktualitet CNA

Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë  finalizuar operacionin e koduar “Prita”, duke sekuestruar 7.5 kg lëndë narkotike të llojit kanabis. Policia edhe shtetasin  Nikolas Hamzai , 28 vjeç, banues në Sarandë, si poseduesin e drogës.

Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një automjet tip “Citroen” transportonte lëndë narkotike, është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë – Progonat në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës që shkon në fshatin Progonat.

Në pikën e kontrollit është afruar mjeti tip “Citroen” me targa AA 861 JJ, ku drejtues mjeti ishte Nikolas Hamzai, i cili së bashku me automjetin u shoqërua për në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Vendore Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm.

Nga kontrolli i mjetit rezultoi se në pjesën poshtë sediljeve të para ishte përshtatur një hapësirë , brenda së cilës u konstatuan 7 pako me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva të mbështjella me qeska dhe me natriban me pesh totale 7.5 kg. Lëndën narkotike po e transportonte në drejtim të Sarandës.





Lajmet e fundit nga