Protesta në Kakome/ Banorë shembin gardhin rrethues
Dhjetëra banorë kanë protestuar ditën e sotme në Kakome. B...
Dhjetëra banorë kanë protestuar ditën e sotme në Kakome. B...
Bëhet fjalë për të ardhmen e Shengenit e unitetin tonë, paralajmëroi eurokomisioneri për refugjatët, Dimitris Avramopoulous. Një plan me disa etapa do të ndihmojë në rivendosjen e qarkullimit të lirë brenda BE-së.
Ndodhemi në një moment të rëndësishëm të historisë sonë?, prognostikoi Dimitrio Avramopoulos, komisioneri i BE-së për refugjatët e çështjet e brendshme. Bëhet fjalë për të ardhmen e Shengenit dhe unitetin e Bashkimit Europian dhe ?për atë që kemi arritur në këto 60 vite?. Me këtë Avramopoulos ka parasysh hapësirën e përbashkët ekonomike dhe qarkullimin e lirë në zonën Shengen. Mbyllja e kufijve në Europë do të kushtonte 18 miliardë euro në vit, ka llogaritur Brukseli. Më shumë bllokime trafiku të kamionëve, më pak turistë, më shumë polici kufitare ? të gjitha do të ishin shpenzime miliardash. Por kjo llogari nuk solli ndonjë ndryshim të politikës së refugjatëve as në Vjenë e as në Ballkan. Meqënëse Brukseli nuk po gjen një zgjidhje për kontestimet politike, Komisioni atëherë po merret me anën operativen të problemit.
Plan veprimi për rivendosjen e Shengenit
Gjithçka lidhet me mbrojtjen e kufirit greko-turk. Deri në fund të javës së ardhshme, Greqia do të paraqesë një plan veprimi se si do t’i plotësojë 50 kërkesat për mbrojtjen e kufirit – duke filluar nga regjistrimi i plotë i refugjatëve, kthimi i migrantëve ekonomikë e të tjera. Në fund të marsit Frontex do të kërkojë më shumë polici të mbrojtjes kufitare në ndihmë të Greqisë, ndërsa në fund të prillit do të bëhet një bilanc i masave të marra. Po qe se ato nuk sjellin ndonjë rezultat, atëherë në maj Komisioni Europian do të zgjasë afatin për mbylljen e pjesshme të kufijve edhe për dy vjet të tjera, gjë që faktikisht nënkupton dështimin e planit. Por po qe se plani i Komisinit te BE-së funksionon pjesërisht, atëherë, në qershor Këshilli Europian do të dërgojë një trupë të përbashkët të BE-së për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të unionit,, e cila do të fillonte nga puna në shtator dhe do të ishte aktive deri në nëntor. Këto janë planet teorike të KE-së.
Asgjë pa Turqinë
?Turqia ka shërbyer si korridor? dhe ka mundësuar eksodin e qindra mijëra vetëve, shprehet eurokomisioneri Avramopoulos, prandaj bashkëpunimi me këtë vend është më shumë se vendimtar. ?BE ka nevojë për Turqinë për të kapërcyer krizën.? Bashkëpunimi i ri po jep edhe frytet e veta, sepse ndërkohë janë kthyer 300 emigrantët e parë ilegalë. Kjo është edhe një nga pikat e strategjisë së përbashkët:
Ajo funksionon vetëm nëse pala turke pranon refugjatët që kthehen dhe që nuk kanë asnjë shans për azil në Europë. Dhe nga ana tjetër nëse refugjatët as nuk arrijnë të vijnë deri në tokën europiane, pra ata pengohen të kalojnë kufirin e jashtëm të BE-së. Por kjo mund të funksionojë, vetëm nëse Europa merr nga Turqia kontigjente të caktuara, sepse ky vend strehon ndërkohë më shumë se 2,5 milionë sirianë. Por nuk dihet nëse vende të tjera veç Gjermanisë do ta mbështesin këtë zgjidhje të BE-së.
Plan për bashkëpunimin me Ankaranë
Komisioni Europian ndërkohë do të paraqesë raportin për hapat drejt liberalizimit të vizave me Turqinë. Në korrik do të vlerësohet progresraporti dhe në tetor pritet të vendosen lehtësime në liberalizimin e vizave që mund të hyjnë shpejt në fuqi. Këto janë lëshimet që bën Brukseli për t’ua ëmbëlsuar turqve bashkëpunimin në këtë krizë. Në të njëjtën kohë BE përgatitet për hapjen e kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit. E në fund rrjedhin edhe fondet e para. BE ka premtuar 3 miliardë euro, po qe se Turqia i mban refugjatët brenda kufijve të saj. 95 milionë euro janë para livrimit në Turqi. Gjysma e fondeve shkon në shkollimin e fëmijëve sirianë dhe për artikuj ushqimorë të World Food Programm.
Planet dështojnë në praktikë
Pyetjes se kush është i mirëseardhur në Europë pas masave të reja, eurokomisioneri Avramopoulos i përgjigjet në mënyrë abstrakte. ?Jemi të hapur për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë ndërkombëtare.? Sipas të dhënave të UNHCR-së, 48% e refugjatëve janë sirianë. ?Ata nuk hiqen si sirianë, ata janë sirianë?, është shprehur një zëdhënës i organizatës së OKB-së. Ata duhet të kalojnë në Greqi apo Itali dhe të shpërndahen, gjë që siç dihet deri më tani nuk ka funksionuar. Po kjo mund të thuhet edhe për irakianët apo afganët që kanë nevojë së paku për mbrojtje brenda një afati të caktuar. Në rastin më të mirë, pra nëse masat e marra vërtet japin efekt, vala e refugjatëve vetëm mund të përgjysmohet.
Edhe njëherë eurokomisioneri Avramopoulos bëri fjalë për ?fytyrën e shëmtuar të trafikantëve?. Ndërsa të enjten presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk drejtoi një apel dramatik ndaj migrantëve ekonomikë, të mos merrnin rrugën drejt Europës, sepse ata nuk pranohen në Europë. Por lufta e BE-së kundër trafikantëve është për momentin një luftë në letër. Trafikimi i qenieve njerëzore është një biznes multi-miliardësh që është rrënjosur ndërkohë thellë në strukturat korruptive të disa vendeve të Ballkanit dhe Turqisë./DW
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Nancy Reagan vdiq ...
Donald Trump, gjatë fushatës së tij ka bërë që shumë ta duan...
Dinamika e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ka rënë duk...
Donald Trump dhe Ted Cruz ishin fituesit e mëdhenj të së sht...
Turqia dhe Bashkimi Europian kanë pritshmëri jorealiste nga ...
Autoritetet turke në Stamboll kanë kryer një bastisje në red...
Kancelarja gjermane dhe presidenti francez insistojnë për nj...
Sot në orët e mëngjesit në veri të Greqisë, refugjatët, shum...
Vendet në itinerarin ballkanik deri tani i kanë lejuar refug...
Gjatë kësaj fundjave, votuesit në pesë shtete amerikane dhe ...
Mijëra refugjatë nga Afganistani ndërkohë janë bllokuar në G...
Gara mes republikanëve, se cili do të jetë kandidati zyrtar ...
Policia braziliane mori sot ish-presidentin e Brazilit, Luiz...
Një pjesë e konsiderueshme e refugjatëve në Europë vijnë me ...
Itinerari i deritanishëm ballkanik është thuajse i mbyllur p...
Slobodanka Toshiçi, 29 vjeç u arrestua në Kroaci dhe u ekstr...
VIDEO .ud313fd8654d7bf5e49f4524a7bf9618f { padding:0px; mar...
Policia në Turqi vrau sot dy gra që përdorën armë zjarri dhe...
Në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë po mbretëron një gjend...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 60-vjeçare është gjetur e pajetë në fshatin Sheqeras t...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës...
Dy raste të tentativës për të futur kontrabandë qindra ste...
Një person i shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë sho...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës ka lën...
Një sondazh i ri i kryer nga Këshilli Evropian për Marrëdh...
Autoritetet franceze kanë marrë një vendim të rrallë për t...
Autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kong...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Prej gati një dekade, sektori i ndërtimit në vendin tonë ë...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e ...
Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell...