Protesta në Kakome/ Banorë shembin gardhin rrethues
Dhjetëra banorë kanë protestuar ditën e sotme në Kakome. B...
Dhjetëra banorë kanë protestuar ditën e sotme në Kakome. B...
Mijëra refugjatë nga Afganistani ndërkohë janë bllokuar në Greqi. Shpresat e tyre për një jetë në liri në Veri të Europës deri tani janë kthyer në zhgënjim. Jannis Papadimitriou bisedoi me disa prej tyre.
Mohamad Mohamadi dhe djali i tij shtatëvjeçar kanë përshkuar një rrugë shumë të gjatë. Përmes Turqisë ata kanë ardhur në Greqi dhe duan të vazhdojnë rrugëtimin drejt Europës së Veriut, në një vend, “ku mund të jetosh”, siç thotë Mohamad. Netët e ftohta babë e bir i kalojnë në lagjen Hellenikon, në një ish-palestër, që është përshtatur në strehimore refugjatësh. Mohamad, që vjen nga Afganistani, gjatë ditës shkon me djalin në qytet në sheshin Viktoriaz. ky shesh konsiderohet si pikëtakimi dhe si pikë kontakti për shkëmbim informacioni për refugjatët nga e gjithë bota.
Në bisedë për DW 30 vjeçari ankohet, që refugjatët në strehimore marrin ushqim të keq e ndonjëherë të prishur, si rjedhojë shumë sëmuren. Edhe kjo një nga arsyet përse shumë refugjatë mblidhen në qendër të Athinës. “Këtu në afërsi ka dyqane afgane, ose ndonjëherë kalojnë banorë e njerëz, që na ndihmojnë e na sjellin ushqim”, tregon me gëzim Mohamad.
Shumë afganë preferojnë më mirë ta kalojnë natën jashtë në rrugë në sheshin Viktoria. Kështu bën edhe Alem Ayubi, i cili qysh prej njëmbëdhjetë ditësh me gruan e fëmijë pret në Greqi. Në atdhe ai është kërcënuar prej talibanëve, na thotë 32 vjeçari. “Unë kam qenë polic në Afganistan, kam punuar me shefin e policisë Mustafa Mohseni dhe kam ndihmuar për arrestimin e një atentatori që planifikonte një sulm kakimaz. Qysh atëherë talibanët më ndjekin dhe më kërcënojnë me vrasje.”
Shpresat e tij për një jetë në liri në Veri të Europës deri tani janë kthyer në zhgënjim. Arsyeja: pasi Austria vendosi të aplikojë pranimin me kufizime të refugjatëve dhe një sërë vendesh të Europës Juglindore e kanë kufizuar qarkullimin ndërkufitar, mijëra refugjatë të porsaardhur janë bllokuar në Greqi – porta hyrëse e refugjatëve në BE. Afganët nuk lejohen më të vazhdojnë udhëtimin. E po shtohen gjithnjë e më shumë njerëz: vetëm të mërkurën (02.03) ishin 10.000 migrantë e refugjatë në Idomeni në kufirin me Maqedoninë – në një kuartier, që është ngritur për maksimumi 2.000 vetë.
Arratisur nga Kundushi
Abdullah Arab dhe gruaja e tij kanë një destinacion të qartë, të mbërrijnë sa më parë në Austri. Për këtë ata kanë ndërmarrë një udhëtim të rrezikshëm, nga Kundushi në veri të Afganistanti përmes Iranit dhe Turqisë deri në Greqi. Gjendja në Kundush vazhdon të jetë e tensionuar dhe e rrezikshme. thotë për DW Abdullah. edhe pse qendra e qytetit është nën kontrollin e trupave qeveritare, talibanët vazhdojnë të kenë nën kontroll periferitë e tij. “Kudo mbizotëron lufta, një nga vëllezërit e mi është vrarë në këtë rajon. Kjo ishte arsyeja, përse unë duhej të largohesha nga Afganistani”, thotë 30 vjeçari.
Prej disa ditësh ata qendrojnë në sheshin Viktoria. Edhe qindra migrantë të tjerë qendrojnë natë e ditë në këtë shesh të mbuluar me batanie të pista dhe pa akses në mjedise sanitare. Në mëngjes vijnë punonjësit e pastrimit dhe më pas organizata e ndihmave që japin ushqime. Çdo refugjati i jepet një sandwich, një frut dhe një shishe ujë./DW
Gara mes republikanëve, se cili do të jetë kandidati zyrtar ...
Policia braziliane mori sot ish-presidentin e Brazilit, Luiz...
Një pjesë e konsiderueshme e refugjatëve në Europë vijnë me ...
Itinerari i deritanishëm ballkanik është thuajse i mbyllur p...
Slobodanka Toshiçi, 29 vjeç u arrestua në Kroaci dhe u ekstr...
VIDEO .ud313fd8654d7bf5e49f4524a7bf9618f { padding:0px; mar...
Policia në Turqi vrau sot dy gra që përdorën armë zjarri dhe...
Në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë po mbretëron një gjend...
Jonathan MannNuk është aspak e sigurtë, por tashmë është një...
Dy femra kanë hapur zjarr ndaj një furgoni policie dhe kanë ...
Historia e Rusisë tregon se grushtet e shtetit në pallat, nd...
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje përmbysën mëngjesin e sot...
Koreja e Veriut lëshoi sot disa raketa me rreze të shkurtër ...
Juval Aviv, sot i punësuar nga kongresi amerikan, ka qenë ag...
Pas 340 ditësh në orbitë, astronauti amerikan Scott Kelly dh...
Politika e kancelares Merkel për refugjatët llogaritet nga s...
Në Evropë po shtohen shqetësimet pas kapjes së mbi 40 xhihad...
Politikani gjerman i Partisë së Gjelbër Volker Beck ka dhënë...
Policia e Kosovës arrestoi mëngjesin e sotëm kryetarin e Lëv...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 60-vjeçare është gjetur e pajetë në fshatin Sheqeras t...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës...
Dy raste të tentativës për të futur kontrabandë qindra ste...
Një person i shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë sho...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës ka lën...
Një sondazh i ri i kryer nga Këshilli Evropian për Marrëdh...
Autoritetet franceze kanë marrë një vendim të rrallë për t...
Autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kong...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Prej gati një dekade, sektori i ndërtimit në vendin tonë ë...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e ...
Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell...