web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Strazimiri me armë në protestë/ Reagon Taulant Balla

29 Mars 2016, 09:20, Aktualitet CNA

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka reaguar edhe një herë ditën e sotme për armën e deputetit Gent Strazimiri.

Në një prononcim për mediat, Balla i ka kërkuar Partisë Demokratike të zbatojë marrëveshjen e dekriminalizimit. Ai thotë se PD mbajti një qëndrim të turpshëm duke mbrojtur deputetin, ndërsa i kërkoi Prokurorisë të nis hetimet për ngjarjen.

?Deputeti Gent Strazimiri u filmua dje me armë në protestë. Partia Demokratike duhet të heqë mburojen për Strazimirin dhe të largohet  nga qëndrimet e turpshme. PD të tregojë që e ka seriozisht dekriminalizimin. I kërkoj prokurorisë të nis menjëherë hetimet për armën që Strazimiri mbante në brez. Kur deputetët e PS janë kapur me shkelje, ne i kemi hequr imunitetin, kemi vepruar me standart?, u shpreh Balla

Deputeti i PD, Gent Strazimiri u filmua dje me armë në brez, në momentin që ishte në protestën kundër betonizimit të Parkut të Liqenit. Vetë deputeti nuk e ka mohuar armën, ndërsa Arben Ristani është shprehur se kjo është një mashtrim i mediave.





Lajmet e fundit nga