web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futën 550 mijë paketa Merhaba kontrabandë/ Arrestohen 3 shtetas

24 Shkurt 2016, 08:58, Kronika CNA

 

Policia e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë finalizuar operacionin e koduar ?Eklips? dhe kanë arrestuar në flagrancë tre shtetas, të cilët po tentonin të transportonin paketa kontrabandë.

Burime nga Policia e Durrësit njoftuan se kanë arrestuar shtetasit, Irfan Ameti 46 vjeç, lindur në Maqedoni dhe banues në Tiranë; Gjuljen Sami 52 vjeç, lindur në Turqi dhe banuese në Maqedoni dhe Ilir Dengu 53 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve të marra nga Shërbimet Homologe të huaja u ushtrua kontroll në kamionin me targa AA 679 KU dhe me trailer   TR 0349 R, me drejtues shtetasin Ilir Dengu,  ku i?u gjetën dhe  i?u sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 550  000 paketa të markës?Merhaba?, me vlerë në tregun e lirë 154 000 000 lekë të reja dhe kamioni me targa AA 679 KU.

Malli i sekuestruar ishte ngarkuar në Mal të Zi dhe nuk kishte dokumentacionin e rregullt dhe destinacion të përcaktuar.





Lajmet e fundit nga